Lajme nga vendi
Gashi uron Trumpin: Moment i rëndësishëm që pasqyron forcën e demokracisë amerikane, jemi të gatshëm për të bashkëpunuar
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka uruar Donald Trumpin për zgjedhjet në SHBA, që siç tha, Ky moment i rëndësishëm pasqyron forcën e demokracisë amerikane, përcjell TV21. Gashi shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin dhe për të forcuar partneritetin mes dy vendeve.
“Urime të sinqerta Presidentit Donald J. Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky moment i rëndësishëm pasqyron forcën e demokracisë amerikane.
Maqedonia e Veriut ka qenë dhe do të mbetet një aleate e fortë e politikave zhvillimore dhe stabilizuese të Shteteve të Bashkuara.
Angazhimi i palëkundur i SHBA-së për sigurinë, prosperitetin dhe integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat kyçe të politikës sonë të jashtme dhe një burim i vazhdueshëm mbështetjeje.
Duke i uruar suksese në udhëheqjen e vendit dhe në realizimin e agjendës së tij për të ardhmen, shprehim gatishmërinë tonë të plotë për të thelluar bashkëpunimin me administratën e re amerikane, për të përforcuar partneritetin tonë strategjik”, ka shkruar Gashi.
Lajme nga vendi
AKADEMI SOLEMNE – 31 VJET LIGJËRATAT E PARA NË UT
Sot, me krenari dhe emocione të veçanta, u shënua 31-vjetori i ligjëratave të para në Universiteti i Tetovës, një ngjarje historike që mbetet gurthemel i arsimit të lartë në gjuhën shqipe në vend. Kjo ditë përkujton fillimin e një rrugëtimi të vështirë, por të lavdishëm, të mbushur me përkushtim, sakrificë dhe vizion për të ardhmen. Me këtë rast u organizua një akademi solemne në ambientet e Universitetit të Tetovës, ku morën pjesë profesorë, studiues, aktivistë dhe përfaqësues të shumtë nga bota akademike. Prania e tyre dëshmoi edhe një herë rëndësinë që ka kjo datë për arsimin, kulturën dhe identitetin kombëtar.
Në fjalimin e rektorit Jusuf Zejneli u theksua roli historik i universitetit si vatër e dijes, rezistencës intelektuale dhe emancipimit shoqëror. U rikujtuan sfidat e para, përkushtimi i themeluesve dhe sakrifica e atyre që besuan në idealin e një universiteti në shërbim të studentëve dhe shoqërisë.
31 vite më pas, Universiteti i Tetovës qëndron krenar si institucion i konsoliduar, me mijëra studentë të diplomuar, me staf akademik të përkushtuar dhe me bashkëpunime të shumta ndërkombëtare. Ai vazhdon të jetë qendër e rëndësishme e formimit profesional dhe shkencor, duke kontribuar në zhvillimin e vendit dhe më gjerë.
KY përvjetor nuk është vetëm një moment reflektimi për të kaluarën, por edhe një thirrje për të vazhduar përpara me të njëjtin ideal, përkushtim dhe vizion, në shërbim të dijes, progresit dhe brezave që vijnë.
Lajme nga vendi
RESHJET: ALARMI I VERDHË NË GJITHË TERRITORIN E VENDIT!
Situata me përmbytjet që gjatë fundjavës goditi më shumë rajone të vendit, si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, mbetet e pandryshuar, kurse autoritetet kompetente vazhdojnë të jenë në terren, ku janë duke intervenuar për thithjen e ujit nga objektet. Metereologët edhe për sot paralajmërojnë reshje shiu, por për shkak të depërtimit të ajrit të ftohtë, do të kalojnë edhe në reshje dëbore.
I gjithë territori i vendit sot gjendet në alarm të verdhë paralajmërues për shkak të rreshjeve të shiut dhe erës së fuqishme që lokalisht pritet të arrijë mbi 70 km në orë.
Pikërisht për këtë sërish rriten rreziqet nga përmbytje të reja dhe dalje të lumejve nga shtretërit, veçanërisht në pjesët veriperëndimore të vendit, ku lokalisht priten rreshje mbi 30 litra në metër katror.
Sipas njoftimit të mëngjesit të Qendrës për Menaxhim me Kriza, në rajonin e Tetovës nuk ka denoncime të reja për daljen nga shtrati të lumit Vardar në fshatin Forinë dhe pjesët tjera ku pati përmbytje.
Ndërkohë banorë të rrugëve dhe lagjeve në rajonin e Kërçovës, shtëpitë e të cilëve ishin përmbytur, vahdojnë të jenë të akomoduar në një sallë sportive. Bëhet fjalë për 250 të evakuar, të cilëve u janë siguruar ushqime, ujë dhe mjete higjienike.
Metereologët thonë se nën ndikimin e një sistemi ciklonik me qendër në Gjirin e Gjenovës dhe zgjerimit të tij drejt Detit të Jonit I cili do të mbërrijë edhe në vendin tonëdo të sjellë ndryshim të ri të motit.
Reeshjet e shiut, për shkak të depërtimit të ajrit të ftohtë nga veriu do të kalojnë në reshje dëbore, fillimisht në viset malore kurse më vonë reshje bore do të ketë edhe në viset më të ulëta, vecanërisht në pjesën veriperëndimore dhe perëndimore të vendit.
Lajme nga vendi
MANIFESTIMI FETAR “MIRË SE VJEN RAMAZAN” MAHNITI TETOVARËT!
Në Tetovë, Bashkësia Islame e Maqedonisë së Veriut dhe Myftinia e Tetovës organizuan Manifestimin fetar, “Mirë e vjen Ramazan”. Ky manifestim bëri bashkë përfaqësues të jetës fetare, politike e shoqërore, organizuar në në shenjë respekti për ardhjen e muajit të bekuar të Ramazanit.
Ilahi, ligjërata fetare, monolog teatror, lexim të Kuranit famëlartë, fëmijë e të rritur pjesë e manifestimit, ishte kryefjala e Manifestimit të mbrëmshëm fetar “Mirë se vjen Ramazan”.
Si zakonisht në kësi eventesh Pallati I Kulturës në Tetovë ishte I stërmbushur me të pranishëm.
Myftinia e Tetovës njoftoi se për muajin e shenjtë të Ramazanit ka organizuar aktivitete të larmishme që krahas shënimit Ditës së Bedrit dhe Natës së Kadrit, do të organizojë edhe aktivitete të përditshme nëpër xhamitë e Tetovës me rrethinë.
Myftiu I Tetovës, Dr.Selver ef.Xhemaili, në fjalën e rastit potencoi rëndësinë e muajit të bekuar të Ramazanit.
DR.SELVER EF.XHEMAILI – MYFTI I TETOVËS
“Në këtë muaj Kurani lexohet më shumë, xhamitë mbushen më shumë, familjet bashkohen, zemrat zbuten, faljet shtohen. Edhe njerëzit që gjatë vitit janë larg fesë në Ramazan ndjejnë dicka ndryshe. Kjo është sepse Ramazani nuk troket vetëm në dyert e shtëpisë, por troket në derën e shpirtit. Agjërimi na mëson kontrollin dhe ai nuk është vetëm për prindin dhe gjyshin. Ramazani është Shansi jonë për ta ndërtuar karakterin. Ky muaj na mëson durimin kur je I urritur, edukatën kur je I nervozuar, respektin kur dikush të provokon dhe vetkontrollin kur askush nuk të sheh”
Jetojmë në kohëra të sfidueshme globale, ku edhe shoqëria jonë nuk është imune ndaj disa devijimeve – u tha në ligjëratat fetare. Ramazani vjen për të na rikujtuar se duhet të kthehemi te origjinaliteti.
DR.QENAN EF. ISMAILI – MYFTI I SHKUPIT
“Dhe, ja. Vjen Ramazani që të na I rikujtojë të gjitha këto. Vjen Ramazani për të na kthyer në origjinalen. Vjen Ramazani për të na I rikujtuar vlerat tona, si njerëz dhe si besimtarë musliman”
Gjatë ligjëratave nuk u anashkalua edhe dobia nga Agjërimi, për të cilën u tha se nuk është vetëm uri dhe etje, por paraqet ngopje shpirtërore.
PROF.DR.MUSA MUSAI – TEOLOG
“Nga njëra anë është ajo “beteja” jonë fizike, për arsye se njeriu të investojë 11 muaj vetëm për trupin, vërtetë është kohë e gjatë për t`u çliruar prej kërkesave të trupit. Por, një muaj të investojmë për shpirtin do jetë investimi më I rëndësishëm për secilin prej nesh për ta kuptuar rëndësinë e fjalës se agjërimi nuk është vetëm uri dhe etje, por është ngopje shpirtërore, pa mëdyshje”
Për fund Myftinia e Tetovës ndau mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan e kontribuojnë për mbarëvajtjen e këtij institucioni fetar sidomos në sferën e humanitetit por edhe mbulimit mediatik.
Në mesin e laureatëve ishte edhe Televizioni Koha, I cili gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, përmes përmbajtjeve fetare dhe podcastit të organizuar në bashkëpunim me Myftininë e Tetovës, I cili do të emetohet çdo natë para Iftarit, do ta pasqyrojë jetën fetare në rajonin e Pollogut dhe jo vetëm.

