Lajme nga vendi
Kurti: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, vlerë e shtuar për partneritetin mes vendeve tona

Në Prishtinë është duke u mbajtur takimi i dytë ndërqeveritar mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.
Në fjalën e tij hyrëse në këtë takim, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjersa falënderoi Maqedoninë e Veriut për mbështetjen që i jep Kosovës për anëtarësim në NATO, përmendi faktin se duhet të jemi vigjilent edhe ndaj rreziqeve që kemi përreth.
Kurti përmendi se në rajonin tonë ka akter që u shërbejnë superfuqive keqdashëse.
“Të mbetemi vigjilent për rreziqet që kemi përreth, ka në rajonin tonë akter që u shërbejnë fuqive e superfuqive keqdashëse që synojnë të ndalin progresin dhe të tërheqin rajonin mbrapa duke mos lejuar që demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit të jenë të drejtat tona themelore”, tha Kurti.
Kryeministri u shpreh se është vendimtare që ta mbajmë orientimin tonë strategjik të qartë, orientim që përputhet me aspiratat tona të përbashkëta për integrim në NATO dhe BE.
Kurti foli edhe për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, për të cilët tha se duhet ti shohim si vlerë e shtuar.
“Maqedoninë e Veriut e shohim vend mik. Shqiptarët e Maqedonisë duhet ti shohim si vlerë e shtuar, si ura të pa shembura të bashkëpunimit më të ngushtë e më të fuqishëm mes dy republikave tona”, tha Kurti.
Në fund të fjalës së tij, Kurti tha se e dënojnë gjithnjë agresionin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.
Lajme nga vendi
Garë mes 10 kandidatësh, për kreun e Antikorrupsionit

Rreth dhjetë kandidatura kanë mbërritur në Kuvend për shpalljen publike për kryetar të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, e cila përfundon sot, përcjell TV21. Numri përfundimtar do të dihet të hënën, pasi të mbërrijnë edhe ato që janë dërguar me postë. Procedura për këtë shpallje do të vazhdojë pas 3 nëntorit, pra pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.
Të mërkurën, Komisioni parlamentar për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve mbajti seancë, në të cilën formoi Komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të KSHPK-së. Anëtarët e Komisionit për përzgjedhje autorizohen të kryejnë përpunimin e të dhënave personale, duke qenë të detyruar të sigurojnë fshehtësinë dhe mbrojtjen e të dhënave në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, për çka do t’i dorëzojnë deklarata Komisionit kuvendor./tv21.tv
Lajme nga vendi
Sela ; Arbën Xhaferi ishte më shumë se një politikan ,ishte lisi i madh nën hijen e së cilit ishin të gjithë të tjerët

Lajme nga vendi
MPB dhe “Gazeta Zyrtare” të lidhura në mënyrë digjitale! Më e lehtë publikimi i dokumenteve të humbura dhe nxjerrja e të rejave

Një platformë e re digjitale lidh Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Gazetën Zyrtare për publikim më të shpejtë të dokumenteve të humbura dhe nxjerrje të të rejave, përcjell TV21. Me këtë zgjidhje, ndalet praktika e mëparshme e shkëmbimit të të dhënave përmes e-mail-it, dhe në bazë të marrëveshjes mes dy institucioneve, procesi kalon në platformën kombëtare për ndërveprueshmëri.
Kështu, Gazeta Zyrtare çdo ditë do t’i marrë automatikisht dokumentet e humbura ose të vjedhura për t’i shpallur të pavlefshme. Pas shpalljes, MPB po ashtu automatikisht i merr nga platforma kombëtare dhe i azhurnon në sistemin e saj të brendshëm, duke i mundësuar qytetarëve të nxjerrin më shpejt dokumente të reja.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve