Connect with us

Lajme nga bota

Trump zbulon planin e tij për të ndaluar mbylljen e TikTok në SHBA: Do t’i japim aplikacionit një afat…

Published

on

Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump ka thënë se ka të ngjarë të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv pas marrjes së detyrës të hënën për t’i dhënë TikTok një afat 90-ditor shtesë nga dita e vendosur e ndalimit të tij.

Në një intervistë me NBC News , Trump tha se nuk kishte marrë ende një vendim përfundimtar, por po konsideronte zgjatjen e afatit të së dielës për aplikacionin.

Një zgjatje do t’i jepte kompanisë mëmë me bazë në Kinë të aplikacionit që t’ia shesë një blerësi jo-kinez ose do të përballet me një ndalim në të gjithë shtetet.

Ai i tha gazetës: “Unë mendoj se ky do të ishte, sigurisht, një opsion që ne e shikojmë. Zgjatja prej 90 ditësh është diçka që me shumë mundësi do të bëhet, sepse është e përshtatshme.

‘E dini, është e përshtatshme. Duhet ta shikojmë me kujdes. Është një situatë shumë e madhe. Nëse vendos ta bëj këtë, ndoshta do ta shpall të hënën.’

Advertisement

Komentet e tij erdhën pasi Gjykata e Lartë lejoi që ndalimi të hynte në fuqi në Shtetet e Bashkuara të premten.

Gjykata dha vendimin e saj pasi TikTok argumentoi se një ligj që ndalon aplikacionin do të shkelte të drejtat e amendamentit të parë të përdoruesve të tyre.© SYRI.net

Lajme nga bota

Shpërthim vdekjeprurës në një fabrikë të eksplozivëve në SHBA

Published

on

Disa persona kanë vdekur ose konsiderohen të zhdukur pas një shpërthimi në një fabrikë të ushtrisë amerikane më 10 tetor, thanë zyrtarët.

Në vendin e ngjarjes janë parë ekipe të shumta të emergjencave, teksa publikut i është bërë thirrje që të shmangë këtë zonë.

Ndërkaq, sipas pamjeve nga ajri që janë shfaqur nga mediat amerikane treguan se ende dilte tym nga vendi ku ndodhi shpërthimi në qarkun Hikman, Tenesi.

“Mund të konfirmojmë se ka ndodhur një shpërthim në Accurate Energetic Systems në zonën e Buksnortit”, tha policia lokale përmes një postimi në Facebook.

“Ekipet e emergjencave aktualisht janë në vendngjarje dhe po punojnë për të adresuar situatën”, shtoi policia.

Advertisement

Zyra e kryetarit të qarkut Hikman tha për AFP-në se nuk mund të konfirmojnë se ka viktima apo shkakun e shpërthimit.

Por, sherifi i qarkut Hamfris, Chris Davis, raportoi për “disa” viktima dhe shtoi se disa persona konsiderohen të zhdukur pas “shpërthimit shumë shkatërrues” që përfshiu një ndërtesë të tërë në këtë fabrikë.

“Kemi disa persona që aktualisht nuk dihet se ku ndodhen. Po përpiqemi të jemi të kujdesshëm ndaj familjeve”, tha Davis për gazetarët.

Davis tha se autoritetet e kanë rrethuar zonën, por paralajmëroi se mund të ketë shpërthime të tjera më të vogla në fabrikë.

Accurate Energetic Systems është një prodhues i eksplozivëve i themeluar më 1980.

Advertisement

Sipas faqes në Facebook të kësaj kompanie thuhet se ajo prodhon “përbërës të ndryshëm shpërthyes me fuqi të lartë dhe produkte të posaçme” për Departamentin amerikan të Mbrojtjes, por edhe për tregjet industriale amerikane./www.evropaelire.org/

Continue Reading

Lajme nga bota

Holanda dyfishon periudhën për marrjen e shtetësisë për emigrantët

Published

on

Qeveria holandeze ka prezantuar plane të reja që do të “dyfishojnë periudhën e kërkuar për të marrë shtetësinë” për emigrantët, sipas “TheTelegraph”.

Aktualisht, të huajt mund të aplikojnë për natyralizim pas pesë vjetësh qëndrimi në vend, por sipas propozimeve të reja, kjo periudhë do të rritet në 10 vjet “qëndrim të pandërprerë”, dhe personi duhet të konsiderohet “plotësisht i integruar” para se të mund të bëhet qytetar holandez.

“Duke zgjatur periudhën e natyralizimit nga pesë në dhjetë vjet, sigurojmë që njerëzit të kenë një lidhje më të fortë me mbretërinë tonë dhe të jenë me të vërtetë të integruar, duke u mundësuar që të marrin pjesë plotësisht në shoqëri përpara se të bëhen qytetarë holandezë”, tha sekretari i shtetit, Arno Rutte.

Aktualisht, kushdo që dëshiron të marrë shtetësinë holandeze duhet të përmbushë disa kërkesa të tjera. Ata duhet të kalojnë një provim integrimi civil, të jenë në gjendje të lexojnë, shkruajnë dhe flasin holandisht në nivel bazë dhe të nënshkruajnë një deklaratë që pranon se ligjet e Holandës vlejnë për ta.

Këto kushte nuk do të ndryshohen me legjislacionin e ri, i cili fokusohet vetëm tek zgjatja e periudhës së qëndrimit dhe vlerësimi i integrimit. Propozimet ndodhen aktualisht në një periudhë dy mujore konsultimi, gjatë së cilës qytetarët dhe organizatat mund të japin opinionet e tyre.

Advertisement

Megjithatë, ka ende paqartësi nëse ky ligj do arrijë të bëhet lig projektligj”, duke marrë parasysh diskutimet politike dhe situatën aktuale të qeverisë.

Holanda po përgatitet për zgjedhje të parakohshme muajin e ardhshëm, pas shpërbërjes së koalicionit qeverisës. Këto zgjedhje mund të ndikojnë në fatin e ligjit për shtetësinë dhe politikën e imigracionit në të ardhmen.

Continue Reading

Lajme nga bota

Zjarr masiv shpërthen në rafinerinë e naftës pranë Los Angeles

Published

on

Një zjarr masiv shpërtheu më 2 tetor në një rafineri nafte në Kalifornian Jugore, thanë zyrtarët, duke nxitur një reagim të gjerë nga ekipet e emergjencës dhe duke shkaktuar flakë gjigante të dukshme në të gjithë pellgun e Los Angelesit.

Zyra e Guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, konfirmoi se një zjarr shpërtheu në një rafineri nafte në El Segundo, e vendosur rreth 32 km në jugperëndim të qendrës së Los Angelesit. Newsom u informua për incidentin, konfirmoi zyra, raporton “USAToday”, transmeton Klankosova.tv.

“Zyra jonë po koordinohet në kohë reale me agjencitë lokale dhe shtetërore për të mbrojtur komunitetin përreth dhe për të garantuar sigurinë publike”, tha zyra e guvernatorit në X, duke i këshilluar banorët të dëgjojnë autoritetet lokale.

Objekti i El Segundo, i ndërtuar në vitin 1911, është rafineria më e madhe prodhuese e naftës në Bregun Perëndimor, sipas Chevron. Rafineria përpunon më shumë se 276,000 fuçi naftë të papërpunuar në ditë. /Klankosova.tv

Continue Reading

Më të lexuarat