Connect with us

Lajme nga vendi

Qytetarët propozojnë projektin kryesor për vitin 2025

Published

on

Në komunën e Tearcës është mbajtur sesioni I dytë I forumit në kuadër të projektit “Fuqizimi I këshillave komunale –faza e dytë”. Ky program financohet ngfa qeveria e Zvicrës dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe zbatohet nga UNDP-ja.Në kuadër të sesioneve qytetarët diskutojnë për problemet që i tangojnë ata. Në sesionin e parë, qytetarët janë përcaktuar për temën Arsimi, të rinjtë dhe sporti”.Deklarata Besnik Osmani-kryetar I këshillitPritet që në fund të projektit të ketë propozime konkrete dhe më pas të përkrahet ndonjë projekt infrastrukturor,pas një procesi të votimit.

Advertisement

Lajme nga vendi

Tërhiqen mbi 20 mijë denarë nga llogaria bankare e një 23-vjeçari në Gostivar përmes transaksioneve të paautorizuara

Published

on

Më 11.02.2026, rreth orës 10:30, në DPB Gostivar, 23-vjeçari S.B. nga Gostivari ka paraqitur kallëzim se nga llogaria e tij bankare janë realizuar katër transaksione të paautorizuara. Sipas tij, përmes pagesave online janë tërhequr gjithsej 20.736 denarë, pa dijeninë dhe pëlqimin e tij.

“Më 11.02.2026, në orën 10:30, në DPB Gostivar, personi S.B.(23) nga Gostivari ka denoncuar gjithsej 20.736 denarë për pagesa përmes internetit, të cilat ai nuk i ka kryer. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

MICKOSKI NUK E JEP FATMIR LIMANIN – BESA MBAN KUVENDIN QENDROR!

Published

on

Kryeministri Mickoski ka rikujtuar partnerin qeveritar të VLEN-it, Bilall Kasamin, se si Kryeministër është kompetent për zgjidhjet kadrovike në Qeveri.

Kjo deklaratë e Mickoskit vjen pasi Kasami deklaroi se në përgatitje e sipër është ndërrimi I mundshëm I Ministrit për Punë dhe Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj, Fatmir Limani, për shkak të pakënaqësisë nga puna e tij në ekzekutiv.

Përplasja Kasami – Limani kulminoi pas zgjedhjeve lokale ku Ministri ishte kandidat për Kryebashkiak të Kërçovës, por i humbi zgjedhjet.

“Unë jam i kënaqur me punën e Fatmir Limanit dhe mendoj se është një vlerë e shtuar në Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj. Unë jam mandatuesi I Qeverisë dhe unë e përpiloj qeverinë, nëse dikush këtë e ka harruar, ja ia rikujtoj”

Gjatë një aktiviteti në Komunën e Tetovës, Bilall Kasami, nuk ka komentuar këto zhvillime duke pohuar se në mbrëmje mblidhen organet partiake për të marrë vendime.

Advertisement

“Atë çka pata mbrëmë ta them në emision, e thash. Sot jemi për promovimin e këtij shërbimi. Në mbrëmje do të kemi vendim të Kryesisë ku ne do të flasim për veprimet tona, apo për atë që e thash, llogaridhënien e funksionarëve tanë në qeveri”

 Lëvizja Besa përmes një komunikate ka njoftuar se sonte me fillim në ora 19.00 mban mbledhjen e Kuvendit Qendror të partisë. Mbledhja do të mbahet në selinë partiake në Tetovë. 

Continue Reading

Lajme nga vendi

Jep dorëheqje kreu i KRRE-së, Marko Bislimovski

Published

on

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjitikë, Marko Bislimovski, sot ka dhënë dorëheqje, raporton Deutsche Welle. Bislimoski këtë mëngjes me një letër e ka informuar kryetarin e Kuvendit se tërhiqet nga funksioni në të cilin ishte zgjedhur për herë të parë në qershor 2018.

Në dorëheqje, Bislimoski nuk jep arsyet për tërheqjen. As ai, as bashkëpunëtorët e tij nuk duan ta komentojnë vendimin. Mandati i dytë pesëvjeçar i Bislimoskut do të përfundonte në qershor të vitit 2028.

Pak më shumë se dy javë më parë, Drejtoria e Policisë Financiare dorëzoi kallëzim penal ndaj Bislimovskit, duke e akuzuar për keqpërdorim të detyrës dhe të autorizimeve zyrtare.
Continue Reading

Më të lexuarat