Sport
MAQEDONIA FUQISHËM RRUGËTON PËR KUALIFIKIM NË BOTËRORIN 2026
Përfaqësuesja e Maqedonisë mbrëmë fitoi një pikë shumë të madhe në Gent, duke barazuar pa gola me Belgjikën në duelin e raundit të gjashtë në grupin “J” për kualifikim në Kampionatin Botërorë të futbollit që mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë në vitin 2026. Ndeshja e radhës është hënën kundër Kazakistanit në Shkup
Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë barazoi pa gola kundër Belgjikës në Gent në ndeshjen e raundit të gjashtë t; grupit “J” për të ruajtur pozitën e pare tani me 12 pikë. Kjo është një pikë shumë e rëndësishme dhe motiv shtesë përpara dy ndeshjeve të mbetura, kundër Kazakistanit të hënën në Shkup dhe muajin Nëntor kundër Uellsit në Kardif.
Belgjika kishte rolin e favoritit absolute, por trajneri Blagoja Milevski vendosi t’u jepte atyre posedimin e plotë të topit, por për këtë arsye ndërtoi një mbrojtje të forte para portës Stole Dimitrievski I cili mbrëmë ishte në formën e shkëlqyer.
Trajneri Blagoja Milevski është i kënaqur me pikën e fituar, barazimin kundër Belgjikës së fuqishme, por thotë se dështuam në organizimin e lojës, megjithëse edhe forca e Belgjikës ndikoi në këtë.
“Mund të jem i kënaqur me lojën mbrojtëse, por jo me organizimin e lojës. Ne morëm maksimumin nga kjo ndeshje, megjithëse plani ishte të kishim më shumë posedim të topit, të luanim edhe përpara. Sigurisht, edhe kundërshtari ndikoi në lojën tonë. Belgët kanë lojtarë të shkëlqyer në mesfushë. Gjëja më e rëndësishme është se sonte patëm atë “faktorin X”. Le të rezistojmë deri në fund dhe kur të mbrohemi, të tregojmë karakter. Jemi të lumtur, qëndruam në vendin e parë dhe tani duhet të përqendrohemi në ndeshjen e ardhshme kundër Kazakistanit, dhe atë menjëherë. Shpresoj se nuk është asgjë serioze me Visar Musliun, por do ta dimë brenda 24 orësh kur mund të skanohet dëmtimi“, tha trajneri Blagoja Milevski në konferencën për shtyp pas ndeshjes në Gent.
Ndeshjet e raundit të shtatë mund të jenë vendimtare për epilogun e kualifikimit në Botërorë pasi Maqedonia përballet me Kazakistanin, ndërsa në Kardif takohen Uellsi dhe Belgjika. Kujtojmë se po mbrëmë Kazakistani mundi Lihtenshtajnin 4-0. Pas ndeshjeve të mbrëmshme tabelën e kryeson Maqedonia me 12 pikë, Belgjika me 11 pikë, Uellsi 10 pikë , Kazakistani 6 pikë dhe Lihtensjtajni 0 pikë kanë
Sport
Albin Kurti ka premtuar 1 milion euro të tjera nëse Kosova shkon në Botëror
Kombëtarja e Kosovës mori një fitore historike me rezultat 4-3 në transfertën ndaj Sllovakisë, në gjysmëfinalen e playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Me këtë fitore, Kosova siguron vendin në finalen e playoff-it, ku më 31 mars do të presë Turqinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Fituesi i kësaj ndeshjeje do të marrë biletën për Botërorin 2026.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte premtuar shpërblime financiare: 500 mijë euro në rast fitoreje ndaj Sllovakisë dhe një milion euro në rast kualifikimi në Botëror.
Të gjitha biletat për finalen e playoff-it janë shitur, dhe stadiumi pritet të jetë i mbushur plot kundër Turqisë.
Sport
Ja ekipet që kaluan për në finalen e ditës së martë për në Botëror dhe si do ndeshen
Ekipet që kaluan për në fazen finale, ku mund të shkohet në Boteror janë: Turqia, Çekia, Danimarka, Italia, Polonia, Kosova, Suedia, Bosnja.
Ja si do ndeshen ditën e martë:


Lajme nga vendi
Debakël i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll në Kopenhagë– REAGIME KUNDËR SEDLOSKIT!
Tifozët nga Maqedonia e Veriut ishin e vetmja pikë e ndritshme në disfatën e thellë kundër Danimarkës në Kopenhagë.
Me këtë rast, një falënderim I sinqertë sot në mëngjes është publikuar nëpër rrjetet sociale nga FFM-ja me dedikimin se mbështetja e tyre është një motiv që të bëhemi më të fortë.
Futbolldashësit në Maqedoninë e Veriut janë tepër të zhgënjyer nga performansa e futbollistëve, vendosja taktike dhe përzgjedhja e 11-shit të parë.
Seleksionuesi Goce Sedloski pas ndeshjes deklaroi se analizat nuk do t`i bëjë me “kokë të nxehur”, por ditëve në vijim pasi të ulen tensionet.
Por, kanë nisur të shfaqen edhe reagimet e para.
Një mesazh që qarkullon nëpër rrjetet sociale është e bashkëshortes së futbollistit Aleksandar Trajkovski, i cili të rikujtojmë para katër viteve shënoi golin historik kundër Italisë në Palermo. Sipas saj, Trajkovskit iu pamundësua ta bëjë paraqitjen e 99-të në fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.
Ajo mes tjerash në Facebook ka shkruar.
“Kur do të ndalemi t`i vlerësojmë vlerat e vërteta, kur do të harrojmë kush ka ndërtuar dhe kush ka dhënë, atëherë nuk e humbim vetëm lojtarin. Humbim fytyrën, Humbim arsyen” – ka shkruar bashkëshortja e Trajkovskit, duke aluduar me faktin që dyshja sulmuese Trajkovski – Miovski nuk u inkuadrua në 11-shin e parë.
Seleksionuesi Sedloski mbrëmë deklaroi se është e palejueshme që rënia taktike dhe fizike në pjesën e dytë të ndeshjes dhe kjo nuk guxon të ndodh në të ardhmen.
Topi është tek Sedloski për të vlerësuar se kush gaboi, kush ra fizikisht dhe taktikisht dhe për cilin s`ka vend në vizionin e tij futbollistik.
Shihemi në Dablin…
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

