Lajme nga vendi
Fronti Evropian dorëzon interpelancë ndaj Izet Mexhitit, Pançe Toshkovskit, Astrit Isenit dhe Ivan Stoilkoviqit
Koordinatori i grupit parlamentar të Frontit Europian, tha se arsyet e interpelancave i kanë sqaruar në kërkesa, ndërsa theksoi se Izet Mexhiti është përgjegjës për marrëdhëniet ndëretnike, si dhe e akuzuan se ai ka dështuar në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.
Bexheti gjithashtu tha se Qeveria po përgatit skenarë për destabilizim, pasi siç tha, ka dështuar që ta çojë vendin drejt BE-së. Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve.
“Deklaratat dhe veprimet e qeverisë tregojnë përpjekje të qartë për të krijuar klimë tensione. Destabilizimi i vendit është në interes të Rusisë, duke minuar paqen në Ballkan dhe ndaluar anëtarësimin e vendit në BE. Destabilizimi u shërben edhe interesave të kësaj qeveria, e cila është e paaftë të anëtarësojë vendin në BE. Përballë dështimeve të saj, qeveria përpiqet të krijojë krizë artificiale por të rrezikshme, duke i paraqitur shqiptarët si destabilizues të vendit”.
“Shqiptarët kanë qenë dhe mbeten shtyllë e vendit, ne kemi qenë forca që ka shtyrë përpara vendin drejt integrimeve euroatlantike. U bëjmë thirrje shqiptarëve të qëndrojnë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve”, tha mes tjerash Bexheti.
Lajme nga vendi
Klinika e Gastroenterohepatologjisë zgjeron shërbimet me dy metoda të reja mjekësore
Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë në kuadër të Qendrës Klinike “Nëna Terezë” – Shkup sot do të mbahet ngjarje me rastin e fillimit të dy procedurave medicinale: Kolangioskopia dhe Aplikimi Endoskopik i Stenteve nën Kontrollin e Endozografisë (LAMS).
Ngjarja do të mbahet në kabinetin e rinovuar të Endoskopisë së Klinikës.
Siç informojnë nga Klinika mysafir nderi në ngjarje do të jetë prof. dr. Petko Karaxhozov, profesor i gastroenterohepatologjisë dhe shef i Klinikës së Gastroenterohepatologjisë, Acibadem (Tokuda) Hospital, Sofje.
Lajme nga vendi
Sot është 1 prilli, Dita e Gënjeshtrave apo e Shakave festohet me humor, maska dhe kreativitet…
Sot shënohet 1 prilli – Dita e Gënjeshtrave apo Shakave. Kjo nuk është festë kombëtare në Maqedoninë e Veriut, por gjithkund në botë shënohet si ditë kur shumë persona bëjnë shaka apo gënjejnë, pa shkaktuar dëme.
Zakonisht, në këtë ditë në vend parakalojnë më të rinjtë të maskuar si supehero dhe karaktere të ndryshme nga filmat vizatimorë.
Ky ditë shënohet ndryshe në vende të ndryshme. Në Kanada, Zelandën e Re, Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, shakatë zgjasin deri në mesditë, ndërsa në Francë, Itali, Kore të Jugut, Japoni, Rusi, Holandë, Gjermani dhe vende të tjera, humori nuk ka kufizim kohe dhe vazhdon gjatë gjithë ditës.
1 Prilli mbetet dita kur të qeshurit dhe kreativiteti bashkojnë njerëzit, duke na kujtuar rëndësinë e humorit në jetën e përditshme.
Lajme nga vendi
I biri i dyshuar për vrasjen e babait në Gostivar u përpoq të fshihte gjurmët e krimit
Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit lëshoi një Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale – Vrasje sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 e Kodit Penal. Gjatë një incidenti të dhunës në familje në vendbanimin Dutlok të Gostivarit, i dyshuari 33-vjeçar me paramendim ia mori jetën babait të tij.
Ata filluan grindje për shkak të keqkuptimeve të mëparshme të ndërsjella, pas së cilës djali e sulmoi fizikisht babain, duke e goditur me dorë dhe sende të forta metalike derisa i shkaktoi lëndime të rënda nga të cilat i dëmtuari vdiq.
Menjëherë pas incidentit, i dyshuari i mbuloi gjurmët, lau trupin e të ndjerit dhe e përgatiti atë për varrim. Megjithatë, incidenti u zbulua përmes një raporti nga një qytetar anonim nga një numër telefoni i huaj, pas së cilës zyrtarët e policisë shkuan në vendngjarje, dhe një prokuror publik gjithashtu kreu inspektim dhe menjëherë urdhëroi autopsi.
Prokurori publik i paraqiti propozim gjyqtarit të hetimit paraprak të Gjykatës Themelore në Gostivar për të përcaktuar masë paraburgimi për të dyshuarin, për shkak të rrezikut të arratisjes, si dhe rrezikut të ndikimit te dëshmitarët dhe fshehjes së provave.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni6 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota6 days ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

