Lajme nga vendi
Nikolloski: Tenderi për 120 autobusët e rinj elektrik është në fazën përfundimtare

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, pret që linja e parë e “Trenit të Qytetit” Zelenikovë – Draçevë – Kisella Voda – Aerodrom – Qendër (Stacioni i Ri Hekurudhor) të jetë në funksion deri në fund të vitit. Ky është, siç tha ai mbrëmë, investim i madh prej rreth pesëdhjetë milionë eurosh për të tre linjat e planifikuara të qytetit.
“Në seancë qeveritare, shqyrtuam zbatimin e projektit “Treni i qytetit”. Studimi i fizibilitetit për të gjithë unazën është përfunduar. Nevojiten rreth 50 milionë euro. Një pjesë e këtyre fondeve tashmë është siguruar në Buxhetin e këtij viti dhe NP Infrastruktura Hekurudhore do të shpallë tender për ndërtimin dhe rehabilitimin e pjesës më të madhe të infrastrukturës që do të përdoret në maksimum një muaj – linja nga Zelenikova përmes vendbanimit Draçevë përcakton kufirin midis vendbanimeve Aerdorom dhe Kisella Voda dhe përfundon në Stacionin e Ri Hekurudhor”.
“Presim që linjat e para të Trenit të qytetit të jenë gati deri në fund të vitit dhe të jenë funksionale para Vitit të Ri në linjën Zelenikovë – Dracevë – Kisella Voda – Aerodrom – Qendër, por do të zhvillojmë paralelisht edhe dy unazat e tjera”, informoi Nikoloski.
Ai shtoi se me kërkesë të Qytetit të Shkupit dhe komunave të tjera, përgatitja tenderit për furnizimin e autobusëve të rinj elektrikë ekologjikë, gjithsej 120, nga të cilët 80 do të jenë për Shkupin, është në fazën përfundimtare.
“Kur kombinoni trenin e qytetit dhe autobusët e rinj modernë, transporti publik do të jetë në një nivel shumë më të mirë se sa është tani dhe pres që rezultatet të jenë të disponueshme deri në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit të ardhshëm”, theksoi Nikoloski.
Lajme nga vendi
Garë mes 10 kandidatësh, për kreun e Antikorrupsionit

Rreth dhjetë kandidatura kanë mbërritur në Kuvend për shpalljen publike për kryetar të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, e cila përfundon sot, përcjell TV21. Numri përfundimtar do të dihet të hënën, pasi të mbërrijnë edhe ato që janë dërguar me postë. Procedura për këtë shpallje do të vazhdojë pas 3 nëntorit, pra pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.
Të mërkurën, Komisioni parlamentar për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve mbajti seancë, në të cilën formoi Komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të KSHPK-së. Anëtarët e Komisionit për përzgjedhje autorizohen të kryejnë përpunimin e të dhënave personale, duke qenë të detyruar të sigurojnë fshehtësinë dhe mbrojtjen e të dhënave në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, për çka do t’i dorëzojnë deklarata Komisionit kuvendor./tv21.tv
Lajme nga vendi
Sela ; Arbën Xhaferi ishte më shumë se një politikan ,ishte lisi i madh nën hijen e së cilit ishin të gjithë të tjerët

Lajme nga vendi
MPB dhe “Gazeta Zyrtare” të lidhura në mënyrë digjitale! Më e lehtë publikimi i dokumenteve të humbura dhe nxjerrja e të rejave

Një platformë e re digjitale lidh Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Gazetën Zyrtare për publikim më të shpejtë të dokumenteve të humbura dhe nxjerrje të të rejave, përcjell TV21. Me këtë zgjidhje, ndalet praktika e mëparshme e shkëmbimit të të dhënave përmes e-mail-it, dhe në bazë të marrëveshjes mes dy institucioneve, procesi kalon në platformën kombëtare për ndërveprueshmëri.
Kështu, Gazeta Zyrtare çdo ditë do t’i marrë automatikisht dokumentet e humbura ose të vjedhura për t’i shpallur të pavlefshme. Pas shpalljes, MPB po ashtu automatikisht i merr nga platforma kombëtare dhe i azhurnon në sistemin e saj të brendshëm, duke i mundësuar qytetarëve të nxjerrin më shpejt dokumente të reja.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve