Connect with us

Lajme nga vendi

Mickoski: Shteti do të duhet t’i kthejë 50 milionë euro për tekat i dikujt

Published

on

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, sot para mediave kumtoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për anulimin e të a.q. tatimi solidar është përfundimtar dhe duhet respektuar dhe të gjitha subjektet e prekura kanë të drejtën legjitime të kërkojnë kompensim në emër të interesit të vonuar

Ai në pyetjen e gazetarëve tha se nuk ka ndërmend të komentojë vendimin e Gjykatës, dhe se në kuadër të Qeverisë së bashku me Ministrinë e Financave do të bëjnë një hartim të kompanive përkatëse, do të diskutohet dhe do të gjendet një zgjidhje.

“Si dhe për çdo gjë tjetër, edhe për këtë do të gjejmë zgjidhje. Jam i sigurt se në fund të ditës së bashku do ta tejkalojmë këtë problem, si dhe qindra tjera që kemi kaluar në muajt e fundit”, tha ai, duke theksuar se po shqyrtohet edhe mundësia për të kërkuar përgjegjësi për situatën e ndodhur.

Gjykata Kushtetuese dje ka marrë vendim për anulimin e Ligjit për tatimin e solidaritetit, në mënyrë që shteti t’ua kthejë fondet 156 kompanive në shumë prej rreth 50 milionë euro.

Tatimi i solidaritetit u sjell në vitin 2023 si e njëfishtë, taksë e jashtëzakonshme publike. Me tatimin janë mbuluar kompanitë që në vitin 2022 kanë realizuar të hyra të përgjithshme mbi 615 milionë denarë, e me qëllim për të mbledhur mjete për të zbutur pasojat e krizës dhe për të kontribuar në shpenzimet publike në mënyrë solidare.

Advertisement

Mickoski tha se edhe kur është marrë vendim për vendosjen e të a.q. tatimim solidar, ka paralajmëruar se do të vijë koha për pagesë, pra mjetet e grumbulluara do të duhet të kthehen.

“Edhe atëherë në takimet me përfaqësuesit e institucioneve financiare ndërkombëtare, personalisht thash se një ditë dikush do të duhet ta kthejë atë tërbim. Dhe tani në vend se 50 milionë për diçka tjetër, ne do të duhet t’i kthejmë tekat e gabimeve të dikujt në të kaluarën”, tha ai.

Lajme nga vendi

Bashkëpunimi ndërkombëtar në arsim dhe mjedis sjell Tetovën në fokus të mediave austriake

Published

on

Në periudhën 16–27 mars 2026, në shkollën fillore Leopoldinum – Smart City në Graz, u zhvillua një shkëmbim arsimor dhe mjedisor me pjesëmarrjen e një delegacioni nga Maqedonia e Veriut, i përbërë nga përfaqësues të UEJL-së. Ky aktivitet u organizua me mbështetjen e kompanisë austriake Saubermacher, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, promovimin e qëndrueshmërisë dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në arsim.

Gjatë qëndrimit, delegacioni u përfshi në aktivitete të bazuara në mësimin kërkimor (Inquiry-based Learning) në kuadër të programit prestigjioz IB-PYP. Fokus u vu te tema ndërdisiplinore “Sharing the Planet”, ku nxënësit trajtuan sfida reale mjedisore si ndotja e ujit, riciklimi dhe biodiversiteti. Nxënësit e klasave të para dhe të dyta prezantuan rezultatet e tyre përmes lojërave me role, duke dhënë mesazhe të fuqishme dhe zgjidhje konkrete si riciklimi, reduktimi i ndotjes dhe përdorimi i energjisë diellore. Prezantimet u zhvilluan në gjuhën angleze, në një mjedis shumëgjuhësh me nxënës nga mbi 40 shtete.

Ky projekt shënon gjithashtu një moment historik, pasi përfaqëson për herë të parë një qëndrim mësimor në një shkollë austriake me pjesëmarrjen e njëkohshme të përfaqësuesve nga UEJL (një profesor dhe dy studente). “Ky angazhim mundësoi aplikimin e njohurive teorike në praktikë, duke zhvilluar aftësi në mësimin e bazuar në projekte, komunikim dhe bashkëpunim ndërkulturor, potencoi profesori unverzitar z.Hajrulla Hajrullai.

Angazhimi aktiv dhe përfshirës i pjesëmarrësve u vlerësua edhe nga media austriake, e cila theksoi rëndësinë e një bashkëpunimi të tillë në promovimin e metodave inovative të mësimdhënies dhe ndërgjegjësimit mjedisor në nivel ndërkombëtar.

Një rol kyç në këtë iniciativë luan kompania Saubermacher, përmes angazhimit të themeluesit të saj, Hans Roth, i cili thekson rëndësinë e ndarjes së njohurive dhe përvojave në Evropën Juglindore. Sipas tij, qëllimi nuk është vetëm përmirësimi i infrastrukturës së menaxhimit të mbeturinave, por edhe krijimi i një ndikimi të qëndrueshëm në shoqëri përmes edukimit dhe ndërgjegjësimit të brezave të rinj. Ai nënvizon se fëmijët janë “ambasadorët e mjedisit të së nesërmes”.

Advertisement

Në këtë kontekst, bashkëpunimi me Komunën e Tetovës përfaqëson një model të suksesshëm të partneritetit publiko-privat në fushën e mjedisit që mbulon rreth 105.000 banorë, me synim arritjen e standardeve evropiane në ekonominë qarkore dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët.

Duke e pasur parasysh rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në avancimin e arsimit dhe qëndrueshmërisë komuna e Tetovës në vazhdimësi dha mbështetje për realizim të suksesshëm të këtij aktiviteti.

“Përpos një qyteti më të pastër dhe më të rregullt, tani është koha të vazhdojmë edhe me replikimin e praktikave më të mira ndërkombëtare në avancimin e arsimit dhe qëndrueshmërisë. Me përkushtim dhe bashkëpunim të ngushtë kemi sjellë një standard të ri evropian në menaxhimin e mbeturinave,” theksoi kryetari i Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami.

Në kuadër të këtyre përpjekjeve të përbashkëta, pjesëmarrësit e shkëmbimit do të angazhohen në aktivitete ndërgjegjësuese me nxënësit e shkollave fillore në Tetovë, duke promovuar një model thelbësor bashkëpunimi mes sektorit publik, atij privat dhe akademisë.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Juristi Bajrami: Provimi i jurisprudencës në shqip është plotësisht i ligjshëm

Published

on

Mundësit dhe organizimi I provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe në këtë kontekst, juristi Ibrahim Bajrami jep sqarim të detajuar lidhur me bazën ligjore që e mundëson një gjë të tillë duke sqaruar se kjo e drejtë buron nga ligji për përdorimin e gjuhëve i cili u miratua me 14 janar 2019, dhe i cili hyri në fuqi tetë ditë pas shpalljes në gazetën zyrtare, duke shtuar se ligji ka një gamë të gjerë zbatimi dhe përfshin edhe përdorimin e gjuhës shqipe në këtë proces.

Në pyetjen e gazetarit se, a është e mundur që në RMV, provimi i jurisprudencës të organizohet në gjuhën shqipe?, ai u përgjigj:

“Absolutisht që po, kjo e drejtë buron nga ligji për përdorimin e gjuhëve i cili u miratua me 14 janar 2019, dhe i cili hyri në fuqi tetë ditë pas shpalljes në gazetën zyrtare. Kështu i formësuar, ligji ka një gamë të gjerë zbatimi ku 20 % në nenin dy taksativisht ceket se ka të bëje me gjuhën shqipe. Në të njëjtën kohe, temë debati mund të jetë edhe ligji i fundit për provimin e jurisprudencës i cili u miratua në fund të vitit 2019 dhe ka hyrë në fuqi në dy janar 2020. Ligji për jurisprudencë është miratuar pas miratimit të ligjit për zbatimin e gjuhëve dhe në këtë frymë është dashtë që të potencohet që në përputhje me ligjin për zbatimin e gjuhëve edhe ligji i jurisprudencës të jetë i inkorporuar e drejta e 20 %, gjegjësisht përdorimi i gjuhës shqipe gjatë dhënies së provimit të jurisprudencës,” deklaroi Ibrahim Bajrami – Jurist. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

Dauti: Ligji për përdorimin e gjuhëve i obligon institucionet shtetërore përdorimin e gjuhës shqipe

Published

on

Deputetja e ASH-së, Ziadin Selës, Ilire Dauti ka deklaruara se gjuha shqipe është zyrtare në Maqedoni dhe se institucionet shtetërore janë të obliguara të zbatojnë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

Dauti në “ClickPlus” e pyetur nëse gjuha shqipe është zyrtare ajo tha se “doni një vërtetësi, jo më larg se dje. Do të ndalej seanca po të mos ishte gjuha shqipe zyrtare? Kërkesa ime ishte e prerë që materialet t’i kem në gjuhën shqipe”.

Dauti theksoi se Ligji për përdorimin e gjuhëve i obligon institucionet shtetërore që ta zbatojnë dhe të krijojnë kushte për zbatimin e ligjit.

“Ligji për përdorimin e gjuhëve ka dispozitë ku i obligon institucionet shtetërore që ta implementojnë dhe të krijojnë kushte për zbatimin e ligjit. Ka pas një nen tjetër, i cili ka qenë shumë i kontestueshëm nga pala tjetër, por me gjithatë është pjesë e ligjit dhe që thotë se ata institucione dhe organe shtetërore të cilët nuk do t’i harmonizojnë ligjet tjera me atë do të vlejnë ligjet e ligjit në fjalë, dmth ligjit për përdorimin e gjuhëve”, deklaroi Ilire Dauti – deputete e ASH-së, Sela.

Continue Reading

Më të lexuarat