Connect with us

Lajme nga vendi

Ish drejtori i EMV-së, Stefanov u soll para gjykatës në Shkup

Published

on

Ish-drejtori i EMV-së në Maqedoninë e Veriut, Vasko Stefanov, mëngjesin e sotëm është dërguar në Gjykatën Penale me pranga. Ai është njëri nga 23 të dyshuarit për krim në Termocentralet e Maqedonisë, në vlerë prej 6.5 milionë euro, transmeton Portalb.mk.

Stefanov është ndaluar në vendkalimin kufitar Tabanoc. Stefanov së bashku me 22 persona tjerë, akuzohen se me vetëdije në periudhën 13.04.2023-23.08.2024 si zyrtarë në Sh.A. “EMV” dhe “Posta e Maqedonisë së Veriut”, kanë krijuar grup që kanë keqpërdorur thirrjet publike, kontratat publike-private, pozitën zyrtare dhe autoritetin dhe kanë shpërlarë para, vepra të dënueshme në bazë të Kodit Penal.

Ata i kanë mundësuar operatorëve ekonomik zbatimin e procedurave për blerjen e aditivëve për thëngjill, duke arritur përfitime në vlerë prej 397 miliard denarë. Me qëllim fshehjen e gjurmëve për veprat e kryera penale, ata në periudhën 24.11.2023-28.06.2024 kanë qarkulluar mjete financiare në vlerë prej 414.766.400 denarë.

Prokuroria sqaroi që aksioni është në rrjedhë dhe janë duke u siguruar materiale dëshmi në bazë të të cilave prokuroria do të marrë vendim për të dyshuarit.

Ndryshe, këto persona dyshohen për organizim të një shoqate kriminale për shpërdorim të thirrjes publike për prokurimin e aditivëve, e cila ka shkaktuar një dëm prej 6.5 milionë euro. Vasko Kovaçevski, ish-drejtor i EMV-së dhe ish-anëtar i Bordit Drejtues të kompanisë, është një nga emrat e njohur të përfshirë në aksionin e MPB-së më 10 dhjetor për zbardhjen e disa veprave që kanë të bëjnë me krimin epik në REK Manastir, TC Oslomej dhe TC Negotina, për të cilën flitet prej kohësh. Mes të dyshuarve janë: Pece Matevski, Ardian Muça, Danço Stojanovski, Maja Jordanova, Nebojsha Stojanoviq.

Advertisement

Lajme nga vendi

Garë mes 10 kandidatësh, për kreun e Antikorrupsionit

Published

on

Rreth dhjetë kandidatura kanë mbërritur në Kuvend për shpalljen publike për kryetar të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, e cila përfundon sot, përcjell TV21. Numri përfundimtar do të dihet të hënën, pasi të mbërrijnë edhe ato që janë dërguar me postë. Procedura për këtë shpallje do të vazhdojë pas 3 nëntorit, pra pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.

Të mërkurën, Komisioni parlamentar për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve mbajti seancë, në të cilën formoi Komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të KSHPK-së. Anëtarët e Komisionit për përzgjedhje autorizohen të kryejnë përpunimin e të dhënave personale, duke qenë të detyruar të sigurojnë fshehtësinë dhe mbrojtjen e të dhënave në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, për çka do t’i dorëzojnë deklarata Komisionit kuvendor./tv21.tv

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sela ; Arbën Xhaferi ishte më shumë se një politikan ,ishte lisi i madh nën hijen e së cilit ishin të gjithë të tjerët

Published

on

Ishte më shumë se një politikan, ishte mendimtari, vizionari që një jetë të tërë ia përkushtoj kauzës së drejtë, paqës së mirfilltë, të drejtës që kanë shqiptarët si çdo popull tjetër për të qenë bashkë.
Ka të tillë që për nevoja të politikës ditore Arbën Xhaferin me ose pa vetëdije e lëshojnë në një dimension të shëmtuar. Ai sishte antipodi, ishte maja e mendimit politiko-filozofik rreth së cilit krijoheshin antipode. A ishte lisi i madh nën hijen e së cilit ishin të gjithë të tjerët.
Trembëdhjetë vite pa Arbën Xhaferin janë po aq vite jetë me porosite e tij.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Arbën Xhaferin!
Continue Reading

Lajme nga vendi

MPB dhe “Gazeta Zyrtare” të lidhura në mënyrë digjitale! Më e lehtë publikimi i dokumenteve të humbura dhe nxjerrja e të rejave

Published

on

Një platformë e re digjitale lidh Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Gazetën Zyrtare për publikim më të shpejtë të dokumenteve të humbura dhe nxjerrje të të rejave, përcjell TV21. Me këtë zgjidhje, ndalet praktika e mëparshme e shkëmbimit të të dhënave përmes e-mail-it, dhe në bazë të marrëveshjes mes dy institucioneve, procesi kalon në platformën kombëtare për ndërveprueshmëri.

Kështu, Gazeta Zyrtare çdo ditë do t’i marrë automatikisht dokumentet e humbura ose të vjedhura për t’i shpallur të pavlefshme. Pas shpalljes, MPB po ashtu automatikisht i merr nga platforma kombëtare dhe i azhurnon në sistemin e saj të brendshëm, duke i mundësuar qytetarëve të nxjerrin më shpejt dokumente të reja.

Continue Reading

Më të lexuarat