Lajme nga vendi
KF BESA PËRGATIT NDRYSHIME TË MËDHA NË EKIP ?!

Pjesa vjeshtore e kampionatit në Ligën e pare futbollit vendor përfundoi me ndeshjet e raundit t; 18-të dhe të gjitha ekipet do të jenë në pushim deri kur datat që kanë caktuar për fillimin e përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit që fillon me 16 shkurt 2025.
Disa skuadra janë të kënaqura me rezultatet e sezonit vjeshtor, disa skuadra janë të zhgënjyera me rezultatet dhe që tani kanë [paralajmëruar ndryshime.
Një situate e njëjtë është edhe te skuadra debutuese klubi i futbollit Besa e Dobërdollit e cila në sezonin vjeshtor ka vetë, 3 fitore, 4 barazime dhe 11 disfata dhe me vetëm 13 pikë pozicionohet e 10-ta në renditjen tabelore.
Nga burime të afërta me ekipin Besa bëjnë me dije se do të ketë ndryshime rrënjësore në stafin teknik dhe ndoshta edhe tek futbollistët.
Jo zyrtarisht përfolët se drejtuesit e klubit janë në bisedime me trajnerin Boban Babunski i cili nuk ka ndonjë përvojë të theksuar si trajner në futbollin vendor pos që ka qenë në periudha të shkurta te Pelisteri Vardari, Pobeda dhe Rabotniçki ku nuk është dëshmuar ne rezultate të mira.
Si do të jetë drejtuesit e klubit duhet të përcaktohen për stafin Teknik i cili duhet përgatit plan programin e punës gjatë fazave përgatitore që i garanton ekipit se do të del nga kjo situatë jo mirë për klubin.
Kush do të jetë pasardhësi Burim Sadikut duhet të mësohet shumë shpejt do të jetë ai Boban Babunski,, Shpëtim Duro apo dikush tjetër pasi Besa dhe pronarët e saj meritojnë një organizim tjetër fare dhe suksese më të mira se këto që ishin në pjesën vjeshtore të kampionatit.
Tani është koha që të vendoset për persona të duhur në pozitat e duhura pa eufori, pasi futbolli këtë nuk e toleron.Shaban Sinani / TV koha
Lajme nga vendi
Garë mes 10 kandidatësh, për kreun e Antikorrupsionit

Rreth dhjetë kandidatura kanë mbërritur në Kuvend për shpalljen publike për kryetar të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, e cila përfundon sot, përcjell TV21. Numri përfundimtar do të dihet të hënën, pasi të mbërrijnë edhe ato që janë dërguar me postë. Procedura për këtë shpallje do të vazhdojë pas 3 nëntorit, pra pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.
Të mërkurën, Komisioni parlamentar për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve mbajti seancë, në të cilën formoi Komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të KSHPK-së. Anëtarët e Komisionit për përzgjedhje autorizohen të kryejnë përpunimin e të dhënave personale, duke qenë të detyruar të sigurojnë fshehtësinë dhe mbrojtjen e të dhënave në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, për çka do t’i dorëzojnë deklarata Komisionit kuvendor./tv21.tv
Lajme nga vendi
Sela ; Arbën Xhaferi ishte më shumë se një politikan ,ishte lisi i madh nën hijen e së cilit ishin të gjithë të tjerët

Lajme nga vendi
MPB dhe “Gazeta Zyrtare” të lidhura në mënyrë digjitale! Më e lehtë publikimi i dokumenteve të humbura dhe nxjerrja e të rejave

Një platformë e re digjitale lidh Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Gazetën Zyrtare për publikim më të shpejtë të dokumenteve të humbura dhe nxjerrje të të rejave, përcjell TV21. Me këtë zgjidhje, ndalet praktika e mëparshme e shkëmbimit të të dhënave përmes e-mail-it, dhe në bazë të marrëveshjes mes dy institucioneve, procesi kalon në platformën kombëtare për ndërveprueshmëri.
Kështu, Gazeta Zyrtare çdo ditë do t’i marrë automatikisht dokumentet e humbura ose të vjedhura për t’i shpallur të pavlefshme. Pas shpalljes, MPB po ashtu automatikisht i merr nga platforma kombëtare dhe i azhurnon në sistemin e saj të brendshëm, duke i mundësuar qytetarëve të nxjerrin më shpejt dokumente të reja.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve