Lajme nga vendi
Durmishi: Me zgjidhjen ligjore do të rregullohet punësimi i punëtorëve sezonalë, qëllimi është ulja e ekonomisë gri
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot në debat publik të mbajtur në Kuvend, arsyetoi Ligjin për angazhimin e personave me punë.Në shtojcë ju dërgojmë fjalimin e ministrit Durmishi para të pranishmëve në Kuvend:Ministria e Ekonomisë dhe Punës punon në mënyrë aktive në masat për zvogëlimin e ekonomisë gri dhe sigurimin e mbrojtjes sociale për punëtorët.Në këtë drejtim është edhe propozim Ligji për angazhimin e personave me punë. Një nga qëllimet e këtij ligji është të parandalojë shpërnguljen e të rinjve, si dhe t’u japë kompanive maqedonase marrëdhënie legale për të angazhuar punëtorë për të ardhur deri te një numër sa më i madh i punëtorëve. Në këtë mënyrë ata mund të zgjerojnë veprimtarinë e tyre ekonomike. Gjithashtu, përmes këtij ligji, synojmë të forcojmë ekonominë meqë kur do të bëhet korniza legale edhe punëtorëve u jepet mundësia për të fituar në mënyrë legale, atëherë po ata punëtorë të njëjtë në bazë të pagës së pranuar, do t’i paguajnë tatime shtetit, por edhe përmes kontribuesve indirekt në ekonomi do të gjejnë një mënyrë për të forcuar konsumin personal, shteti të arkëtojë tatimet, etj.Me këtë ligj mundësohet procedurë më e thjeshtuar për angazhimin në punë të personave për punë të përkohshme dhe sezonale në veprimtari të caktuara, marrim numër më të madh përfitimesh në disa fusha të ndryshme.Ky ligj ka për qëllim plotësimin e nevojave për punë të punëdhënësve, ku lejohet angazhimi i personave me pension pleqërie, si dhe studentë të rregullt, pa humbur me këtë rast përfitimet tjera, siç janë përdoruesit e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, personat e evidentuar të papunë (e drejta e kompensim monetar dhe nuk fshihen nga regjistrat e të papunëve), përdorues i pensionit të pleqërisë dhe familjar, përdorues i së drejtës për sigurim social, statusi i studentit të rregullt…Sektori i Koordinimit të aktiviteteve të ministrit Сектори за координација на активностите на министерот
Ky ligj ndihmon në luftën kundër ekonomisë informale “gri” duke formalizuar punën e palajmëruar dhe është pjesë e angazhimeve strategjike të shtetit për të nxitur dhe mbështetur formalizimin e veprimtarive ekonomike informale duke krijuar sistem masash mbështetëse parandaluese dhe nxitëse. Me këtë zgjidhje me mbështetjen e donatorëve do të vendoset regjistër për evidencën e angazhimit me punë, më saktësisht do të vendoset mekanizëm institucional për angazhim me punë të personave pa ushtruar punë të natyrës së përkohshme dhe sezonale në veprimtari të caktuara në procedurë të thjeshtuar.- Me Ligjin janë përfshirë 3 fusha: • BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE PESHKIMI• OBJEKTE PËR AKOMODIM DHE VEPRIMTARI SHËRBYESE TË USHQIMIT • VEPRIMTARI TË AMVISËRISË SI PUNËDHËNËS – Angazhimi me punë në procedurë të thjeshtuar do të bëhet duke lajmëruar personin përmes regjistrit për evidencën e angazhimit në punë të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë, derisa arkëtimi i tatimeve dhe kontributeve do të bëhet përmes sendërtimit të sistemit për arkëtimin e tatimeve dhe kontributeve të Drejtorisë së të Ardhurave Publike.Me respekt, Njësia e marrëdhënieve me publikun
Lajme nga vendi
MINISTRIA E DREJTËSISË: JEMI PËR DIALOG – POR VETËM NË BAZË TË KUSHTETUTËS!
“Ministria e Drejtësisë e respekton të drejtën për protestë si një nga të drejtat themelore demokratike të çdo qytetari. Shprehja e lirë e qëndrimeve dhe iniciativave përmes tubimeve publike përbën një segment të rëndësishëm të shoqërisë demokratike dhe kontribuon në avancimin e dialogut publik – thuhet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë, pas protestës së sotme të studentëve.
Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate thotë se me keqardhje konstaton se protesta e sotme edhe një herë tregoi përpjekje për manipulim të qytetarëve nga struktura politike që për më shumë se dy dekada kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në krijimin e gjendjeve të këqija në sistemin e drejtësisë.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, këto veprime hapin dyshime për përpjekje për manipulim publik dhe instrumentalizim përmes nxitjes së çështjeve të ndjeshme, si dhe përdorimit të dukshëm të retorikës etnike për arritjen e qëllimeve afatshkurtra politike.
Në këtë kontekst, sipas Ministrisë së Drejtësisë, është evidente edhe mungesa e përdorimit të simboleve shtetërore në protestën e sotme, gjë që, sic thonë, vë në pikëpyetje kapacitetin demokratik të organizatorëve dhe qëndrimin e tyre ndaj shtetit dhe rendit kushtetues.
Sa i përket kërkesave lidhur me dhënien e provimit të jurisprudencës, Ministria e Drejtësisë edhe një herë thekson dhe konfirmon se ai zhvillohet në përputhje me kornizën ligjore në fuqi. Bëhet fjalë për një provim profesional që nuk përbën procedurë administrative, por një mekanizëm për sigurimin e cilësisë dhe profesionalizmit në sistemin e drejtësisë.
Ministria e Drejtësisë mbetet e hapur për dialog konstruktiv me të gjitha palët e interesuara dhe i shqyrton me kujdes të gjitha iniciativat dhe propozimet, ekskluzivisht në kuadër të kompetencave ligjore.
Nuk do të lejojmë asnjë keqpërdorim të Kushtetutës dhe ligjeve. – thuhet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Lajme nga vendi
PROTESTA E STUDENTËVE: AKUZA E KUNDËRAKUZA VLEN – BDI!
I përgëzoj studentët për protestën dinjitoze dhe vetëdijen e lartë qytetare që e dëshmuan sot.
Kërkesa e tyre është e drejtë dhe, siç ju kam premtuar edhe në takimin tonë të parë, këtë çështje do ta zgjidhim. Për herë të parë pas pavarësisë së shtetit Provimi i Jurisprudencës do të mbahet edhe në gjuhën shqipe! – kështu ka shkruar në Facebook, kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duke pohuar se elita milionere e ish-pushtetit, e cila, sic thotë, tentoi të kontrabandohet në krye të kauzës së pastër studentore, sot dështoi keq. Ky popull i njeh mirë. Tinëzitë e tyre nuk kalojnë.
Por, pas takimit me zyrtaren e Ambasadës Amerikane në Shkup, një nga krerët e koalicionit VLEN u prononcua edhe para gazetarqëve.
Protestën e studentëve e kanë ndjekur edhe deputetë e zyrtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Bujar Osmani përmes një postimi në Facebook thotë se në protestën e studentëve ka qenë si ligjerues, si prind po edhe si politikan.
“Ishte një vorbull emocionesh. Nga njëra anë u ndjeva krenar. Krenar për një gjeneratë që nuk bën kompromis për dinjitetin e vet.
Po në të njëjtën kohë u ndjeva edhe keq. Keq për ku e kanë sjellë disa politikanë shqiptarë këtë popull në pak vite” shkruan Osmani duke potencuar, sic thotë, prapa këtij degradimi ka emra dhe mbiemra konkret, të cilët, sipas tij, kanë me mbet në faqet e errëta të historisë.
Ka reaguar edhe Arbër Ademi i BDI-së, pas publikimit të pamjeve nëpër rrjetet sociale ku një qytetarë i kërkon të largohet nga protesta.
Personin në fjalë, Arbër Ademi e ka identifikuar si aktivist të Izet Mexhitit, duke pohuar se ky provokim ishte për kamera duke dashur të kompromitohet një kauzë studentore dhe jopartiake për ta mbrojtur Fillkovin dhe hajnitë e tyre.
“VLEN-i erdhi për ta prishur protestën, por nuk ia doli.
Studentët do t’ia dalin mbanë, deshën apo nuk deshën ata që sot frika u ka hyrë në palcë” – thuhet në postimin e Arbër Ademit.
Lajme nga vendi
Dogana e Maqedonisë konfiskon ilaçe të padeklaruar të fshehura në një autobus nga Kosova
Nga Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut njoftojnë se në një autobus që është ndaluar në territorin e Maqedonisë, janë gjetur gjithsej 16.051 copë ilaçe të pa deklaruara, me vlerë prej 1,6 milion denarësh.
Nga Drejtoria e Doganave thonë se bëhet fjalë për një autobus në pronësi të një agjencie turistike nga Kosova, që lëvizte në linjën Turqi – Kosovë.
“Në kontrollin e detajuar u gjetën: 623 ampula Prolutex (për terapi hormonale dhe mbështetje të shtatzënisë) 15.000 tableta Jardiance (për trajtimin e diabetit) 428 copë solucion për injeksione që përdoren për vizualizim me rezonancë magnetike: 61 ampula Clariscan, 355 ampula Gadovist dhe 12 ampula Genburto Një pjesë e ilaçeve, 428 ampula, u gjetën gjatë kontrollit të parë në një qese të zezë plastike të fshehur pas sediljeve”.
“Pas kësaj, autobusi u dërgua në terminal doganor për kontroll të detajuar, ku në hapësirat fabrika të ventilimit u gjetën pjesa tjetër, 15.623 copë ilaçe. Kundër dy të dyshuarve, Departamenti i Hetimeve ka ngritur padi penale për kryerje të veprës penale të kontrabandës, ndërsa ilaçet janë konfiskuar përgjithmonë”, thonë nga Drejtoria e Doganave.
-
Lajme nga rajoni2 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota2 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga vendi2 months ago20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”

