Lajme nga rajoni
Rraci mori titullin ‘Kirurgu oral ma i mirë në Botë në vitin 2024`
Në Londër në një gare ndërkombëtare, Dr Bardhyl Rraci e ngriti mjekësin kosovare në vendin e parë, duke mare titullin “Kirurgu oral ma i mire në Bote ne vitin 2024”.
Në eventin ndërkombëtar që mbahet çdo vit në Londër, ku ndahen çmime për profesionistët më të mirë shëndetësorë nga British Healthcare Aëards dhe International Award of Excellence, Dr. Bardhyl Rraci ishte nominuar si: Kirurgu Oral më i Mirë i Vitit 2024 dhe kishte arritur deri në finale! Mbrëmë, në një konkurrencë globale, ai fitoi çmimin e merituar për punë ekselente: “Kirurgu Oral i Vitit 2024”, duke ngritur kështu kirurgjinë orale të Kosovës në vendin e parë në nivel ndërkombëtar.
Bardhi prezantoi rezultate të shkëlqyera të punës së tij me implante dentare në zonën estetike, trajtime bashkëkohore dhe të avancuara me implante, trajtime dentare të nofullave atrofike, ekstraksione të ndërlikuara të dhëmbëve të impaktuar, operacione të buzës dhe gingivës për qëllime estetike, etj.
Përshtypjet e pacientëve të trajtuar nga ai (kombëtarë dhe ndërkombëtarë), me rezultat shembullor 5.0 (mbi 17 vite punë), padyshim ishin ndër arsyet kryesore që e çuan drejt këtij çmimi.
Sofistikimin profesional dhe shkathtësitë kirurgjike, Rraci i ngriti në këtë nivel duke kërkuar dituri dhe ndjekur trajnime në universitetet më të njohura botërore.
“Ky çmim tregon nivelin e lartë të shëndetësisë në vendin tonë. Aq sa është i imi, është edhe çmim i të gjithë profesorëve, mentorëve dhe atyre që bashkudhëtuam me shumë përkushtim dhe mund drejt ekselencës! Kemi qenë shpesh të injoruar edhe nga pothuajse të gjithë fqinjët tanë. Sot, nëse nuk jemi në krah me ta, jemi përpara tyre, dhe kjo na bën krenarë!”, ka theksuar ai.RTKlive
Lajme nga rajoni
PROTESTË NË 18-VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS
Në ditën e 18 vjetorit shpalljes së pavarësisë së Kosovës, u mbush përplot sheshi i Prishtinës… kësaj rradhe jo për festë, por për të protestuar ndaj gjykimit të personave që koontribuan dhe e shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik. Mijëra qytetarë nga shumë qytete të Kosovës dhe anë e mbanë trojeve shqiptare i janë bashkuar thirrjes për këtë tubim, derisa gjykimi në Hagë kundër Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ka hyrë në fazën e fundit.
Aktivistja Vasfije Krasniqi, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka marrë fjalën në protestën “Drejtësi, jo politikë” që po mbahet aktualisht në Prishtinë. Duke thënë se “ljo liri nuk erdhi vetvetiu”, Krasniqi tha se ish-krerët e UÇK-së duhet të lirohen.
Vasfije Krasniqi – E mbijetuar e dhunës serbe
Ismail Tasholli nga platforma “Liria ka Emër” tha se “pavarësisht proceseve gjyqësore, një gjë mbetet e qartë: lufta e UÇK-së ishte luftë çlirimtare, dhe kjo nuk mund të zhbëhet kurrë”. Duke folur në Marshin “Drejtësi, jo politikë”, ai tha se “qytetarët duan drejtësi dhe jo politikë”. Tashohilli tha se në përvjetorin e 18-të të pavarësisë, ish-krerëve të UÇK-së po u dërgohet mesazhi se nuk janë vetëm.
Ismail Tasholli – Liria ka emër
Shqipe Krasniqi, njëra nga shumë gratë që rrokën armët dhe i dolën armikut përpara ka rrëfyer para mijëra pjesëmarrësve sakrificën që ajo dhe familja e saj kaluan ndër vite për çlirimin e vendit. Ish-ushtarja e UÇK-së tha se të ishe shqiptarë do të thoshte të jetoje me frikë, me kufizime dhe padrejtësi të përditshme.
Shqipe Krasniqi – Ish Ushtare e UÇK-së
Çlirim Haziri, djali i veprimtarit të madh të çështjes kombëtare Xhavit Haziri, që është në mesin e 1600 shqiptarëve të zhdukur nga Serbia, fati i të cilëve ende nuk dihet, mbajti një fjalim të fuqishëm në marshin e organizuar në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së. Ai tha se ata që luftuan për këtë tokë, nuk kërkuan pushtet por kërkuan liri.
Çlirim Haziri – Djal i Xhavit Hazirit
Ndërkaq gjatë ditës së sotme në shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në sheshin kryesor të kryeqytetit u mbajt parakalimi solemn i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës. Paraprakisht u mbajt edhe seancë solemnte në Kuvendin e Republikës së Kosovës si dhe vizita të të gjithë udhëheqësve shtetërorë në Prekaz, te varezat e familjes Jashari.
Lajme nga rajoni
SHOKON RAMA: PROKURORËT E HAGËS KËRCËNUAN PRESIDENTEN E KOSOVËS
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka shokuar opinionin me një deklaratë gjatë promovimit të një libri kushtuar ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, kur tha se prokurorët e special kanë kërcënuar edhe Presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Rama dënoi ashpër kërkesën e Prokurorisë në Hagë për dënimin me nga 45 vite burg për Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Deklarat – Edi Rama – Kryeministër i Shqipërsië
Edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dënoi procesin në Hagë, teksa u shpreh se po gjykohen padrejtësisht edhe proceset tona jetike, liria, pavarësia.
DEKLARAT – VJOSA OSMANI – Presidente e Kosovës
Ndërkaq Rama sot po qëndron në Prishtinë, në një vizitë zyrtare ku i prit nga homologu i tij, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kjo vizitë ndodhë një ditë para përvjetorit të pavarësisë dhe protestës së madhe që organizohet në Prishtinë, në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, me moton “DREJTËSI, JO POLITIKË”Procesi i gjykimit të ish 4 krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit është në fazën përfundimtare.
Lajme nga rajoni
VUÇIQ: ALEANCA KROACI-SHQIPËRI-KOSOVË KËRCËNIM PËR SERBINË!
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq pas një takimi me Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan në Turqi, për mediat serbe ka shtruar pyetjen se përse Kosova, Kroacia dhe Shqipëria formojnë aleancë ushtarake duke shtuar se Serbia nuk do të sulmojë askend, por do të përforcojë kapacitetet ushtarake.
“Çdo aleancë ushtarake, për dikend paraqet kërcënim dhe është e drejtuar kundër dikujt. Unë ju pyes –çfarë ju duhet aleanca ushtarake kur dy shtetet Shqipëria dhe Kroacia janë anëtare të NATO-s? Duhej ta inkuadronin edhe Prishtinën që të gjithëve t`ua bëni të qartë se këtë e krijoni kundër Serbisë”
Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti, gjatë ekspozesë së tij para deputetëve, premtoi edhe një investim prej 1 miliard eurosh në sektorin e mbrojtjes.
“Në katër vjetët e ardhshëm do t’i forcojmë aleancat, do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje, do të rekrutojmë ushtarë të rinj, do të shumëfishopjmë numrin e oficerëve, do ta funksionalizojmë fabrikën e municionit, do ta zhvillojmë industrinë ushtarake të Kosovës dhe do të prodhojmë dronët luftarakë Made in Kosova”,
Kosova dhe dy shtete të rajonit të Ballkanit Perëndimor që janë pjesë e NATO-s, Shqipëria dhe Kroacia, nënshkruan para gati një viti një deklaratë për thellim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.
Ministrat e Mbrojtjes të tri shteteve thanë se do të rrisin ndërveprueshmërinë e ushtrive përmes edukimit, trajnimit dhe stërvitjeve të përbashkëta, si dhe do të angazhohen në luftimin e kërcënimeve hibride, por edhe do të koordinojnë politikat për integrime euroatlantike.
Serbia e pa këtë si hap që “minon stabilitetin rajonal” dhe si kërcënim për “integritetin territorial” të saj.

