Lajme nga vendi
Alarmante gjendja në Spitalin e Kumanovës: Mungojnë specialistë të të gjitha profileve
Në Spitalin e Kumanovës mungojnë specialistë të të gjitha profileve, por më shumë mungojnë anesteziologët, kurse më pastaj radiologët, ortopedët, urologët, specialistët e otorinolaringologjisë dhe sëmundjeve infektive.
“Anesteziologu më i ri në spital është 60 vjeç, dy kolegë 63, më i moshuari 66 vjeç, vitin e ardhshëm do të ikë në pension. Pothuajse asnjë departament nuk mund të funksiononte pa to. Nëse në disa pozicione nuk punësohen urgjentisht praktikantë apo mjekë, mund të biem në nivelin e poliklinikës, të humbasim statusin e spitalit të përgjithshëm, që u shërben nevojave të qytetarëve nga 6 komuna të rajonit verilindor”, e paraqet shqetesimin drejtori dr. Stefan Trajanovski, specialist i kirurgjisë ortopedike për portalin në gjuhën maqedonase “Kumanovo News”.
Ai vazhdon të punojë paralelisht në repartin e tij, sepse janë vetëm dy mjekë ortopedë.
Është kritike edhe në Repartin e radiografisë, kanë 3 praktikantë, dy prej të cilëve do të kthehen vitin e ardhshëm, kurse njëri prej tyre do të përfundojë specializimin në vitin 2027.
Në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës është i punësuar vetëm një urolog. Mungojnë edhe stafi profesional në Infektiv, aty punojnë 4 specialistë të cilët tashmë janë në prag të pensionit. Situata është e ngjashme me otorinolaringologët.
Portali: “KumanovaSot”
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira.
Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri 7, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 12 deri 20 gradë Celsius.
Në ditët në vijim moti do të jetë me vranësira dhe periudha diellore.
Lajme nga vendi
Sidoqoftë, u thashë se provimi i jurisprudencës do të jetë në gjuhën shqipe!
Lajme nga vendi
Dogana e Maqedonisë sekuestron ar në vlerë të 9,460 €
Në pikën kufitare “Bogorodicë”, zyrtarët doganorë kanë parandaluar një tentativë për kontrabandim të bizhuterive prej ari me vlerë prej 581.900 denarë (rreth 9.460 euro), përcjell TV21. Sipas Drejtorisë së Doganave, personi që tentoi kontrabandimin kishte për qëllim të shmangë pagesën e taksave në shumën prej 207.738 denarë. Bizhuteritë e arit u sekuestruan.
“Në Bogorodicë, zyrtarët doganorë parandaluan një tentativë për kontrabandim të bizhuterive prej ari me vlerë prej 581.900 denarë, për të cilat kryerësi kishte tentuar të shmangë pagesën e taksave në shumën prej 207.738 denarë. Bizhuteritë e arit u sekuestruan, ndërsa ndaj kryerësit nga Drejtoria për Hetime është ngritur padi penale për kryerjen e veprës penale “kontrabandim”, e dënueshme sipas Kodit Penal”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

-
Lajme nga bota2 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni2 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga vendi2 months ago20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”

