Connect with us

Lajme nga bota

Trump sugjeron sanksione të reja ndaj Rusisë nëse Putin refuzon bisedimet e paqes me Ukrainën

Published

on

Presidenti i SHBA, Donald Trump sugjeroi se do të godiste Rusinë me sanksione shtesë nëse presidenti Vladimir Putin nuk pranon bisedimet e paqes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, ndërsa ai gjithashtu i kërkoi udhëheqësit kinez Xi Jinping në një telefonatë për të ndihmuar në përfundimin e konfliktit.

“Duket si kjo”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë më 21 janar, kur u pyet nëse Uashingtoni do të vendoste sanksione të reja ndaj Rusisë nëse Putini nuk do të vinte në tryezën e bisedimeve.

Trump nuk ofroi detaje mbi masat e reja të mundshme – të cilat do të vijnë në krye të një sërë sanksionesh që tashmë synojnë Rusinë për pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Trump gjithashtu ritheksoi synimin e tij për të folur me Putinin në një afat të afërt, pa dhënë një afat kohor, transmeton Telegrafi.

“Ne po flasim me [udhëheqësin ukrainas Volodymyr] Zelensky. Ne do të flasim me presidentin Putin shumë shpejt”, shtoi ai.

Presidenti amerikan më 20 janar tha, se Zelensky i kishte thënë se dëshironte një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës.

Advertisement

Duke iu referuar aleatit të ngushtë të Putinit, udhëheqësit kinez Xi, Trump tha se ai e kërkoi atë në një thirrje për të ndihmuar në përfundimin e konfliktit brutal.

“Ai nuk ka bërë shumë për këtë. Ai ka shumë fuqi, sikurse ne kemi shumë pushtet. Unë i thashë: “Duhet ta rregulloni”. Ne e diskutuam atë”, tha Trump.

Lajme nga bota

Shpërthim vdekjeprurës në një fabrikë të eksplozivëve në SHBA

Published

on

Disa persona kanë vdekur ose konsiderohen të zhdukur pas një shpërthimi në një fabrikë të ushtrisë amerikane më 10 tetor, thanë zyrtarët.

Në vendin e ngjarjes janë parë ekipe të shumta të emergjencave, teksa publikut i është bërë thirrje që të shmangë këtë zonë.

Ndërkaq, sipas pamjeve nga ajri që janë shfaqur nga mediat amerikane treguan se ende dilte tym nga vendi ku ndodhi shpërthimi në qarkun Hikman, Tenesi.

“Mund të konfirmojmë se ka ndodhur një shpërthim në Accurate Energetic Systems në zonën e Buksnortit”, tha policia lokale përmes një postimi në Facebook.

“Ekipet e emergjencave aktualisht janë në vendngjarje dhe po punojnë për të adresuar situatën”, shtoi policia.

Advertisement

Zyra e kryetarit të qarkut Hikman tha për AFP-në se nuk mund të konfirmojnë se ka viktima apo shkakun e shpërthimit.

Por, sherifi i qarkut Hamfris, Chris Davis, raportoi për “disa” viktima dhe shtoi se disa persona konsiderohen të zhdukur pas “shpërthimit shumë shkatërrues” që përfshiu një ndërtesë të tërë në këtë fabrikë.

“Kemi disa persona që aktualisht nuk dihet se ku ndodhen. Po përpiqemi të jemi të kujdesshëm ndaj familjeve”, tha Davis për gazetarët.

Davis tha se autoritetet e kanë rrethuar zonën, por paralajmëroi se mund të ketë shpërthime të tjera më të vogla në fabrikë.

Accurate Energetic Systems është një prodhues i eksplozivëve i themeluar më 1980.

Advertisement

Sipas faqes në Facebook të kësaj kompanie thuhet se ajo prodhon “përbërës të ndryshëm shpërthyes me fuqi të lartë dhe produkte të posaçme” për Departamentin amerikan të Mbrojtjes, por edhe për tregjet industriale amerikane./www.evropaelire.org/

Continue Reading

Lajme nga bota

Holanda dyfishon periudhën për marrjen e shtetësisë për emigrantët

Published

on

Qeveria holandeze ka prezantuar plane të reja që do të “dyfishojnë periudhën e kërkuar për të marrë shtetësinë” për emigrantët, sipas “TheTelegraph”.

Aktualisht, të huajt mund të aplikojnë për natyralizim pas pesë vjetësh qëndrimi në vend, por sipas propozimeve të reja, kjo periudhë do të rritet në 10 vjet “qëndrim të pandërprerë”, dhe personi duhet të konsiderohet “plotësisht i integruar” para se të mund të bëhet qytetar holandez.

“Duke zgjatur periudhën e natyralizimit nga pesë në dhjetë vjet, sigurojmë që njerëzit të kenë një lidhje më të fortë me mbretërinë tonë dhe të jenë me të vërtetë të integruar, duke u mundësuar që të marrin pjesë plotësisht në shoqëri përpara se të bëhen qytetarë holandezë”, tha sekretari i shtetit, Arno Rutte.

Aktualisht, kushdo që dëshiron të marrë shtetësinë holandeze duhet të përmbushë disa kërkesa të tjera. Ata duhet të kalojnë një provim integrimi civil, të jenë në gjendje të lexojnë, shkruajnë dhe flasin holandisht në nivel bazë dhe të nënshkruajnë një deklaratë që pranon se ligjet e Holandës vlejnë për ta.

Këto kushte nuk do të ndryshohen me legjislacionin e ri, i cili fokusohet vetëm tek zgjatja e periudhës së qëndrimit dhe vlerësimi i integrimit. Propozimet ndodhen aktualisht në një periudhë dy mujore konsultimi, gjatë së cilës qytetarët dhe organizatat mund të japin opinionet e tyre.

Advertisement

Megjithatë, ka ende paqartësi nëse ky ligj do arrijë të bëhet lig projektligj”, duke marrë parasysh diskutimet politike dhe situatën aktuale të qeverisë.

Holanda po përgatitet për zgjedhje të parakohshme muajin e ardhshëm, pas shpërbërjes së koalicionit qeverisës. Këto zgjedhje mund të ndikojnë në fatin e ligjit për shtetësinë dhe politikën e imigracionit në të ardhmen.

Continue Reading

Lajme nga bota

Zjarr masiv shpërthen në rafinerinë e naftës pranë Los Angeles

Published

on

Një zjarr masiv shpërtheu më 2 tetor në një rafineri nafte në Kalifornian Jugore, thanë zyrtarët, duke nxitur një reagim të gjerë nga ekipet e emergjencës dhe duke shkaktuar flakë gjigante të dukshme në të gjithë pellgun e Los Angelesit.

Zyra e Guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, konfirmoi se një zjarr shpërtheu në një rafineri nafte në El Segundo, e vendosur rreth 32 km në jugperëndim të qendrës së Los Angelesit. Newsom u informua për incidentin, konfirmoi zyra, raporton “USAToday”, transmeton Klankosova.tv.

“Zyra jonë po koordinohet në kohë reale me agjencitë lokale dhe shtetërore për të mbrojtur komunitetin përreth dhe për të garantuar sigurinë publike”, tha zyra e guvernatorit në X, duke i këshilluar banorët të dëgjojnë autoritetet lokale.

Objekti i El Segundo, i ndërtuar në vitin 1911, është rafineria më e madhe prodhuese e naftës në Bregun Perëndimor, sipas Chevron. Rafineria përpunon më shumë se 276,000 fuçi naftë të papërpunuar në ditë. /Klankosova.tv

Continue Reading

Më të lexuarat