Lajme nga vendi
Ndarja e certifikatave të kandidatëve për gjykatës dhe prokurorë publikë nga gjenerata e tetë në trajnimin fillestar të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë

Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë “Pavel Shatev” sot organizon ngjarje me rastin e ndarjes së certifikatave të kandidatëve për gjykatës dhe prokurorë publikë nga gjenerata e tetë në trajnimin fillestar të Akademisë.
Siç është bërë e ditur nga Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, në këtë ngjarje do të marrin pjesë prokurorja publike Irina Trajkoska Strezoski, drejtoresha e Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, Dushica Dimitrieska, kryetare e Këshillit të Prokurorëve Publikë, Aleksandar Kambovski, kryetari i Këshillit Gjyqësor dhe Igor Fillkov, ministër i Drejtësisë.
Janë paralajmëruar edhe përfaqësues të tjerë të lartë të institucioneve gjyqësore në vend, korit diplomatik në vend, përfaqësues të lartë të institucioneve relevante vendore dhe të huaja, si dhe përfaqësues të sektorit joqeveritar.
Lajme nga vendi
Lëvizja në Malin Sharr vetëm me leje të posaçme, në të kundërtën pasojnë gjobat

Gjobë deri në mbi një mijë euro për shëtitje në Malin Sharr, pa pëlqimin e “Parkut Kombëtar”. Ndalesa tashmë është në fuqi, ndërsa për lëvizje të lirë duhet së pari të bëhet paraqitja elektronike dhe të pritet konfirmimi përmes emailit.
“Vizitorët paraqiten në ueb faqen tonë dhe është procedurë shumë e thjeshtë, disa sekonda, dhe pas dërgesës së paraqitjes marrin email me konfirmim për lëvizje në mal, me çka rehat lëvizin në zonën ku janë lajmëruar dhe arsyen që e kanë paraqitur. Dënimet janë të mëdha dhe kontrollet do të jenë të shtuara nga kontrollorët tanë policia dhe zjarrfikësit, andaj kujdes dënimet janë të mëdha dhe nuk duam që askush të merr një dënim të tillë”, deklaroi Millorad Andieski, Parku Kombëtar “Mali Sharr”.
Ky vendim është marrë me qëllim të mbrojtjes së pyjeve nga zjarret, sidomos në këtë periudhë kur temperaturat janë tejet të larta. Në periudhën e fundit zjarret në hapësira të ndryshme janë shtuar dukshëm. Kryeshefi i njësisë Territoriale kundër Zjarrit në Tetovë, Avni Ameti, thotë se problemi më i madh shkaktohet nga bujqit të cilët pastrojnë arat dhe pastaj mbetjet i djegin.
“Bujqit dinë që të bëjnë ndezje me pastrimin, andaj duhet kujdes që të mos bëjnë ndonjë dëm më të madh, si dhe të paraqiten tek zjarrfikësit që ta kemi më lehtë nëse zjarri përhapet që të dimë lokacionin dhe të intervenojmë më shpejtë, sepse kur intervenojmë më shpejtë dihet se shpëtojmë të mirat e banorëve dhe jetët e tyre”, tha Avni Ameti, Kryeshef i NJTKZ.
Vitin e kaluar në vend pati qindra zjarre ndërsa u dogjën mbi 90.000 hektarë sipërfaqe. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Qeveria me zgjidhje për problemin e shkollës në Norovë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e fundit ka miratuar vendimin që çon drejt zgjidhjes përfundimtare të problemit të shkollës në Norovë, gjegjësisht çështjes pronësore që lidhet me ndërtimin e objektit të ri të shkollës së Norovës.
Burime nga Qeveria bëjnë të ditur se ky vendim hap rrugën për përfundimin e procedurave ligjore dhe administrative, duke garantuar bazën e nevojshme për zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës arsimore në këtë zonë.
Objekti i shkollës së re në Norovë është ndërtuar nga fshatarët, me vetiniciativë, për shkak se, siç thonë, objekti i vjetër nuk i plotëson kushtet elementare. Por nga Komuna e Krushevës deklaruan se objekti është ilegal, ndërsa pritej që i njëjti të rrënohej. Me vendimin e qeverisë, pritet që të gjendet zgjidhje ligjore që do të mundësojë shfrytëzimin e këtij objekti nga nxënësit dhe mësimdhënësit.
Lajme nga vendi
Një grua është sulmuar nga ariu në Siniçan të Bogovinës

Një grua nga fshati Siniçan i komunës së Bogovinës është lënduar nga ariu, njoftoi SPB e Tetovës pasi për këtë rast u informuan nga Spitali klinik i Tetovës. Bëhet fjalë për një grua 41-vjeçare e cila ka ecur përgjatë rrugës pyjore në vendin e quajtur “Golem rid” (Kodra e madhe).
“Më 01.07.2025 rreth orës 18, në SPB Tetovë nga Spitali klinik është lajmëruar se kanë marrë njoftim se tek ta është sjellë E.H. (41) nga fshati Siniçan i cili sipas asaj që është raportuar ka marrë lëndime rreth orës 16:30 kur në një rrugë pyjore në vendin e quajtur ‘Golem rid’ (Kodra e madhe) në fshatin Siniçan është sulmuar nga ariu”, kumton SPB e Tetovës.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve