Connect with us

Lajme nga vendi

Aksident trafiku në rrugën Tetovë – Shkup, lëndohen pesë persona

Published

on

SPB Shkup njofton se dje në rrugën lokale Tetovë – Shkup, nga fshati Dvorcë në fshatin Radushë, komuna e Sarajit, automjeti “BMW” i drejtuar nga A.Z (20) nga fshati Saraj, ka dalë nga rruga.

Në aksident janë lënduar rëndë Sh.S.(19) nga fshati Radushë dhe S.A.(34) nga fshati Saraj, ndërsa lëndime të lehta kanë marrë shoferi A.Z. dhe dy pasagjerë të tjerë B.M (18) dhe një i mitur, të dy nga fshati Radushë, të konstatuara në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”.

Në vendin e ngjarjes është kryer inspektim nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.

Lajme nga vendi

Ministria e Energjetikës: Ndihmë financiare për kategoritë e cenueshme të qytetarëve, për të ulur shpenzimet e energjisë elektrike

Published

on

Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale ka marrë vendim për mbështetje financiare për familjet me një ose më shumë fëmijë me nevoja të veçanta, shfrytëzuesit e ndihmës së veçantë financiare dhe vendime për marrjen e mbështetjes financiare për familjet kujdestare, të cilët kujdesen për një deri pesë persona në familjen e tyre.

Siç thonë nga ministria, vendimet janë pjesë e masave për mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për kategoritë e cenueshme të qytetarëve, me qëllim uljen e shpenzimeve të shfrytëzuara të energjisë elektrike.

Siç thekson Ministria, masat synojnë përmirësimin e standardeve të jetesës së këtyre familjeve.

“Në përputhje me protokollin e nënshkruar me EVN Home çdo muaj, më së voni deri me datën 5 në muaj, personat e kontaktit nga MEMBM-së deri tek personat e kontaktit nga EVN u dorëzojnë listat e shfrytëzuesve, të cilëve duhet të ulen faturat për shpenzimin e energjisë elektrike për muajin aktual në përputhje me Programin”, kumtoi Ministria.

Thuhet se listat u dorëzohen personave të kontaktit, në formë elektronike, në adresën e mëposhtme të emailit: kontakt_ranlivi@evn.mk.

Advertisement

Secila nga listat duhet të jetë në format Excel (.xls / .xlsx) dhe të përmbajë: Numrin e Vendimit të miratuar nga Ministria; Numrin e përdoruesit nga baza e të dhënave EVN Home; Numrin e vendit të shpenzimit dhe Shumën e mbështetjes së drejtpërdrejtë financiare.

Pas dorëzimit të listave, e më së voni në afat brenda tre ditëve pune, Ministria kryen pagesë të shumës totale të mbështetjes së drejtpërdrejtë financiare për atë muaj te EVN Home. Informacioni në lidhje me urdhërpagesën do të dërgohet në emailin: kontakt_ranlivi@evn.mk.

EVN Houm në nivel mujor, më së voni tre ditë nga data e realizimit, shfrytëzuesve nga lista ua miraton shumën e përcaktuar të ndihmës direkte financiare, dhe e regjistron si abonim të numrit të shfrytëzuesit.

Siç thekson Ministria, abonimi do të jetë i dukshëm në të evidencën e EVN Houm dhe do të përdoret për të ulur shumën që duhet paguar në faturën e ardhshme për energjinë elektrike të konsumuar. Ulja do të shfaqet si “Shumë në abonim” në faturë.

Nëse shuma në abonim është më e madhe se shuma totale për pagesën e faturës, shuma e mbetur në abonim bazuar në mbështetjen direkte financiare do të përdoret për të ulur shumën për pagesën e faturave vijuese, deri në shterjen e plotë.

Advertisement

Pas regjistrimit të abonimeve të numrave të shfrytëzuesve, EVN Houm deri te kontakt personat nga MEMBM në email adresat dërgon një Raport të përgjithshëm të abonimeve të regjistruara për të gjitha kategoritë e shfrytëzuesve nga kjo shpallje publike.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti deri të mërkurën me diell dhe shumë ngrohtë, temperatura ditore mbi mesataren e muajit korrik

Published

on

 Nën ndikimin e një vale të ngrohtë deri të shtunën (26 korrik) moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare.

Nesër, siç informojnë nga Drejtoria pë punë hidrometeorologjike, do të fryjë erë mesatare, në pjesët perëndimore kohë pas kohe erë e fortë jugperëndimore.

Temperatura ditore kudo do të jetë mbi mesataren e muajit korrik. Në rajonin jugperëndimor, lindorë dhe verilindor temperatura do të lëvizë në interval prej 34 deri 38 gradë Celsius. Në rajonin e Pollogut prej 32 deri 38 gradë, në Pellagoni 38 deri 40 gradë, ndërsa në rajonin e Shkupit, Vardarit dhe rajonin jugperëndimor prej 38 deri 42 gradë Celsius.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Aktive katër zjarre, tre janë nën kontroll, ndërsa 15 janë shuar

Published

on

Deri në orën 08:00 të mëngjesit në territorin e vendit janë evidentuar gjithsej 22 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilëve katër janë aktive, tre janë nën kontroll, ndërsa 15 janë shuar, njoftoi Qendra për menaxhim me kriza.

Zjarre aktive ka në fshatin Niviçan në Komunën Vasilevë (pyll me kërcell të ulët, dëllinjë, shkurre dhe vegjetacion të ulët), në fshatin Greshnicë, Komuna Makedonski Brod (pyll i përzier dhe bar i thatë) mes fshatrave Creshnevë, Llokvicë dhe Krapë në Komunën Makedonski Brod (pyll i degraduar lisi) dhe mes fshatrave Careviq dhe Smolan në Komunën Prilep (bar i thatë).

Nën kontroll janë zjarret në fshatin Zhelinë drejt Erebinës në malin Zheden (pyll me kërcell të ulët, shkurre dhe vegjetacion i ulët), në fshatin Xhidimirc, Krushje dhe Ivankovc në Komunën Veles (pyll i përzier i degraduar me kërcell të ulët) dhe mes fshatrave Oktis dhe Bellicë në Komunën e Strugës (bar i thatë).

Continue Reading

Më të lexuarat