Lajme nga vendi
Jotova: Kolegët tanë nga Maqedonia e Veriut kërkesat bullgare mundohen t’i paraqesin si trillim

Nënpresidentja bullgare Iliana Jotova dhe komisionerja evropiane Marta Kos do të diskutojnë për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor. Ata do të marrin pjesë në hapjen e forumit “Bashkimi Evropian takohet me Ballkanin”.
“Ky do të jetë takimi im i parë me komisioneren Kos. Ne duam të dëgjojmë prej saj se cili është vizioni për zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor. Vëzhgimi im është se kjo temë është braktisur plotësisht në muajt e fundit”, tha nënpresidentja bullgare para fillimit të forumit.
Jotova konfirmoi gjithashtu se do të shprehë qëndrimin e Bullgarisë në lidhje me Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Për mendimin tim, ky debat është duke u deformuar si këtu në Bullgari ashtu edhe në skenën evropiane. Ka një përpjekje nga kolegët tanë nga Maqedonia e Veriut që kërkesat normale të Bullgarisë, respektimi i kritereve evropiane t’i paraqesin pothuajse si një trillim nga ana jonë dhe po përpiqen gjithashtu t’i vendosin në një bllokadë bilaterale, gjë që nuk është e vërtetë”, komentoi Jotova.
Lajme nga vendi
MSH: Po trajnohen specializantë dhe studentë të mjekësisë, po krijojmë kapacitete sipas kritereve të larta evropiane

Në kuadër të Qendrës së Simulimit Mjekësor trajnohen specializantë, studentë të mjekësisë, ekipe të urgjencës, personel nga kujdesi intensiv, gjinekologjia dhe neonatologjia, krijohen kapacitete që i përshtaten kritereve më të larta evropiane dhe ku përgatitja e stafit vjen nga një model strategjik , i vendosur për edukim dhe punë të vazhdueshme, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Me 600 specializantë të rinj dhe mbi 1.250 punësime në institucionet shëndetësore gjatë 45 ditëve të fundit, projektojmë shëndetësinë sipas nevojave reale të qytetarëve.
Simulatorët në QSM janë të teknologjisë më të avancuar, në të cilët mund të simulohen pothuajse të gjitha dukuritë dhe gjendjet patologjike të njeriut. Është një mjedis ku dija shndërrohet në përvojë, e përvoja bëhet siguri për çdo jetë që varet nga sistemi shëndetësor.
“Krijojmë kapacitete që i përshtaten kritereve më të larta evropiane dhe ku përgatitja e stafit vjen nga një model strategjik , i vendosur për edukim dhe punë të vazhdueshme. Me 600 specializantë të rinj dhe mbi 1.250 punësime në institucionet shëndetësore gjatë 45 ditëve të fundit, projektojmë shëndetësinë sipas nevojave reale të qytetarëve. Qasja jonë është e qartë – investojmë te njerëzit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë nga ku theksojnë se ky vizion shndërrohet në praktikë përmes funksionimit të suksesshëm të Qendrës së Simulimit Mjekësor.
Lajme nga vendi
Turist turk gjendet i vdekur në një hotel në Shkup

MPB ka njoftuar se më datë 15.08.2025, në ora 07:37, në SPB Shkup është raportuar se në një hotel në rajonin e Bit Pazarit është gjetur i vdekur A.Z. (44) nga Turqia. Nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë është konstatuar vdekja pa shenja të dukshme dhune. Është kryer ekspertizë në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.
Lajme nga vendi
I morri 1700 euro për ta kaluar patent shoferin në Tetovë, denoncohet për mashtrim një person nga Shkupi

MPB njofton se me datë 15.08.2025, në orën 09:30, në Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës, një 19-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se ishte mashtruar për 1700 euro nga F.I. nga Shkupi, i cili i kishte premtuar se do ta ndihmonte të kalonte provimin e patentë shofeeit. Sipas raportimit, pasi i dha paratë, F.I. nuk ka pranuar të kontaktojë me të, pas së cilës ai e ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve