Lajme nga vendi
Ali Ahmeti porosi Qeverisë nga Pllasnica
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, ka deklaruar në takimin me anëtarët e kësaj partie në Pllasnicë se është përballë pushtetit që po zhbën të gjitha të arriturat e shënuara për dy dekada.
Së bashku do të përdorim çdo mekanizëm demokratik për të parandaluar rrënimin e karakterit shumëetnik të shtetit tonë”, ka deklaruar Ahmeti.
Postimi i tij:
“Sonte në Pllasnicë në mbledhjen e Degës me anëtarët, mbështetësit dhe qytetarët. Në çdo vendbanim do të takojmë qytetarët pa dallim për t’i siguruar se do të qëndrojmë pranë tyre përballë këtij pushteti që po zhbën të gjitha të arriturat e shënuara për dy dekada me radhë. Është e rëndësisë së veçantë ruajtja e stabilitetit dhe orientimit pro evropian të vendit. Ishte shqetësuese derisa dëgjonim qytetarët duke treguar për presionet që po u bëhen në administratë, largimet nga puna dhe shumë probleme të tjera. Ne i siguruam të gjithë se së bashku do të përdorim çdo mekanizëm demokratik për të parandaluar rrënimin e karakterit shumëetnik të shtetit tonë.(INA)
Lajme nga vendi
Integrimi në BE, ambasadorët kërkojnë reforma dhe konsensus politik
Këshilli i Ambasadorëve vlerëson se raporti i Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 vjen në një moment kyç për procesin e integrimit evropian. Në komunikatë përshëndetet përparimi në disa fusha, si harmonizimi me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, digjitalizimi dhe forcimi i bashkëpunimit me shoqërinë civile. Megjithatë, Këshilli shpreh shqetësim për mungesën e rezultateve konkrete në sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit, të cilat mbeten pika më kritike. Ai bën thirrje për miratimin e një Kodi të ri Penal të harmonizuar me legjislacionin evropian, forcimin e Prokurorisë Publike dhe rezultate të matshme në hetime e gjykime për korrupsion në nivele të larta. Këshilli thekson se përparimi drejt BE-së kërkon reforma të qëndrueshme, administratë profesionale dhe konsensus të gjerë politik për të siguruar stabilitet institucional dhe shfrytëzim të plotë të fondeve evropiane për vendin. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjuajti me armë zjarri, nga vetura në lëvizje rreth kafenesë në Strugë
Policia është vënë në kërkim të dy personave të cilët kishin gjuatjur me armë zjarri në ajër nga vetura në lëvizje, duke i shqetësuar mysafirët në një lokal në Strugë.
Në fakt, të shtunën në afërsi të një lokali hotelerik në Strugë, një person i cili po lëvizte me makinë të tipit BMW, pasi e ka hapur dritaren e makinës ka gjuajtur në ajër me armë zjarri.
Policia e Strugës ka njoftuar se i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore, për ta gjetur veturën, por edhe personat të cilët kanë qenë në vëturë gjatë aktit.
Lajme nga vendi
MASH: Në vitin 2026 buxheti për shkencën do të arrijë 1.37 miliardë denarë
Shkenca në Maqedoni po bëhet gjithnjë e më e dukshme jo vetëm si temë diskutimi, por edhe si fushë veprimi. Këtë e vërteton edhe raporti i fundit i Komisionit Evropian mbi përparimin e vendit në fushën e shkencës, dhe përbën rezultat të politikave kombëtare efektive dhe të buxhetit dukshëm të rritur për mbështetjen e veprimtarisë kërkimore-shkencore. Nga 380 milionë denarë në vitin 2024, buxheti u rrit në 680 milionë denarë në vitin 2025, ndërsa për vitin e ardhshëm 2026 është paraparë buxhet rekord prej 1,37 miliardë denarësh për shkencën!
“Shkenca është shtylla e zhvillimit shoqëror, dhe për këtë arsye në vitin 2026 buxheti për shkencën do të arrijë 1,37 miliardë denarë, me të cilët do të vazhdojë financimi i projekteve kërkimore-shkencore, për zhvillimin e resurseve laboratorike, pjesëmarrjen në konferenca shkencore ndërkombëtare dhe organizimin e atyre vendore, botimin e punimeve shkencore në revista me faktor impakti, ndarja e bursave për shkencëtarë të rinj, bursave për ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve në vend, si dhe organizimi i qëndrimeve shkencore dhe studimore jashtë vendit.
Veçanërisht gëzon rritja e interesit te të rinjtë për të u marrë me shkencë dhe inovacione, e cila reflektohet në shfrytëzimin e masave që MASh i vë në dispozicion, kështu që, së bashku me institucionet e tjera kompetente qeveritare, vazhdojmë t’i mbështesim ata në realizimin e ambicieve personale.
Politikat zhvillimore marrin vazhdimësi, sepse çdo investim në shkencë shpërblehet dhe se për mjete dhe punë në këtë sektor nuk duhet kursyer. Urime 10 Nëntori – Dita Botërore e Shkencës!”, thonë në MASH.
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi2 weeks agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga rajoni2 months agoNë Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

