Lajme nga vendi
Durmishi: Çmimi më të lira për shportën e Vitit të Ri, nga marsi rritje të pagës minimale

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka njoftuar se nga marsi i vitit të ardhshëm do të kemi rritje të pagës minimale. Përmes këtij vendimi, ai ka bërë të ditur se është angazhuar për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Durmishi bëri të ditur se në javën e parë të dhjetorit do të mbahet Këshilli Ekonomiko Social, në të cilin, siç njofton ai, do të diskutohet për rritjen e pagës minimale.
Durmishi ka njoftuar se gjatë gjithë kohës është në kontakt me Odat e Ekonomisë, sindikatat, tregtarët dhe prodhuesit.
“Në muajin mars, sipas ligjit do të bëhen përllogaritjet dhe do të shihet se sa do të jetë paga minimale. Fondet janë parashikuar në buxhet për rritjen e pagës minimale, por do të shohim se sa do të jetë në janar dhe shkurt. Qytetarët do të njoftohen javën e ardhshme. Përgatitja për shportën e Vitit të Ri është drejt fundit, janë planifikuar më shumë se 600 produkte që do të mbulohen nga kjo masë, por më shumë detaje do t’ju japim javën e ardhshme sepse planifikohet të shpallet shporta diku të enjten ose të premten”, tha Durmishi.
Lajme nga vendi
Tre persona të vdekur, policia jep detaje nga aksidenti në rrugën Tetovë – Shkup

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka dhënë informacionet e para në lidhje me aksidentin në rrugën Tetovë – Shkup.
Siç thonë nga SPB, në aksidentin në mes një autobusi dhe një makine kanë ndërruar jetë tre persona.
“Informacionet fillestare lidhur me aksidentin në autostradën Tetovë-Shkup, në dalje të Tetovës, në mes të veturës Opel me targa të Tetovës dhe një autobusi. Në vend ngjarje kanë ndërruar jetë dy persona një burrë dhe një grua, kurse një grua ka ndërruar jetë në Spitalin klinik të Tetovës, ku gjithashtu është dërguar edhe një fëmijë i lënduar të cilit i ofrohet ndihma mjekësore”.
“Prokurori publik, ekipet e zjarrfikësve dhe policia janë më vendin e ngjarjes për të kryer hetimet. Për detaje tjera më të hollësishme pasi të dokumentohet rasti”, thonë nga SPB Tetovë.
Lajme nga vendi
Kasami: Iniciativa për parkun përkujtimor në Spitalin Modular është në koordinim me familjarët e viktimave

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka folur për iniciativën për të vendosur pllakë përkujtimore për nder të viktimave në zjarrin tragjik në Spitalin e Tetovës, ndërsa tha se kjo iniciativë sot ka kaluar në Këshillin e Komunës së Tetovës.
Kasami theksoi se iniciativa formalisht ka ardhur nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Do të jem pjesë e kësaj iniciative. Është e përbashkët nga Komuna e Tetovës, Spitalit dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Formalisht është dërguar në komunë nga Ministria e Shëndetësisë dhe sot kaloi dhe u miratua nga këshilli komunal”.
“Ministria e Shëndetësisë iniciativën për parkun e ka bërë në bashkëpunim me familjarët. Komunikimi ynë me Ministrinë e Shëndetësisë është se ideja ka qenë në koordinim me familjarët”, tha mes tjerash Kasami.
Ai gjithashtu theksoi se duhet përfundimisht organet e hetuesisë të vendosin drejtësi për zjarrin tragjik më 8 shtator të vitit 2021.
“Organet e hetuesisë të tejkalojnë presionet politike që mund të kenë qenë në të kaluarën, dhe procesi për spitalin modular të vazhdojë në drejtim të zbardhjes së fajtorëve të vërtetë të tragjedisë, e cila nuk duhet të përsëritet. Nëse drejtësia nuk vjen në vend, rrezikojmë që këto raste të na përsëriten”, tha Kasami.
Lajme nga vendi
Gashi: Zgjedhjet do të shpallen në afatin e fundit, duhet të mbërrijmë afatet për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe kreut të Anti-korrupsionit

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, sot ka folur për afatet për shpalljen e zgjedhjeve lokale, si dhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe kryetarin e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit.
Ai tha se pret që zgjedhjet lokale të shpallen në afatin e fundit ligjor.
Jemi në afat të ngushtë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe kryetarit të Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, kështu që do të shohim që të shpallim zgjedhjet në afatin e fundit ligjor”.
““Për shkak të kësaj që e tash pak më herët në lidhje me afatet që zgjasin për Avokatin e Popullit dhe kryetarit të Anti-korrupsionit, po mundohemi që t’i mbërrijmë të gjitha afatet, të mos biem ndesh me afatin e shpalljes së zgjedhjeve , prandaj ende nuk e kemi definuar saktë datën, po kjo do të jetë me siguri në pjesën e parë të muajit gusht, që të arrihet afati për zgjedhjet”, u shpreh Gashi.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve