Lajme nga vendi
Janevska: Të gjitha paralajmërimet për bom’ba janë të rreme, prindërit të ndjehen të sigurt

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Janevska, në konferencën për media të mbajtur sot informoi se MASh ka formuar një grup ndërsektorial për të trajtuar më efektivisht situatën pas raportimeve për mjete shpërthyese të vendosura në disa shkolla fillore dhe të mesme.
“Të gjitha raportimet janë të rreme, dhe nxënësit janë kthyer në shkollë”, tha Janevska, duke falënderuar MPB-në për reagimin e shpejtë. Ajo shprehu keqardhjen që dikush po luan me sigurinë e fëmijëve dhe u bëri thirrje drejtuesve të shkollave që të raportojnë raste të tilla në Ministrinë e Brendshme dhe të respektojnë protokollet e policisë.
Ministrja theksoi se është e rëndësishme që mësuesit dhe drejtorët të komunikojnë ekskluzivisht përmes adresave elektronike zyrtare, të krijuara nga Ministria e Arsimit, pasi siç tha ajo, raportet nuk janë marrë përmes emaileve zyrtare, por private. Për këtë qëllim, siguria është rritur me vërtetim të dyfishtë gjatë përdorimit të emaileve zyrtare.
Ajo rekomandoi që komunat, nëse kanë mundësi, të ofrojnë siguri fizike dhe video mbikëqyrje në shkolla dhe të jenë më të kujdesshme se kush dhe si hyn në shkolla.
E pyetur nëse ka informacion se kush i dërgon paralajmërimet, Janevska tha se kjo është përgjegjësi e MPB-së, por se MASH vazhdimisht komunikon me policinë për këtë rast. Gjithashtu ajo u bëri thirrje prindërve që të ndihen të sigurt pasi janë marrë të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse.
Lajme nga vendi
VLEN ka nderin të shpallë fillimin e masës së jashtëzakonshme “Shporta Shkollore”, një hap i madh për të gjitha familjet

Sot, me zemër dhe përkushtim të pakufizuar, VLEN ka nderin të shpallë fillimin e masës së jashtëzakonshme “Shporta Shkollore”, një hap i madh për të gjitha familjet shqiptare dhe çdo fëmijë që ëndërron të nisë vitin shkollor me buzëqeshje. Sepse çdo fëmijë meriton t’i hapë dyert e shkollës me lumturi, jo me shqetësime për çantat, fletoret dhe ngjyrat e tij të preferuara.
Kjo masë që do të zgjatë deri më 15 shtator, të gjithë qytetarët do të kenë mundësinë të blejnë fletore, çanta shpine, lapsa, ngjyra druri, kalkulatorë, dhe çdo pajisje tjetër të nevojshme me zbritje deri në 15%, duke siguruar që çdo fëmijë të fillojë vitin shkollor i pajisur dhe i motivuar. Çdo produkt i përfshirë në këtë masë do të shënohet qartë me sloganin “Më pak shpenzime, më shumë për ty”, duke sjellë kursime reale dhe lehtësim për çdo familje.
Këtë vit, presim që kursimet të arrijnë deri në 2,000 denarë për nxënës, një ndihmë konkrete për buxhetin familjar dhe mundësi për të përmbushur çdo ëndërr të vogël të fëmijëve. Vitin e kaluar, masa solli lehtësim të madh për mijëra familje, ndërsa sivjet po shkojmë edhe më tej!
VLEN beson se çdo fëmijë meriton mundësinë e barabartë për të mësuar dhe për të ëndërruar, ndërsa prindërit të ndjejnë qetësi dhe besim.
VLEN nuk dhuron vetëm zbritje,VLEN dhuron shpresë, mundësi dhe një të ardhme ku çdo fëmijë mund të arrijë ëndrrat e tij. Ky është angazhimi ynë për një shkollim të denjë, për çdo buzëqeshje të vogël dhe për çdo zemër që rritet me besim dhe lumturi. Së bashku, po ndërtojmë një të ardhme ku çdo fëmijë do të ndihet i barabartë, i fuqishëm dhe i motivuar të shkëlqejë!
Qoftë vit I mbarë plot sukses për çdo nxënës!
Lajme nga vendi
Fetai: Badinteri nuk preket

Në një reagim të fundit në Facebook, zëvendëskryeministri Arben Fetai theksoi rëndësinë e mekanizmit të shumicës së dyfishtë, të njohur si Badinter, si gurthemeli i demokracisë konsensuale në Maqedoninë e Veriut.
Fetai theksoi se, megjithë zhurmën dhe spekulimet e krijuara gjatë fushatës parazgjedhore, Badinteri nuk mund të preket. “Ky mekanizëm garanton barazinë, bashkëjetesën dhe paqen në vendin tonë, duke siguruar që vendimet kryesore të reflektojnë vullnetin e dy komuniteteve më të mëdha”, shkroi Fetai.
Ai shtoi se pa mbështetjen e deputetëve shqiptarë, çdo iniciativë për ndryshimin e Badinterit është juridikisht e pamundur, dhe se diskutimet në këtë drejtim janë vetëm diversion nga prioritetet reale të vendit.
“Le të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtjen e vlerave evropiane dhe të demokracisë konsensuale dhe të vazhdojmë të ndërtojmë një Maqedoni të Veriut të fortë, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse”, përfundoi Fetai.
Lajme nga vendi
Një 83-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 2.000 euro

Më 20.08.2025 në orën 12:40 në SPB Tetovë, një banore 83-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 2.000 euro. Sipas denoncimit, personi i është lajmëruar në telefon dhe e ka lajmëruar se vajza e saj kishte shkaktuar aksident trafiku në Shkup në të cilin kishte ndërruar jetë një i mitur dhe nëse nuk do që ajo të shkojë në burg duhet të sjellë para në Shkup. Siç është denoncuar, ajo i ka çuar paratë në vendin e caktuar, ndërsa më vonë pasi është dëgjuar me dhëndrin e saj ka kuptuar se është mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve