Connect with us

Lajme nga rajoni

Greqia i vendos 3.1 milionë euro gjobë restorantit të VIP-ave në Mykonos

Published

on

“Nammos”, një nga restorantet më të njohura të ishullit idilik grek, Mykonos, është gjobitur nga autoritetet helene me 3.1 milionë euro, për shkak të shkeljeve të shumta tatimore dhe evazionit fiskal.

Vetëm për vitin 2018-2019, shuma e evazionit fiskal në restorantin e ndodhur në Mykonos, i cili menaxhohet nga Zannis Francescos dhe Sami Ibrahim, është 1.562.529.81 euro dhe së bashku me gjobën dhe shtesat arrin në 3.119.434.51 euro në total.

Gjoba iu komunikua dy prej tre themeluesve të restorantit të famshëm mikonian që drejtojnë biznesin. Kontrolli do të vazhdojë edhe për vitet e ardhshme financiare, ndërkohë që sipas informacioneve, përveç evazionit fiskal dhe shmangies së tatimeve të zbuluara nga kontrolli i AADE-së, ka edhe ankesa të shumta nga punonjësit e “Nammos” në Mykonos për trajtimin e tyre.

Borxhet dhe statusi

Sipas kontrollit të kryer nga një ekip i AADE-së, vetëm për vitin 2018-2019 kompania përgjegjëse për restorant Nammos që ndodhet buzë detit nuk ka paguar TVSH, FMY (Taksa e Shërbimeve të Punësimit), pullat dhe tatimin mbi të ardhurat.

Advertisement

Më konkretisht, shuma e TVSH-së arrin në 47,993.12 euro, pra është pak më e ulët se ajo prej 100,000 euro ose më shumë që sjell ndjekje penale për veprën konkrete të mospagesës së taksës specifike. Dy ortakët menaxhues gjithashtu nuk i kanë kthyer shtetit TVSH-në prej 129,150 euro dhe 21,027,78 euro si dhe dy pulla përkatësisht 110,043,20 dhe 382,707,29 euro.

Së fundmi, tatimi mbi të ardhurat prej 871,608,42 euro nuk është paguar, ku totali i borxheve ka arritur në 1,562,529,81, ndërsa llogaritari i “Nammos”,Chrysostomos Koukovinos, me gjasë nuk ka pasur përgjigje bindëse gjatë kontrollit.

Pavarësisht evazionit fiskal të zbuluar nga auditorët, të dy partnerët vazhdojnë të bëjnë një jetë luksoze jashtë kufijve grekë me Zanni Francesco që është vendosur p në Monako dhe Sami Ibrahimin në Dubai. Dy partnerët bashkë-menaxherë janë të përfshirë në regjimin specifik të menaxhimit të ‘Nammos’ duke krijuar një labirint prej të paktën 58 kompanish IKE, tek të cilat dyshohet se transferojnë detyrimet e tyre financiare dhe nxjerrin likuiditet për nevojat e tyre personale. (A2 Televizion)

Advertisement

Lajme nga rajoni

Një muaj paraburgim për pilotin ushtarak kroat dhe të dashurën e tij serbe që akuzohen për spiunazh

Published

on

Një pilot i Forcave Ajrore Kroate dhe partnerja e tij serbe, të cilët dyshohen për spiunazh, u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj.

Siç ka mësuar RTL Danas, ai u dënua me paraburgim për shkak të rrezikut të ndikimit te dëshmitarët dhe shkatërrimit të provave, dhe partnerja e tij u dënua gjithashtu për shkak të rrezikut të ndikimit te dëshmitarët dhe shkatërrimit të provave, si dhe rrezikut të arratisjes sepse ajo është shtetase serbe dhe nuk ka vendbanim të përhershëm në Republikën e Kroacisë.

Ndryshe piloti ushtarak kroat dhe e dashura e tij – një shtetase serbe nga Mitrovica e Veriut – u arrestuan në fund të korrikut me dyshimin për spiunazh në favor të Serbisë. Ata u morën në pyetje në Zyrën e Prokurorit të Shtetit.

Të dy u morën në pyetje të mërkurën në Zyrën e Prokurorit të Shtetit të Qarkut të Splitit. Çështja kundër tyre po zhvillohet nga policia civile dhe ushtarake, si dhe Europol, dhe dyshohet se piloti ushtarak J.I. po i zbulonte sekrete partneres së tij A.M, pas së cilës ajo i dërgoi ato te Lista Serbe.

Pasi u arrestuan në Vis, ku ishin me pushime, në fund të korrikut, piloti u lirua, ndërsa partneres së tij iu urdhërua të vendosej në Qendrën e Pritjes së Tranzitit për të Huajt në Tril, pas së cilës ajo do të dëbohej nga Kroacia për 10 vjet.

Advertisement

Sipas raporteve të medias, hetuesit që atëherë kanë gjetur mesazhe kompromentuese duke kontrolluar pajisjet e tyre mobile dhe komunikimet, pas së cilës ata dyshohen për spiunazh ndërkombëtar.

Media ka zbuluar se gruaja e ndaluar dyshohet se punon për një organizatë gjermane dhe se ajo është akuzuar penalisht për mbledhjen e informacionit që i është dhënë asaj gjatë tre viteve të fundit nga një pilot ushtarak i Splitit, i cili kaloi kohë në Kosovë si anëtar i kontingjentit kroat (HRVCON) si pjesë e KFOR-it.

Dyshohet se të dy shkëmbyen mesazhe përmes WhatsApp në të cilat ai i kaloi informacione konfidenciale në lidhje me lëvizjet dhe planet e forcave të KFOR-it në lidhje me situatën në veri të Kosovës, dhe ajo më pas ia kaloi ato figurave të larta në partinë Lista Serbe dhe madje edhe një gazetari nga një agjenci e njohur ndërkombëtare lajmesh.

Bëhej fjalë për lëvizjen e serbëve në veri të Kosovës që nga fundi i vitit 2022, lëvizjen e trupave të KFOR-it, por edhe për shumë detaje të tjera.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga rajoni

Liburn Aliu jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Mjedisit, shkak zgjedhja e Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit

Published

on

Liburn Aliu ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Ai thotë se ka dhënë dorëheqje për shkak të zgjedhjes së Dimal Bashkës kryetar të Kuvendit.
Lexoni të plotë postimin
Të dashur qytetarë,

Dua t’ju njoftoj që sapo e dorezova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim.

Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësihë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga rajoni

Lëshohet për qarkullim ura e re mbi lumin Ibër

Published

on

Sot, është lëshuar në qarkullim ura e re mbi lumin Ibër, që lidh Mitrovicën e Jugut me atë të veriut, ka bërë të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Të dashur qytetarë të Mitrovicës dhe gjithë Kosovës, urime ura e re”, ka shkruar Sveçla në Facebook, derisa në fotografinë e postuar nga ai shihen vetura e qytetarë duke lëvizur mbi urë.

Edhe zëvëndësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka publikuar një video për hapjen e kësaj ure.

“Urime Mitrovicë! Urime për të gjithë qytetarët e Kosovës! E gëzofshim urën e re”, ka shkruar ai.

Continue Reading

Më të lexuarat