Lajme nga vendi
Ashpërsimi i gjobave në debat publik, vdekja e Kulkovës do të ul në një tryezë përfaqësuesit e më shumë institucioneve vendore
Vdekja e Frosina Kulkovës, e cila më 29 janar u shtyp me makinë në rrugët e Shkupit, nesër do të ul në një tryezë përfaqësuesit e më shumë institucioneve vendore. Ashtu siç ishte paralajmëruar do të mbahet diskutim publik mbi temën “Analiza dhe përcaktimi i nevojës për ndryshimin e rregullativës ligjore me qëllim të forcimit të sigurisë në komunikacion”. Debatin e organizon Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, ndërsa do të marrin pjesë përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit republikan për siguri në komunikacionin rrugor, gjykatësit, prokurorët publikë, organizatat joqeverirare, mediat dhe faktorët të tjerë shoqëror. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
MICKOSKI: FURNIZIMI ME NAFTË NUK KA PENGESË, KEMI REZERVA
Maqedonia e Veriut ka sasi të mjaftueshme të rezervave të naftës, tha sot kryeministri Hristjan Mickoski duke shtuar se ka ditë kur pompat e benzinës sigurojnë mbi 2 milionë litra derivate në ditë. Ai shtoi se deri tani nuk ka asnjë paralajmërim për pengesa në furnizim, pavarësisht krizës që u shkaktua nga lufta në lindjen e mesme.
“Kemi mjaftueshëm sasi të karburantit dizel dhe të produkteve të tjera të naftës, edhe në gyp përçuesin që e lëshuam në fillim të vitit, që e lidh Rafinerinë OKTA me portin e Selanikut, por edhe në rezervat shtetërore. Nuk kemi deri tani paralajmërime për çfarëdo pengese në pjesën e furnizimit” tha Mickoski.
Maqedonia e Veriut është nga vendet e rajonit me çmimin më të lirë të naftës, ndërsa për këtë, Mickoski tha se nuk do të vendoset kufizim për veturat me targa të huaja, pasi sipas tij, në këtë mënyrë Maqedonia e Veriut ndihmon edhe shtete fqinje.
“Nuk planifikojmë të vendosim kufizime, në këtë mënyrë ndihmojmë edhe fqinjët tanë, sepse disa aeroporte nga rajoni marrin kerozinë nga ne. Kështu që edhe këtu nuk planifikojmë të vendosim kufizim për sasi. Shumë qytetarë nga vendet fqinje furnizohen me benzinë dhe dizel nga pompat tona. Disa pompa për 3-4 herë e kanë rritur shpenzimin”, tha Micksoki.
Përndryshe, ditëve të fundit një fluks i madh makinash nga shtetet fqinje Kosova dhe Shqipëria kanë vërshuar në pikat kufitare më të afërta me Maqedoninë e Veriut për t’u furnizuar me karburantë pasi që në krahasim me shtetet tjera të rajonit, Maqedonia i ka çmimet më të lira.
Lajme nga vendi
Nga nesër hyn në fuqi sistemi i ri EES: Regjistrimi digjital zëvendëson vulat në pasaporta për hyrje në BE
Nga nesër, 10 prill (e premte), hyn në fuqi sistemi i ri evropian për hyrje dhe dalje (EES – Entry/Exit System). Kjo do të thotë se evidenca digjitale do të zëvendësojë vulat e deritanishme në pasaporta për të gjithë shtetasit e vendeve që nuk janë anëtare të BE-së, përfshirë edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Të dhënat biometrike: Gjatë hyrjes së parë pas vendosjes së sistemit, udhëtarëve do t’u merren shenjat e gishtave dhe do të fotografohen.
Monitorimi i qëndrimit: Sistemi do të llogarisë automatikisht se sa ditë po qëndroni në BE, duke kontrolluar rreptësisht rregullin “90 ditë në një periudhë prej 180 ditësh”.
Koha e pritjes: Për shkak të marrjes së të dhënave biometrike, pritet një rritje fillestare e kohës së pritjes në vendkalimet kufitare gjatë hyrjes në zonën Shengen.
Lajme nga vendi
Aliu: Ndryshimet në Ligjin për Transplantim tashmë në ENER
Në Regjistrin Elektronik Kombëtar të Rregulloreve (ENER), prej sot është i disponueshëm propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrjen dhe transplantimin e pjesëve të trupit të njeriut për qëllime mjekimi, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
“Nga zbatimi i deritanishëm i ligjit ka dalë nevoja për të bërë ndryshime dhe plotësime në drejtim të zgjerimit të rrethit të personave që mund të jenë dhurues të gjallë të organeve, thjeshtësimit dhe ndryshimit të procedurave administrative, si dhe mundësimit që çdo qytetar, përmes një deklarate te mjeku i tij amë, të përcaktohet si donator potencial i organeve pas vdekjes. Ky është edhe një hap drejt rritjes së vetëdijes publike për rëndësinë e dhurimit të organeve, si akti më i lartë i humanizmit përmes të cilit shpëtohen jetë njerëzish. Qëllimi është që vullneti i qytetarit të jetë parësor, sistemi të jetë më transparent dhe më i besueshëm, ndërsa vendimi personal të rikthehet aty ku i takon – te vetë individi”, thekson ministri Aliu.
Parashikohet gjithashtu edhe vendosja e një liste kombëtare që do të udhëhiqet nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të “Sistemit Kombëtar për Evidenca Elektronike në Shëndetësi”, si dhe rregullime të tjera administrativo-teknike të tekstit ligjor, informojnë nga Ministria.
-
Lajme nga bota2 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni2 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga vendi2 months ago20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”

