Connect with us

Sport

ALEKSANDËR TRUMÇI: DO KTHEHEMI ME REZULTAT POZITIV

Published

on

Me ndeshjen Vardari – Shkëndija që do të zhvillohet të premten me  fillim në ora  15:00, në terrenin e kampit stërvitor të FFM-së hapet sipari i xhiros së 24-të në elitën e futbollit vendor. Pesë takimet tjera zhvillohen të shtunën me fillim në ora 15:00

 Java e 24-të e kampionatit në Ligën e parë të futbollit vendor fillon  nesër  me ndeshjen derbi me Vardarit dhe Shkëndijës, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet në stadiumin te kampi stërvitor i FFM-së me fillim në ora 15:00. Derisa skuadra e Vardarit  lufton mbijetesën, ekipi i  Shkëndijës rrugëton fuqishëm drejtë titullit të pestë kampion, prandaj kjo ndeshej ka rëndësi të veçantë për të dyja skuadrat. Mbrojtësi në ekipin kuqezi Aleksandër Trumçi në pritje të këtij takimi të vështirë thotë se kanë analizuar mirë ekipin kundërshtarë.

 ’Po është e vërtet atmosfera  në ekip është shumë e mirë pasi e kemi një seri  rezultate pozitive dhe ekipi po shkon mjaftë mirë dhe mendoj se do ja arrijmë objektivat që e kemi. Kemi ndeshjen e nesërme kundër Vardarit  të cilën e kemi  analizuar ekipin mjaftë mirë është një ekip shumë serioz dhe do shkojmë për  fitore ‘’

Duke marrë para sysh se skuadra e vardarit  pa marrë parasysh formën momental gjithmonë kundër  Shkëndijës jep maksimumin por futbollisti Trumçi shpreson se nga Shkupi do të kthehen kryelartë

 ’Po  ekipi është gjithmonë i gatshëm për çdo ndeshje. Të gjithë e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje e cila është një derbi dhe është një ekip shumë serioz. Ne do shkojmë të japim maksimumin tonë dhe besoj se do kthehemi me rezultat pozitiv’’  tha futbollisti Trumçi

Advertisement

 Pesë  takimet  tjera  të  javës  së 24-të zhvillohen  të  shtunën me fillim në ora 15:00, takohen: Besa e Dobërdollit – Struga Trim Lum, Shkupi – Pelisteri, Voska Sport – Rabotniçki, Tikveshi – Gostivari  dhe AP Brera – Sileksi

 Shaban Sinani – TV Koha

Sport

KOSOVË – TURQI NDESHJE HISTORIKE PËR “DARDANËT”

Published

on

Stadiumi ‘’Fadil Vokrri’’ në Prishtinë nesër është nikoqire e ndeshjes Kosovë- Turqi  finalja historike e play off-it për kualifikim në Botërorin 2026. Takimi luhet nesër me fillim në ora 20:35

 Përfaqësuesja e Kosovës pas  kthimit  nga  Bratisllava ka zhvilluar séance  intensive stërvitore në kuadër të përgatitjeve për finalen e madhe të “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026 kundër Turqisë, që luhet nesër ë stadiumin “Fadil Vokrri”, ku pritet të krijohet një atmosferë e paparë deri më tash në tribuna.

 Në seancën e fundit stërvitore  seleksionuesi Franco Foda ka vënë theks të veçantë në aspektet taktike të lojës duke marrë parasysh se Turqia është ekip që duhet vlerësuar. 

 Kapiteni Vedat Muriqi në konferencën për shtyp para ndeshjes së madhe me Turqinë, shprehu  respekt  për  Turqinë, por insiston se Kombëtarja e Kosovës të kualifikohet në Botërorin 2026.

 Kam shumë respekt për shtetin e Turqisë, për  ata  lojtar  që kemi luajtur dhe kemi qenë bashkë lojtarë edhe  kundërshtarë në shumë ndeshje por kjo është ndeshje mes kombëtaresh është çështje shteti . Nesër do të bëj çmos për të shkuar në Botëror me Kosovën. Mes vijave të fushës do të vazhdoj të kem respekt për Turqinë, por shkojmë për fitore dhe me  u kualifikua  në Kupën e Botës”

Advertisement

 Për ndeshjen Kosovë – Turqi  interesimi është i jashtëzakonshëm dhe  sipas informatave nga Federata e futbollit të Kosovës tanimë nuk ka   asnjë biletë.  

Ndeshja Kosovë – Turqi luhet nesër me fillim në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Shaban  Sinani – TV KOha

Continue Reading

Sport

NESËR ZHVILLOHET MIQËSORJA IRLANDË – MAQEDONI E VERIUT

Published

on

Maqedonia e Veriut ka udhëtuar mesditën e djeshme drejt Dablinit për ndeshjen e detyrueshme miqësore ndaj Irlandës, të martën  me fillim në ora  20:45. Maqedonia në këtë ndeshje miqësore do të përballet me disa mungesa

 Pas disfatës në gjysmëfinalen e plej of-it nga Danimarka, të përzgjedhurit e seleksionuesit Goce Sedlloskit nesër  do të përballen me Irlandën  e cila humbi nga Çekia dhe sipas kalendarit të UEFA-s dy  vendet janë të obliguar të luajnë ndeshje  miqësore  .

 Për këtë sfidë seleksionuesi Sedlloski nuk do të ketë në dispozicion Miovskin dhe Atanasovin, por edhe Aleksandar Trajkovskin, i cili gjatë ditës paralajmëroi pensionimin nga futbolli reprezentues.

 Mbrojtësi Gjoko Zajkov thekson se ekipi ka mësuar nga ndeshja e mëparshme dhe se çelësi do të jetë stabiliteti mendor gjatë gjithë ndeshjes.

 Tani jemi plotësisht të përqendruar te Irlanda. Nuk ka miqësore, luajmë çdo ndeshje për të fituar. Duam t’i tejkalojmë të gjithë dhe të tregojmë cilësi, siç e dinim më parë. Është gjithashtu shumë e rëndësishme nga pikëpamja psikologjike të përgjigjemi pas humbjes kundër Danimarkës. Me një rezultat të mirë, mund ta lëmë atë ndeshje pas më shpejt dhe të dukemi më mirë në sfidat dhe kualifikimet e ardhshme” tha futbollisti Gjoko Zajkov

Advertisement

 Reprezentacioni  sonte në Dablin do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore para  ndeshjes  së nesërme që fillon në ora  20.45

Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Sport

KOMBËTARJA ME PROBLEME PARA SFIDËS ME UKRAINËN

Published

on

Shkaku i lëndimeve trajneri  Sylvinjo nuk  do  të  ketë në ekip  Muçin por edhe  Jasir Asanin. Ndeshja miqësore Shqipëri – Ukrainë luhet nesër në Valencia  me  fillim në orën 20:45

 Kombëtarja shqiptare në Valencia, ka  zhvilluar seancën e fundit stërvitore para  ndeshjes së  nesërme  miqësore kundër  Ukrainës . 

 Nga Federata Shqiptare e Futbollit  kanë njoftuar se me skuadrën nuk ka stërvitur sulmuesi Ernest Muçi, i cili që të shtunën ka ndjerë një shqetësim në pjesën e pasme të kofshës së djathtë, për çka  i  është nënshtruar rezonancës magnetike, dhe nuk  do të  jetë i gatshëm për  ndeshjen ndaj Ukrainës.

 Gjithashtu, në seancën e fundit  stërvitore  nuk mori pjesë edhe mesfushori Jasir Asani, i cili ka pësuar një goditje në gjurin e djathtë gjatë stërvitjes së djeshme.

Stafi mjekësor po e mban në monitorim të vazhdueshëm gjendjen e tij dhe para  ndeshjes do të vlerësohet nëse futbollisti do të jetë i gatshëm për t’u rikthyer në stërvitje.

Advertisement

Ndeshja miqësore mes Ukrainës dhe Shqipërisë do të zhvillohet më 31 mars, në orën 20:45, në Valencia.

  Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Më të lexuarat