Connect with us

Uncategorized

Aksion i madh policor, arrestohen disa persona

Published

on

Në rrjedhë e sipër është një aksion i madh policor në rajonin e Berovës, Pehçevës dhe Dellçevës. Bëhet fjalë për shkatërrimin e një grupi të organizuar kriminal, i cili prej vitesh ka kryer prerje ilegale të pyjeve, keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje dhe dhënie ryshfeti, si dhe vepra të tjera të rënda kundër mjedisit jetësor.

Jozyrtarisht, mes të arrestuarve janë edhe drejtori aktual i NP “Pyjet e Maqedonisë” dhe një shef aktual në polici, si dhe disa pjesëtarë të policisë, policë pyjorë, një zyrtar nga njësia rajonale e Ministrisë së Bujqësisë, si dhe pronarë të subjekteve juridike. Ata dyshohen se në mënyrë të organizuar kanë kryer prerje dhe transport të paligjshëm të druve, e cila më pas, përmes lidhjeve korruptive, është shitur si e prerë në mënyrë legale.

Sipas informacioneve tona, grupi ka funksionuar si një shoqatë kriminale me qëllim të vetëm – përfitimin personal në kurriz të shtetit dhe burimeve natyrore. Për vite të tëra askush nuk është përpjekur të ndalë aktivitetin e tyre, edhe pse shkatërrimi ishte i dukshëm. Kjo ngre një pyetje serioze: a ka në nivel lokal mjaft ndershmëri dhe integritet për t’u përballur me krimin dhe për të mbrojtur interesin publik?

Sipas kësaj, theksohet qartë se me këtë aksion policia dhe Qeveria dërgojnë një mesazh të prerë se korrupsioni, shkatërrimi i natyrës dhe keqpërdorimi i funksioneve nuk do të tolerohen, pa marrë parasysh kush qëndron pas tyre.

Advertisement

Uncategorized

Bilall Kasami uron muajin e Ramazanit: Ramazani le të jetë muaj i shenjtë

Published

on

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami ua ka uruar besimtarëve musliman fillimin e muajit të Ramazanit

” Ramazani le të jetë muaj i shenjtë, një fillim i ri për shpirtin dhe një afrim më i madh me njëri tjetrin.

Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara 🤲

Continue Reading

Uncategorized

MICKOSKI: HIQEN NËNKRYETARËT NË VMRO-DPMNE, RIKONSTRUIMI I QEVERISË NË MAJ OSE QERSHOR!

Published

on

Në këtë mandat VMRO-DPMNE nuk do të ketë nënkryetarë partiak. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për RTVM-në, Kryeministri dhe lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në vigjilje të Komitetit Qendror të partisë ku duhet të zgjidhen anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv dhe Sekretari I ri I Përgjithshëm.

Nënkryetarët e deritashëm të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolovski, Vlado Misajlovski, Gordana Dimitrievska – Koçoska dhe Timço Mucunski, do të propozohen për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv.

Në Kongresin e ardhshëm partiak në vitin 2029, Mickoski paralajmëroi se VMRO-DPMNE-ja do të ketë Kryetar të ri dhe udhëheqësi të re.

“Me këta njerëz jam nga dita e parë dhe janë bashkëpunëtorët më të afërt, por sic paralajmërova për vitin 2029 dhe për parimet që I përfaqësoj në Kongresin në 2029 partia do të ketë udhëheqësi të re, kryetar të ri për t`u dhënë hapësirë të gjithë të interesuarve që mendojnë se mund të japin vlerë të shtuar sin ë VMRO-DPMNE poashtu edhe në Qeveri”

Derisa bëhet përpilimi I organeve partiake, Mickoski gjatë intervistës potencoi se do të nis të mendojë edhe për Qeverinë dhe kandidatët e rinj në ekzekutiv si dhe për ndryshimet e resorëve. Ai pret që I gjithë procesi I rikonstruimit qeveritar mund të rrumbullaksohet gjatë majit dhe qershorit.

Advertisement
Continue Reading

Uncategorized

Bilall Kasami “ndez motorët” për fitoren e 2 nëntorit, viziton shtabet e lagjeve Teteks dhe Migjeni

Published

on

Kryetari i Tetovës ka nisur aktivitetet në kuadër të fushatës pë raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, me çka ka takuar aktivistët e lagjeve Teteks 1, Teteks 2 dhe Migjeni.

“Sot pata kënaqësinë të vizitoj fabrikën Molika, një nga Sonte zhvilluam takim me aktivistët tanë në shtabet e lagjeve Teteks 1, Teteks 2 dhe Migjeni, me njerëzit që më 19 tetor na dhuruan fitore të qartë e bindëse”.

“Kjo mbështetje është dëshmi e besimit që qytetarët kanë ndaj punës sonë, përkushtimit dhe vizionit për një Tetovë moderne, të pastër dhe me zhvillim të qëndrueshëm”, ka shkruar Kasami në Facebook.

Ai më tej thekson se “me të njëjtin bashkim e energji, më 2 nëntor do ta kurorëzojmë fitoren përfundimtare dhe do ta çojmë Tetovën edhe më përpara”.

Continue Reading

Më të lexuarat