Connect with us

Sports

REPREZENTACIONI VIJON PËRGATITJET TAKITKE  KUNDËR BELGJIKËS

Published

on

Me një atmosferë të nivelit të lartë  reprezentacioni  ynë vazhdon përgatitjet  për dy ndeshjet kualifikuese në Grupin J, kundër Belgjikës dhe Kazakistanit. Futbollisti Trapanovski thotë se nuk duhet harxhuar fjalë për cilësitë individuale të Belgjikës.

 Përfaqësuesen e Maqedonisë në  futboll vetëm pas  pesë ditëve   e pretë një ndeshje  shumë e vështirë pasi  në arenën “Todor Proeski” në Shkup , përballemi me Belgjikën në kuadër të  grupit J, për kualifikim për Botërorin e  vitit  2026 që do të mbahet  SHBA, Kanada dhe Meksikë. Pas një  jave përgatitje në kampin stërvitor  të FFM-së  atmosfera  në grup është në nivelin më të lartë, këtë e deklaron edhe  futbollisti Kristjan Trapanovski nga i cili pritet të japi më të mirën nëse  seleksionuesi  Milevski do ti besonte  një vend  në formacionin e parë, thot; se Belgjika  ka top lojtar për të cilët nuk duhet  harxhuar falë  për  cilësinë e tyre individuale

Mendoj  se  jemi  të përgatitur  dhe  të gatshëm . Kemi  respekt  ndaj çdo kujt por motivimi është nivelin e lartë dhe  shpresojë se do të japim më të mirë së pari  kundër Belgjikës  dhe më pas edhe kundër Kazakistanit. Realisht dhe  sinqerisht t’ju them se ata kanë individualisht; kanë top lojtar, por jam i mendimit se faktikisht jemi mirë të përgatitur dhe mund  t’ju bëjmë ballë. Mendoj se  pjesa taktike  do të jetë më e rëndësishme ndërsa nuk  duhet të  harxhojmë fjalë për cilësinë e tyre individuale” deklaroi  Trapanovski

 Kujtojmë  se Maqedonia e veriut  në grupin J, është së bashku me Belgjikë, Uellsin , Kazakistanin dhe Lihtenshtajnin. Pas dy xhirove  të zhvilluara kryeson Maqedonia  me 4 pikë, para Uellsit që  gjithashtu ka  4 pikë, Kazakistanit me  3 pikë, ndërsa  Belgjika  e  cila  nuk ka  zhvilluar asnjë ndeshje  dhe  Lihtenshtajni nuk kanë asnjë pike. Më 6 qershor takohen: Maqedonia – Belgjika  dhe  Lihtenshtajni – Kazakistani, 

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement

Lajme nga vendi

KV SHKËNDIJA VIJON PËRGATITJET INTENSIVE PËR SEZONIN E RI

Published

on

Klubi i volejbollit Shkëndija  ka filluar përgatitjet  intensive  për  kampionatin e ri në Ligë parë të volejbollit për meshkuj  që  fillon më 25 tetor. Ditëve  në  vijim  priten edhe prurje të reja.

 Në pritje të kampionatit  të ri  2025/2026 në Ligën e parë të volejbollit  në kategorinë  e meshkujve, klubi i  volejbollit  Shkëndija  nga  fillimi i shtatorit  ka  filluar  përgatitjet për  sezonin e ri  që  do të  fillon  më 25 tetor.  Shkëndija fazën e parë e ka  zhvilluar  në terren të hapur ndërsa  nga  15  shtatori  është  duke  punuar edhe  në  sallë. Këtë për televizionin koha e  deklaroi  trajneri Durim Luma

’Gjithsesi   se prej  1 shator  2025 filluam me  përgatitje . Në dy javët e para  përgatitje fizike, ndërsa  prej  dje  startuam edhe me stërvitjet  në sall me  ushtrime  tekniko taktike. Stërvitjet kanë rrjedhur mirë. Besoj se  lojtarët e kanë përballuar me lehtësi dhe vazhdojmë të përgatitemi për kampionatin e ardhshëm  i  cili sipas të gjitha  gjasave do të startoj me  25 tetor, ndërsa ne  do të mundohemi të jemi  sa më të përgatitur për këtë kampionat’’ deklaroi trajneri Durim Luma

Ekipi i Shkëndijës  gjatë fazave përgatitore  padyshim se do të sjell edhe  përforcime, ndërsa formën e lojtarëve do ta ndjek përmes ndeshjeve  kontrolluese me  ekipe në afërsi të Tetovës  dhe nga Kosova

’Po  pas  largimit të Habil Ajetit , kapitenit tonë i  cili i dha fund  karrierës së tij aktive  dhe  ne  sigurisht se jemi  pak sa më të dobësuar këtë vit. Jemi në biseda me  disa  lojtarë, po besoj  se gjatë javës së ardhshme  do ti konkretizojmë të gjitha  bisedat dhe besoj  se  do arrijmë edhe marrëveshje për  përforcim të ekipit deklaroi trajneri Luma

Advertisement

 Skuadra kuqezi krahas garave në kampionatin vendor merr pjesë edhe në garat që zhvillohen me kategoritë  e veteranëve

’Sa i përket ekipit të veteranëve ne kemi startuar me përgatitjet  për  turnirin e ardhshëm që  do të mbahet më  21 shtator  këtu në Tetovë. Organizator është  ekipi i  veteranëve të Tetovës. Ndeshjet do të zhvillohen në sallën e shkollës ‘’Goce Dellçev’’. Në  përball  këtë javë në këtë turne  do ta kemi  ekipin e Skopje Veterani. Besoj se  po  që se arrijmë të  fitojmë edhe këtë ndeshje unë jam optimist  se  këtë punë do ta arrijmë dhe të përfundojmë në finalen e play off-it. Besoj se këtë rezultat  neve  mund të arrijmë’’ tha trajneri  Luma

Liga e parë e volejbollit në kategorinë e meshkujve  në sezonin e ri  2025/2026 që  fillon më 25 tetor do të garojnë  këto ekipe: Shkëndija, Universiteti i Tetovës, Liria,  Rabotniçki, KV Skopje , Strumica, Vesna Probishtipi, UGD Shtipi, Makedonia Xhio Susheva, dhe Janta Volej.
 
SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sports

BOTËRORI I KLUBEVE: BOTAFOGO MUNDI PSG, INTER MIAMI MUNDI PORTON

Published

on

Botërori i klubeve  që mbahet në  SHBA, vazhdon sipas  orarit të paraparë, ndërsa befasia më e madhe deri tash në ndodhi sot në orët e para të mëngjesit.

Kampioni në aktual i Evropës Paris Saint-Germain, u mposht befasisht nga ekipi brazilian, Botafogo, me  rezultatin 0-1,në ndeshjen e zhvilluar stadiumin “Rose Boël”,

Autor  i golit të vetë ishte Igor Jesus në minutën e 36-të të ndeshjes, pas asistit nga Savarino.

Me këtë fitore, Botafogo tani shkon në 6 pikë në vendin e parë, tri më shumë se PSG dhe Atletico Madrid që ndajnë pozitën e dytë ,

Fitore të rëndësishme ka  shënuar edhe Inter Miami-t  ndaj ekipit portugez Porto me rezultatin 1-0 me golin  që e  realizoi Lionel Messi  nga  goditja e lirë. Kapiteni argjentinas u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes, duke treguar përsëri klasën në momentet kyçe.

Advertisement

 

Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Lajme nga bota

LIGA EVROPA: SOT ZHVILLOHEN 8-të TAKIMET E PARA TË PLAY OFF-it

Published

on

Sonte  në program  janë  tet; ndeshjet e  fazës së play off-it në kompetiocionin e dytë për nga rëndësia  që organizohet  nga   UEFA, pra  zhvillohen   ndeshjet e plaz off-it në Liga Evropa. Ndeshje  më interesante  padyshim se  është   dueli   që  zhvillohet  në  stadiumin ‘’Estádio do Dragão’’ të Portos  në Portugali mes  ekipeve  Porto  dhe  Roma .

Fenerbaheçe e Zhoze Murinjos do të presë Anderlehtin, ndërsa Gallatasaraj do të udhëtojë drejt Holandës, ku do të përballet me AZ Alkmar. Katër takime do të zhvillohen në orën 18.45 minuta, ndërsa katër të tjerat, janë planifikuar për orën 21.00.

Liga Evropa – Play Off. Takohen:

Fenerbahçe –Anderleht  18:45

Ferencvarosh-Vik. Plzen  18:45

Advertisement

Midtjiland -R. Sosiedad  18:45

Union SG –Ajaks  18:45

Tuente – Bodo/Glimt  21:00

PAOK –FSB  21:00

Az Alkmar–Gallatasaraj  21:00

Advertisement

Porto – Roma  21:00

Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Më të lexuarat