Connect with us

Lajme nga vendi

BDI i drejtohet Mickoski: Publikoj sot SMS porosit të cilat pretendon se ne t’i kemi dërguar!

Published

on

“Edhe pas 12 orëve të plota, Kryeministri i Qeverisë pa legjitimitet etnik, Hristijan Mickovski, nuk i publikoi pretendimet e tija për SMS porosi të pranuara nga funksionerë të lartë nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim”, thuhet ne reagimin e BDI-së.

“Të gjithë ne në BDI kërkojmë që Mickovski ti publikojë ato SMS porosi sot, menjëherë, pa asnjë vonesë. Kryeministri i Qeverisë pa legjitimitet etnik, në mungesë të argumenteve dhe projekteve si dhe nën izolim ndërkombëtar, i zënë ngusht në Kuvend, shpif që të nxirret nga situatat e sikletshme të përditshme.

Të gjitha që u thanë nga kjo qeveri u demantuan, të gjitha pa asnjë përjashtim.

Edhe banesa në Butel me njerëz të armatosur, edhe betimi i tij që asnjëherë nuk do ta njoh emrin kushtetues dhe marrëveshjen e Prespës, edhe destabilizimi në shtator, edhe “krimi epik” i Korridorit 8, edhe blerja e pllaceve në rrugën Shkup-Bllacë, edhe anulimi i rritjes së rrogave prej 78% për funksionerët dhe të gjitha të tjerat u dëshmuan se ishin mashtrim.

Edhe “sms” porositë nga BDI drejtuar Mickovskit janë gënjeshtra.

Advertisement

BDI angazhohet për një Maqedoni europiane, me sundim joselektiv të ligjit, barazi etnike dhe fqinjësi të mirë, prioritete këto që për fat të keq nuk i ndan Qeveria pa legjitimitet etnik, por përkundrazi po na largon nga Europa dhe nga marrëdhëniet e mira ndëretnike e ndërfqinjësore”, thuhet ne reagimin e BDI-së.

Advertisement

Lajme nga vendi

Integrimi në BE, ambasadorët kërkojnë reforma dhe konsensus politik

Published

on

Këshilli i Ambasadorëve vlerëson se raporti i Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 vjen në një moment kyç për procesin e integrimit evropian. Në komunikatë përshëndetet përparimi në disa fusha, si harmonizimi me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, digjitalizimi dhe forcimi i bashkëpunimit me shoqërinë civile. Megjithatë, Këshilli shpreh shqetësim për mungesën e rezultateve konkrete në sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit, të cilat mbeten pika më kritike. Ai bën thirrje për miratimin e një Kodi të ri Penal të harmonizuar me legjislacionin evropian, forcimin e Prokurorisë Publike dhe rezultate të matshme në hetime e gjykime për korrupsion në nivele të larta. Këshilli thekson se përparimi drejt BE-së kërkon reforma të qëndrueshme, administratë profesionale dhe konsensus të gjerë politik për të siguruar stabilitet institucional dhe shfrytëzim të plotë të fondeve evropiane për vendin. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

Gjuajti me armë zjarri, nga vetura në lëvizje rreth kafenesë në Strugë

Published

on

Policia është vënë në kërkim të dy personave të cilët kishin gjuatjur me armë zjarri në ajër nga vetura në lëvizje, duke i shqetësuar mysafirët në një lokal në Strugë.

Në fakt, të shtunën në afërsi të një lokali hotelerik në Strugë, një person i cili po lëvizte me makinë të tipit BMW, pasi e ka hapur dritaren e makinës ka gjuajtur në ajër me armë zjarri.
Policia e Strugës ka njoftuar se i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore, për ta gjetur veturën, por edhe personat të cilët kanë qenë në vëturë gjatë aktit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

MASH: Në vitin 2026 buxheti për shkencën do të arrijë 1.37 miliardë denarë

Published

on

Shkenca në Maqedoni po bëhet gjithnjë e më e dukshme jo vetëm si temë diskutimi, por edhe si fushë veprimi. Këtë e vërteton edhe raporti i fundit i Komisionit Evropian mbi përparimin e vendit në fushën e shkencës, dhe përbën rezultat të politikave kombëtare efektive dhe të buxhetit dukshëm të rritur për mbështetjen e veprimtarisë kërkimore-shkencore. Nga 380 milionë denarë në vitin 2024, buxheti u rrit në 680 milionë denarë në vitin 2025, ndërsa për vitin e ardhshëm 2026 është paraparë buxhet rekord prej 1,37 miliardë denarësh për shkencën!

Ministria e Arsimit dhe Shkencës këtë vit kalendarik, përmes tre thirrjeve për shpërndarjen e mjeteve, ka stimuluar realizimin e projekteve shkencore dhe kërkimore në universitetet publike, fakultetet dhe institucionet shkencore, në ASHAM dhe komunitetin e biznesit, të cilat janë në përputhje me qëllimet e Strategjisë për Specializim Inteligjent të Maqedonisë. Projektet po realizohen me sukses.

“Shkenca është shtylla e zhvillimit shoqëror, dhe për këtë arsye në vitin 2026 buxheti për shkencën do të arrijë 1,37 miliardë denarë, me të cilët do të vazhdojë financimi i projekteve kërkimore-shkencore, për zhvillimin e resurseve laboratorike, pjesëmarrjen në konferenca shkencore ndërkombëtare dhe organizimin e atyre vendore, botimin e punimeve shkencore në revista me faktor impakti, ndarja e bursave për shkencëtarë të rinj, bursave për ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve në vend, si dhe organizimi i qëndrimeve shkencore dhe studimore jashtë vendit.

Veçanërisht gëzon rritja e interesit te të rinjtë për të u marrë me shkencë dhe inovacione, e cila reflektohet në shfrytëzimin e masave që MASh i vë në dispozicion, kështu që, së bashku me institucionet e tjera kompetente qeveritare, vazhdojmë t’i mbështesim ata në realizimin e ambicieve personale.

Politikat zhvillimore marrin vazhdimësi, sepse çdo investim në shkencë shpërblehet dhe se për mjete dhe punë në këtë sektor nuk duhet kursyer. Urime 10 Nëntori – Dita Botërore e Shkencës!”, thonë në MASH.

Continue Reading

Më të lexuarat