Connect with us

Lajme nga vendi

Parashikimi i OKB-së, Maqedonia e Veriut do të ketë 300 mijë banorë më pak deri në vitin 2050

Published

on

Kombet e Bashkuara (OKB) vlerësojnë se popullsia në vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2050 do të ulet me rreth tre milionë banorë. Nëse vitin e kaluar popullsia ishte 16,977,000 milionë banorë, deri në vitin 2050 ajo do të ulet në 13,975,000 milionë banorë.

Sipas vlerësimeve të OKB-së, popullsia e Maqedonisë së Veriut nga 1.836.000 milionë banorë do të zvogëlohet në 1.519.000, që është rënie prej 17,3 për qind.

Rënia më e madhe në shifra parashikohet për Serbinë, e cila vitin e kaluar kishte 6.788.000 milionë banorë, ndërsa në vitin 2050 sipas OKB-së parashihet të ketë 5.554.000 milionë, pra 1.2 milionë banorë më pak, që është rënie prej 18.2 për qind.
Ndërsa, në përqindje, rënia më e madhe e popullsisë do të jetë në Bosnje-Hercegovinë dhe Shqipëri.
OKB-ja thekson se Bosnja e Hercegovina, nga 3,194,000 milionë banorë vitin e kaluar, do të ketë 2,469,000 milionë banorë në vitin 2050, që është 22,7 për qind më pak, dhe Shqipëria do të “bie” nga 2,822,000 milionë banorë në 2,251,000, që është për 20.2 për qind më pak.

Ndërsa popullsia në Mal të Zi do të ketë rënie prej 14.8 për qind, pra nga 628.000 do të ketë 535.000 banorë.

Advertisement

Lajme nga vendi

Gashi: Ligji për përfaqësim të drejtë mund të ketë mangësi, nuk tentojmë ta kontrabandojmë

Published

on

-Nuk është ideja që të kontrabandojmë diçka që e kemi filluar dy vite, po punojmë në mëynrë shumë të detajuar, tha kryetari i Kuvendit Afrim Gashi në lidhje me akuzat e opozitës, të cilët thonë se po përpiqet të kontrabandohet miratimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, përcjell TV21. Gashi tha se po provon që të krijojë hapësirë që të komunikojnë grupet parlamentare për këtë ligj, ndërsa ftoi deputetët që ta votojnë të njëjtin.

“Në asnjë moment nuk kemi thënë se ligji është perfekt. Ai mund të ketë mangësi, por mangësitë po presupozohen apo po prejudikohen. Unë mendoj se duhet të kemi një ligj, sidomos për parimin kushtetues përfaqësim të drejtë dhe adekuat, shumë më mirë është të kemi një ligj, sesa mos të kemi fare”, deklaroi Gashi.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ahmeti takoi ambasadoren e Holandës: Rruga evropiane dhe Marrëveshja e Ohrit janë themelet e të ardhmes së vendit

Published

on

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi sot një takim të hapur dhe përmbajtësor me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, znj. Özlem Canel.

Në qendër të takimit ishte domosdoshmëria që vendi të gjejë sa më parë rrugën për vazhdimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Ahmeti theksoi se çdo vonesë e mëtejshme në procesin integrues e largon vendin nga perspektiva evropiane, dobëson institucionet dhe krijon pasiguri politike, ekonomike dhe shoqërore.

Gjatë takimit, Ahmeti ka ngritur siç thuhet shqetësimin serioz lidhur me goditjet e vazhdueshme ndaj Marrëveshjes së Ohrit dhe arritjeve që garantojnë barazinë, kohezionin ndëretnik dhe stabilitetin e vendit.

Ai theksoi se Marrëveshja e Ohrit është themeli i paqes dhe i funksionimit demokratik të shtetit, ndërsa çdo cenim i saj prek drejtpërdrejt stabilitetin e përgjithshëm dhe marrëdhëniet ndëretnike.

Advertisement

Në takim u diskutua edhe për zhvillimet aktuale politike, sundimin e ligjit, sigurinë dhe sfidat me të cilat përballet rajoni.

Ahmeti nënvizoi se partnerët ndërkombëtarë duhet ta dëgjojnë qartë alarmin për zhvillimet në vend.

“Rruga evropiane dhe Marrëveshja e Ohrit janë dy shtyllat mbi të cilat qëndrojnë stabiliteti, demokracia dhe e ardhmja e vendit”, theksoi Ahmeti.(INA)

Continue Reading

Lajme nga vendi

SHKUP: MUNGESA E VENDPARKIMEVE NË QENDRËN KLINIKE SFIDË SERIOZE!

Published

on

Parkingu në Qendrën Klinike vazhdon të jetë sfidë për pacientët po edhe për të punësuarit. Edhe pse është premtuar disa herë zgjidhje, ajo nuk erdhi kurrë.

Për mungesën e vendparkimeve biseduam me disa qytetarë, të cilët kishin ardhur në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” për të marrë shërbime shëndetësore. Ata thonë se gjetja e një vendi për parkim është bërë një sfidë e përditshme, duke u shkaktuar vonesa në arritjen e termineve të caktuara tek mjeku.

Sipas tyre, në shumë raste u duhet të kalojnë më shumë se 30 minuta duke kërkuar një vend të lirë për të parkuar automjetin.

Këtu, me të vërtetë, është problem i madh të gjesh parking, por disi gjindemi, humba më shumë se gjysmë ore, deri sa gjeta parking.

Po, ka çdoherë, pasi që vi çdo muaj për të marrë shërbime shëndetësore, gjithnjë kam problem, shëtitem mbi gjysmë ore për të gjetur vend të lirë për parkim.

Advertisement

Shumë rëndë, humba gjysmë ore për të gjetur vend të lirë për t’u parkuar

Përveç ankesave, qytetarët kanë edhe kërkesa konkrete ndaj institucioneve kompetente. Ata vlerësojnë se ka ardhur koha që ky problem të marrë një zgjidhje përfundimtare, qoftë përmes krijimit të hapësirave të reja për parkim, qoftë me ndërtimin e garazheve në kate.

Të ndërtohet ndonjë garazh, këtu ka hapësirë, mund të bëhet një parking me kate.

Të bëhet zgjidhje me parking, këtu, të jetë i qasshëm në çdo kohë për secilin.

Duhet të ndërtohet parkingu, është koha që përfundimisht të zgjidhet problemi.

Advertisement

Zgjidhje për problemin e parkimit dhe kaosin që krijohet çdo ditë në Qendrën Klinike kanë premtuar pothuajse të gjithë ministrat e Shëndetësisë ndër vite. Megjithatë, pavarësisht premtimeve dhe paralajmërimeve për projekte të ndryshme, pacientët, familjarët e tyre dhe punonjësit vazhdojnë të përballen me të njëjtin problem./Tv Koha – Shkup/MEVLUDIN IMERI – GAZETAR

Continue Reading

Më të lexuarat