Uncategorized
Nuk do të rritet çmimi i bukës

Nuk do të rritet çmimi i bukës, tha kryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike (LOE), Goran Gjorgjievski.
Siç theksoi në konferencën për shtyp, çmimi i grurit është stabil, ndërsa nuk ka luhatje as në vajin e lulediellit të papërpunuar.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me masat e reja të mundshme të qeverisë, Gjorgjievski theksoi se biznesi nuk është për ngrirjen e marzheve, por për formimin e çmimeve të tregut.
Sipas tij, duhet që në mënyrë të vazhdueshme të zbatohet Ligji për praktikat e padrejta tregtare.
Sa i përket pagës minimale, Gjorgjievski theksoi se duhet të ketë ekuilibër të qëndrueshëm kur bëhet fjalë për pagat. Rritja e pagës minimale, tha, ndikon në rritjen e të gjitha pagave të tjera.
“Problemi nuk është biznesi, por administrata. Duhet të mësojmë se duhet të punojmë që të marrin pagë. Duhet të krijojmë situata të punës në shoqëri”, theksoi kryetari i LOE-së.
Ata që janë të cilësisë së mirë në sektorin privat marrin paga të shkëlqyera, beson Gjorgjievski, ndërsa ata që nuk janë të kënaqur largohen.
Uncategorized
Shtetasja e Turqisë arrestohet në Gostivar, policia i gjeti substanca nar*kotike

Një shtetase 19 vjeçe e Turqisë është arrestuar në Gostivar. Sipas Policisë, tek e njëjta janë gjetur substanca narkotike.
“Më 18.09.2025, në orën 12:45 në Gostivar, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme – Gostivar e kanë privuar nga liria A.B. (19) nga Republika e Turqisë, pasi tek ajo janë gjetur dhe konfiskuar tableta dhe një send me mbetje marihuane. Më vonë, me urdhër gjyqësor, është kryer kontroll në banesën dhe hapësirat ndihmëse ku ajo jeton dhe i përdor në Gostivar, ku janë gjetur dhe konfiskuar një bluarëse me mbetje marihuane, tableta, substancë e bardhë pluhur, peshore digjitale, një qese me fara kanabisi dhe sende të tjera për të cilat dyshohet se rrjedhin nga vepër penale”, thonë nga MPB.
Uncategorized
Albin Kurti: Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk janë prishur me Amerikën, por se kanë disa dallime.
Teksa ka komentuar vendimin për pezullim të dialogut të planifikuar strategjik nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, Kurti ka thënë se nuk do t’i minimizojë zhvillimet e fundit.
“Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime. Ndonëse opozitarët po e stërmadhojnë në dritë negative çdo ndodhi për raportet e Qeverisë sonë me Qeverinë amerikane, unë nuk dua t’i minimizojë zhvillimet e fundit, i siguroj qytetarët tanë se qeveria jonë i trajton seriozisht deklaratat dhe qëndrimet e Ambasadës Amerikane”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
Uncategorized
VLEN: Pazaret e BDI-së me Levicën nuk do ta ndalin ndryshimin në Strugë

Koalicioni VLEN përmes një komunikate duke komentuar kandidaturën e Mojsovskës për qytetin e Strugës ka theksuar se BDI e ka nxjerrë në shitje Strugën, duke u bërë bashkë me Levicën e Apasievit për ta penguar fitoren e Mendi Qyrës.
“Kandidatura e Mojsovskës është pazar i turpshëm, i kurdisur për të mbajtur gjallë një pushtet të kalbur që struganët e refuzojnë. Kjo nuk është hera e parë që BDI bën pazare me Levicën: nga Shkupi e Velesi, deri te busti i Andon Lazov Qosetos në mes të kryeqytetit, çdo herë qytetarët kanë paguar çmimin e këtyre marrëveshjeve të pista. Por këtë herë, Struga nuk do të bjerë pre. Me 19 tetor, struganët do ta thonë fjalën e fundit: Struga nuk shitet, Struga çlirohet. Me votën e tyre, do të mbyllet një kapitull dhe do të hapet një epokë e re, e pastër dhe e ndershme, me Mendi Qyrën. BDI e ka nxjerrë në shitje Strugën, duke u bërë bashkë me Levicën e Apasievit për ta penguar fitoren e Mendi Qyrës”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve