Connect with us

Sport

Paris 2024/ Ekipet tërheqin sportistët, polemika për ujin e Senës: “Të përfundosh në spital sepse noton në një hale është mungesë respekti ndaj sportistëve”

Published

on

Organizatorët e Lojërave Olimpike të Parisit kanë anuluar stërvitjen e notit në ujë të hapur, që duhej të zhvillohej këtë të martë në lumin Sena. Arsyeja e anulimit të ushtrimeve ishte për shkak të cilësisë së dobët të ujit, bën me dije AFP.

“Pas takimit të përditshëm lidhur me situatën, është vendosur që të anulohet seanca e njohjes me ujin të planifikuar për datën 6 gusht”, thuhet në informacion.

Duhet theksuar se pavarësisht anulimit të ushtrimeve të notit dhe shtyrjes së fillimit të garës për meshkuj për shkak të cilësisë së dobët të ujit në lumin Senë, më 31 korrik u zhvilluan garat e triatlonit midis meshkujve dhe femrave në Paris.

Si shkaktar i ndotjes së ujit përmenden reshjet, teksa ka pasur akuza të forta nga skuadrat që tërhoqën edhe garuesit për shkak të papastërtive dhe dy baktereve E. Coli dhe Enterococcus të gjetura në analizat e ujit.

Probleme gastroenteriti për shkak të infektimit me Escherichia Coli kanë shfaqur edhe dy atletët zviceranë, Adrien Brifford e Simon Uestermann, të cilët garuan gjatë javës së kaluar dhe patën kontrolle mjekësore. Ndryshe nga Belgjika që u largua nga gara, Zvicra nuk e tërhoqi skuadrën.

Advertisement

Për këtë çështje nuk kanë munguar as komentet e ashpra nga politika. Ministri italian i transportit, Mateo Salvini nuk u kursye në akuza.

“Të përfundosh në spital sepse noton në një hale është mungesë respekti ndaj sportistëve, të cilët kanë sakrifikuar për muaj me radhë për këtë garë”, u shpreh Salvini.

Pavarësisht cilësisë së dyshimtë të ujit, garat në Senë do të vazhdojnë. Më 8 gusht do të zhvillohet disiplina 10 km për femra, ndërsa më 9 gusht, gara 10 km për meshkuj./noa.al/

Advertisement

Sport

RONALDO MENDON LARGIMIN NGA AL NASSR NË FUND TË SEZONIT

Published

on

Ylli i futbollit portugez Cristiano Ronaldo sipas  të  gjitha  gjasave  mund  të  largohet  nga  ekipi i AL Nassr  në fund  të këtij  sezoni për shkak të pakënaqësisë me biznesin që po zhvillohet brenda klubi

Cristiano Ronaldo mund të largohet surprizë nga Al-Nassr këtë verë, sipas raporteve të fundit, megjithatë klubeve do t’u duhet të paguajnë një shifër të konsiderueshme për ta transferuar portugezin.

Sipas The Sun, sulmuesi legjendar, që do të festojë të enjten 41-vjetorin e tij, aktualisht është në një protestë në Al-Nassr për shkak të pakënaqësisë me biznesin që po zhvillohet brenda klubi. Ronaldo është i zemëruar për favorizimin që Fondi i Investimeve Publike (PIF) po i jep klubeve rivale të Ligës Pro Saudi, veçanërisht gjatë merkatos së verës.

Al-Nassr nënshkroi vetëm me një lojtar muajin e kaluar, mesfushorin 21-vjeçar Haydeer Abdulkareem, edhe pse trajneri Jorge Jesus kishte kërkuar të kishte më shumë forca të reja. Kjo ka shqetësuar Ronaldon, i cili ka refuzuar të luajë në ndeshjen e Ligës Pro Saudite kundër Al-Riyadh të hënën.

Një raport nga media portugeze *Record* thotë se Ronaldo po shqyrton mundësinë e largimit nga Arabia Saudite. Nga informacionet që janë zbuluar, legjenda e Real Madrid ka një klauzolë largimi prej 43 milionë paund në kontratën e tij aktuale, e cila u nënshkrua gjatë verës së kaluar për një periudhë dyvjeçare.

Advertisement

Do të jetë interesante të shihet nëse ndonjë klub do të përpiqet të aktivizojë këtë klauzolë largimi. Gjithashtu, pagat e larta të Ronaldos mund të jenë një pengesë për çdo skuadër që është e interesuar të nënshkruajë me të.

 

Continue Reading

Sport

BOTËRORI 2026: FIFA FILLON TË SHESË VENDET E PARKIMIT

Published

on

Tifozët  të  cilët  do të ndjekin ndeshjet  në Kampionatin  Botëror të futbollit   në SHBA,  krahas  biletës  për  të  hyrë   stadium  duhet të  sigurojnë  biletë  edhe  për  parking  të automjeteve. Një vend parkimi pranë “SoFi Stadium” në Los Angeles po shite për rreth 250 deri në 300 dollarë amerikanë

Me kalimin e ditëve FIFA po vendoset në një pozicion gjithmonë e më të vështirë karshi tifozëve, të cilët duan që të ndjekin direkt ndeshjet e Botërorit 2026. Çështja kryesore, e cila ka bërë që të gjithë të rebelohen është ajo që ka lidhje me çmimet e biletave.

FIFA ka pranuar se nuk mund të bëjë asgjë për të evituar rishitjen e biletave pasi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një veprimtari e tillë është e ligjshme.

Me kalimin e ditëve ka dalë në pah edhe një tjetër problem. Siç dihet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës transporti publik nuk është i zhvilluar ashtu si në Europë dhe për këtë motiv shumë struktura spotive aksesohen vetëm nëpërmjet veturave. Sipas Henry Bushnell të “The Athletic”, FIFA po shet edhe vendet e parkimit pranë impianteve sportive.

Një vend parkimi pranë “SoFi Stadium” në Los Angeles po shite për rreth 250 deri në 300 dollarë amerikanë. Si të mos mungonte çmimi i lartë i vendeve të parkingut, tifozët janë ankuar edhe për vendndodhjen e tyre pasi për të shkuar deri në stadium duhet që të ecin për gati 1500 metra.

Advertisement
Continue Reading

Sport

MAQEDONIA  ME 4 GARUES NË LOD MILANO CORTINA 2026

Published

on

Në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina  që fillojnë 6 shkurtë Maqedonia e Veriut  do të përfaqësohet me  4 garues  2 në skijim alpik  dhe  dy  në disiplinat nordike. Hapja   solemne e garave  do mbahet më 6 shkurt në San Sitro.

 Komiteti Olimpik i Maqedonisë së Veriut tanimë ka  zyrtarizuar  ekipin që do të mbrojë ngjyrat e vendit tonë në Lojërat Olimpike Dimërore  që kësaj radhe  do të mbahen në Milano Cortina  nga data 6 deri më 22  shkurt. Maqedonia e Veriut në këto Lojëra Olimpike Dimërore përherë të parë do të përfaqësohet me katër garues të cilët kanë  plotësuar normën A olimpike 

Katër  sportistët  që do e përfaqësojnë vendin tone në Olimpiadë Dimërore , janë  shpresa  të reja  dhe  garues  më përvojë  të  cilët janë dëshmuar  në f garat  të shumta  ndërkombëtare . Garuesja më e re është Jana Atanasovska që do të garon në skijimin  alpin në disiplinat slalom dhe slalom gjigant. Viktor Petkov: gjithashtu  do të garoj në disiplinat sllallom gjigant dhe sllallom.

Dy garuesit  tjerë do ta  përfaqësojnë vendin  në disiplinat nordike si Stavre Jada, garuesi më me përvojë pasi  është pjesëmarrja  e tij e tretë në Lojërat Olimpike  Dimërore  në disiplinën sprint dhe në 10 kilometra . Garuesja  e katërt është  Ana Cvetanovska  e cila ishte edhe Olimpiadën dimërore në Pekin. Të katër garuesit e vendit tone  premtojnë  se do të japin  më të mirën nga vetja e tyre.  Kryetari I Komitetit Olimpik të Maqedonisë Daniel Dimevski i cili do ti prij delegacionit  të Maqedonisë në Mialno Kortina ka thënë se  ky sukses është fryt i sistemit të ri olimpik që prodhon rezultate.

Ceremonia hapëse  e edicionit të 25-të Lojërat Olimpike Dimërore  Milano Cortina 2026  është caktuar të  mbahet më 6 shkurt. në  stadiumin “ San Siiro Arena”  në Milano

Advertisement
Shaban Sinani – TV Koha
Continue Reading

Më të lexuarat