Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Lajme nga vendi
Kallëzim penal ndaj drejtoreshës së një shkolle në Vinicë, e punësoi të bijën pa arsim adekuat

MPB njofton se është parashtruar kallëzim penal ndaj një drejtoreshe të një shkolle fillore në Vinicë, pasi e njëjta dyshohet se e ka punësuar të bijën e saj, e cila nuk e kishte shkollën adekuate.
“Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Vinicë ka ngritur padi penale kundër G.S. (45) nga Vinica, drejtoreshë e një shkolle fillore në Vinicë, nën dyshimin për veprën penale “punë e papërgjegjshme në shërbim”.
Më 27 janar 2025, e raportuara ka lidhur kontratë punësimi me vajzën e saj S.S., e cila nuk kishte arsimimin përkatës për vendin e punës si mësuese e matematikës në një shkollë fillore, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shkollës përmes pagave, në vlerë prej 245.666 denarësh”, thonë nga MPB.
Lajme nga vendi
Këshilli i Evropës: Maqedonia duhet të kapërcejë hendekun midis detyrimeve dhe realitetit në lidhje me të drejtat e njeriut të romëve dhe mbrojtjen e mjedisit

Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Michael O’Flaherty, publikoi një memorandum mbi situatën e të drejtave të njeriut të romëve dhe pasojat e sfidave serioze mjedisore në Maqedoninë e Veriut, pas vizitës së tij nga 22 deri më 25 prill 2025.
O’Flaherty vlerësoi angazhimin afatgjatë të vendit, veçanërisht përmes Strategjisë Kombëtare për Përfshirjen e Romëve (2022–2030), dhe theksoi rolin e rëndësishëm të sektorit të shoqërisë civile, si dhe të grave rome në të gjitha strukturat përkatëse. Ai theksoi progresin në aksesin e fëmijëve romë në arsim, por theksoi nevojën për të përmirësuar aksesin në arsimin parashkollor, për të ulur shkallën e braktisjes së shkollës dhe për të adresuar situatën e rreth 400 fëmijëve që jetojnë dhe punojnë në rrugë.
Komisioneri bëri thirrje gjithashtu për t’i dhënë fund ndarjes së fëmijëve romë në shkolla, përmes zbatimit të planeve lokale për desegregacion gjithëpërfshirës për romët dhe hartëzimit të shkollave të prekura në nivel kombëtar.
Lidhur me policinë dhe drejtësinë, ai shprehu shqetësim në lidhje me raportet e profilizimit etnik, përdorimit të tepruar të forcës dhe pandëshkueshmërisë për dhunën kundër romëve. Ai rekomandoi forcimin e hetimeve për këto raste, duke përfshirë motive të mundshme raciste, si dhe përmirësimin e Mekanizmit të Mbikëqyrjes së Jashtme.
Lidhur me mjedisin, Komisioneri përshëndeti angazhimin e vendit nëpërmjet të drejtës së njohur kushtetuese për një mjedis të shëndetshëm dhe premtimin për të hequr gradualisht qymyrin. Megjithatë, ai paralajmëroi se zbatimi i dobët i ligjeve ndikon negativisht në shëndet dhe të drejtat e njeriut, veçanërisht në Shkup, Manastir dhe Tetovë – disa nga qytetet më të ndotura në Evropë.
Lajme nga vendi
ASH e Taravarit sot zyrtarizon 4 kandidatët për kryetar të komunave

Pas shpalljes së kandidaturave nga BDI për disa nga komunat kryesore për zgjedhjet lokale të tetorit, Aleanca për Shqiptarët e prirë nga Arbem Taravari sot pritet të zyrtarizoj emrat e kandidatëve për kryetar për 4 komunat: Gostivar, Saraj, Tearcë, Vrapçishtë, mëson INA.
Kandidatët janë:
Valbon Limani – për Komunën e Gostivarit
Blerant Ramadani – për Komunën e Sarajit
Nazim Taipi – për Komunën e Tearcës
Isen Shabani – për Komunën e Vrapçishtit
Këto kandidatura do të zyrtarizohen pas kthimit të Taravarit nga SHBA-të. Këto kandidatura janë pjesë e koalicionit të ri opozitar, Aleanca Kombëtare për Integrim.(INA)
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve