Connect with us

Lajme nga vendi

REPREZENTACIONI  I MAQEDONISË SOT UDHËTOI PËR NË VADUZ

Published

on

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll sot pasdite po udhëton për në Vaduz, të  shtunën do të  zhvillojnë ndeshjen e parë kualifikuese me Lihtenshtajnin, për Botërorin 2026.

Reprezentacioni  nga  dita  e hënë  kur edhe u bë grumbullimi  janë përgatitur  në  kampin stërvitor të FFM-së  kua  gjatë gjithë kohës kanë punuar  në  atmosferë zie  shkaku  i  rastit  tragjik  që ndodhi në Koçani. Seleksionuesi Blagoja  Milevski  për  dy  ndeshjet e para kualifikuese  ka  mbetur  pa  tre  futbollist   të lënduar  si Lirim Qamili,Milan Ristovski dhe Stefan Ashkovski, ndërsa e ka ftuar David Toshevskin.  Pas seancës  të mbrëmshme  stërvitore reprezentuesi, Jovan Manev, foli për sfidën e ardhshme, por edhe për momentet e vështira që po kalon ai dhe mbarë populli pas tragjedisë së madhe që tronditi opinionin. Ai me emocion ai theksoi se nëse i jepej rasti do të jepte më të mirën në fushë, duke ia dedikuar paraqitjen e tij atyre që nuk janë më mes nesh.

 ’Këto janë ditë shumë të vështira për mua dhe të gjithë ne. Kemi humbur miqë të afërt . Po e di  se  ata  do të dëshironin të vazhdojmë  dhe të jemi këtu  të luftojmë për  vendin tonë, për reprezentacionin  tonë , do të na  mungojnë përgjithmonë  dhe kur  nuk  do ti harrojmë dhe për atë  ku mu dha rasti gjithashtu edhe kolegët e mi do ta  japim maksimumin, për  nder  të tyre. Ky është momenti të dëshmojmë  karakter  dhe përkushtim  të gjithë së bashku  dhe kështu të shënojmë rezultate së pari për  ato ’ deklaroi  futbollisti Jovan Manev

 Ndeshja mes Lihtenshtajnit dhe Maqedonisë është caktuar të shtunën nga ora 15:00. Ekspedita jonë menjëherë do të kthehet dhe do të vazhdojë përgatitjet për ndeshjen e parë në shtëpi në këto kualifikuese, të cilën ekipi i Milevskit do ta luajë të martën kundër Uellsit.

 
Shaban Sinani -TV Koha

Lajme nga vendi

Gjatë javë priten reshje bore në viset malore në Maqedoni

Published

on

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se pritet mot i ndryshueshëm me reshje të shpeshta lokale shiu, përcjell TV21. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Sipas DPHM, në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

“Nesër moti do të mbetet stabil. Nga pasditja e së mërkurës deri të premten, nën ndikimin e një vale të re të lagësht do të ketë reshje shiu, më të bollshme (mbi 30 l/m²). Për shkak të depërtimit të një mase më të ftohtë ajri nga veriu dhe erës së përforcuar veriore, të enjten dhe të premten në male do të ketë kushte që reshjet e shiut të kalojnë në borë të përkohshme. Temperatura do të bjerë ndjeshëm. Gjatë ditëve të fundjavës pritet stabilizim i motit dhe rritje e ngadalshme e temperaturave ditore”, thonë nga DPHM.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Linjë e re ajrore nga Shkupi drejt Gjermanisë, tre herë në javë do të ketë fluturim drejt Shtutgartit

Published

on

Me fluturimin e parë që u nis sot në orën 06:25 nga Shkupi drejt Shtutgartit, kompania “Wizz Air” ka hapur një linjë dhe destinacion të ri nga kryeqyteti i Maqedonisë drejt Gjermanisë, njofton TAV Maqedonia.

Kompania do të operojë fluturime nga Shkupi për në Shtutgart 3 herë në javë, çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte. Gjatë orarit veror të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, deri më 24 tetor, orari i nisjes është:

E hënë dhe e premte: 06:25 nga Shkupi, me mbërritje në Shtutgart në 11:10 sipas orës lokale.
E mërkurë: nisja në 06:30 nga Shkupi, me mbërritje në 11:10 sipas orës lokale.
Gjatë sezonit dimëror, fluturimet do të jenë gjithashtu të hënave, të mërkurave dhe të premteve, me të njëjtat orare nisjeje dhe mbërritjeje, respektivisht 06:30 dhe 11:30 sipas orës lokale.

Me shtimin e Shtutgartit në hartën e destinacioneve nga Aeroporti i Shkupit, “Wizz Air” ka tashmë 9 linja drejt 9 qyteteve në Gjermani: Shtutgart, Berlin, Dortmund, Baden-Baden, Friedrichshafen, Hamburg, Frankfurt-Hahn, Mynih-Memingen dhe Nuremberg.

Kjo linjë është pjesë e marrëveshjes së kompanisë me Qeverinë.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Dje në fshatin malor Vicë të Tetovës u mbajt Dita e Patates

Published

on

Me qëllim mbështetjen dhe promovimin e fermerëve të Sharrit dhe prodhuesve të produkteve bujqësore, në fshatin Vicë, u mbajt manifestimi i dytë me radhë, Dita e Patates së Vicës.

Në eventin e djeshëm u ekspozuan prodhimet bujqësore dhe blegtorale, me theksin kryesor pataten e Vicës, e cila bashkë me kaçamakun tradicional dhe groshën u servuan për të pranishmit.

“Ne si prodhues e kemi edhe trashëgimi prej prindërve. 28-30 tonë në vit nxjerrim nga të mbjellat, por ka fshatarë të tjerë që mbjellin edhe më shumë. Tërë fshati jeton nga patatja e Vicës, andaj edhe në treg dua që të mos keqpërdoret emri i patates Vicës, por të shitet kualiteti”, tha Refik Arifi, Kultivues i patates.
“Qëllimi i këtij manifestimi është ta promovojmë Mali

n Sharr si Park Kombëtar. Ta kthejmë qengjin e Sharrit si më i shijshmi, por edhe djathin si brend të Sharrit por gjithsesi edhe racën e deles së Sharrit”, shtoi Mome Mlladenovski, Kryetar i kooperativës bujqësore Ovçepolka.
Fermerët e Sharrit kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë të rrisë subvencionet, gjë që do ndikonte në rritjen e prodhimit dhe cilësisë.

“Problemi primar është çështja e subvencioneve. Subvencioneve duhet të bëhen në një datë sepse e dini gjithë blegtorët në një shkurt duhet t’i kemi të sigurta subvencionet, sepse shkaku i saj fermerëve iu rritet çmimi i ushqimeve”, tha Naser Xhemaili, Kryetar i fermerëve të Sharrit.

Advertisement

Manifestimi që për të dytin vit me radhë organizohet në fshatin malor Vicë të Tetovës, organizohet nga kooperativa “Sharri”, ndërsa financohet nga Ministria e Bujqësisë dhe organizata evropiane e të njëjtës veprimtari./Alsat.mk

Continue Reading

Më të lexuarat