Connect with us

Sport

LIGA E DYTË: NESËR ZHVILLOHET  JAVA  E 10-TË E SEZONIT VJESHTOR

Published

on

Të shtunën  me fillim në ora 13:00 luhet java e 10-të e sezonit vjeshtor në Ligën e dytë. Shkëndija e Haraçinës  është mysafire e Pobedës në Prilep, ndërsa Teteksi nikoqire e Osogovës

 Java e 10-të e sezonit vjeshtor në Ligën e dytë të futbollit vendor vazhdon  të  shtunën. Shkëndija e Haraçinës se cila aktualisht ndanë pozitën e parë me Bregallnicën e Shtipit nesër është mysafire e ekipit Pobeda në Prilep ku  pritet një ndeshje  e pa parashikueshme  sa  i përket  ekipit fitues kur dihet  se rezultate në dy  ndeshjet e fundit të  skuadrës nga Prilepi janë shpresë dhënëse . Por  me gjithat Hraçinasit janë optimist se edhe  në këtë përballje do  dalin me  rezultat pozitiv. Bregallnica  në Shtip është nikoqire e Detonit Plaçkovica  ku pret  fitore  të  sigurt. Një ndeshje interesante pritet edhe  në Tetovë ku përballen  Teteksi  dhe Osogova

Në xhiron e 10-të.  Që zhvillohet  nesër me  fillim në ora 13:00, takohen:  Bregallnica – Detonit Plaçkovica, Kamenica Sasa – Skopje, Kozhufi  – Bellasica. Novaci – Golemo Konjari, Pobeda – Shkëndija (H), Prespa –Ohri, Teteksi  – Osogova,  Vardari Negotinë  – Slloga Vinicë.
 
 
Shaban Sinani – TV KOHA 

Sport

SHKËNDIJA  KTHEHET ME TRE PIKË NGA STRUMICA

Published

on

 Shkëndija  shënoi  fitore 3-2  kundër AP Brera  në Strumicë në ndeshjen e  zhvilluar  sot  në kuadër të javës së 11-të të sezonit  vjeshtor

 Sot në kuadër të xhiros së 11-të të sezonit vjeshtor në Ligën e parë, në stadiumin ‘’Bllagoja Istatov’’ në Strumicë u zhvillua ndeshja mes AP Brera dhe Shkëndijës së Tetovës . Pas  90 minutave  lojë mjaftë interesante dhe  e pa parashikueshme  deri në  fund, takimi përfundoi  me rezultatin  fitues  doli skuadra tetovare me rezultatin  2-3

 Shkëndija  në  pjesën e parë me  golat e  Fiton Ademmit  dhe  vane  Kërstevskit  ishte  në epërsi  0-2,  mirëpo në pjesën e dytë vendasit  arritën  të shënojnë  dy  gola  me  autor Ndzenge  i  cili  huqi edhe  një penalti, ndërsa Shkëndija  realizoi  një  gol me  autor  Endrit Krasniqi.   Në  minutat e  fundit të ndeshjes  u  vërejt  iniciativë maksimale  vendasve  por  fatmirësisht   nuk arritën të konkretizojnë   raste e  krijuar.

Pra epilogu përfundimtar  i ndeshjes  AP Brera  2, Shkëndija 3.  Pra   e rëndësishmja e  kësaj  ndeshja  padyshim se është  fitorja  dhe  tre pikët . ndërsa  për lojë e treguar  gjithsesi  se  stafi teknik  do të  analizoi ditëve në vijim  sidomos repartin e mbrojtjes 

 Me tre  pikët e sotme Shkëndija me  24 pikë  vazhdon  të mbetet në mesin e skuadrave  më  serioze  për kreun e tabelës.

Advertisement

Kujtojmë se dje  pasdite  në Manastir Pelisteri dhe Tikveshi luajtën me barazim pa  gola 0-0. Kujtojmë se sezoni vjeshtor vazhdon që të hënën me ndeshjen hapëse të  xhiros  së 12-të  që luhet në Gostivar mes Arsimit dhe  Bashkimit

 

SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Sport

NBA Milwaukee mundi Warriors pa Antetokounmpo

Published

on

Tre  fitore të  ekipeve  vendase dhe  një e skuadrës  mysafire  është  epilogu  i  katër ndeshjeve  të  zhvilluara   në mëngjesin e sotëm në  kampionatin  amarrkan të basketbollit NBA

Ndeshja derbi mes  ekipeve  Milwaukee  dhe  Golden State  Warriors  përfundoi me  fitoren e  skuadrës  vendase  me rezultatin  120-110 përkundër  faktit  se   tek vendasit   shkaku i dhimbjeve  në gju nuk luajti   basketbollisti më i mir  i vendasve ndaloi Giannis Antetokounmpo. Por  megjithatë  vendasit  jashtëzakonisht të motivuar  arritën  të   fitojnë këtë derbi me rezultatin e sigurt 120-110. Në mungesën e lojtarit grek për ekipin nga Wisconsin kësaj radhe shkëlqeu Ryan Rollins me 32 pikë.

Te  skuadra  mysafire  më  efikas  ishin Steph Curry me 27 pikë, Jonathan Kuminga  me 24 pikë dhe Jimmy Butler me 23 pikë, të cilët mbyllën ndeshjen me numra dyshifrore. Sa u përket lojtarëve të stoli kontributi ishte i vogël me vetëm 29 pikë.

Rezultatet e  ndeshjeve të  sotme:

 

Advertisement

Charlotte – Orlando 107-123

Milwaukee  – Golden State Warriors 120-110

Oklahoma  Washington 127 -108

San Antonio – Miami  107 – 101

 

Advertisement
 Shaban Sinnai – TV Koha
Continue Reading

Sport

VOLEJBOLL: DERBI LIRIA – STRUMICA LUHET NË TETOVË

Published

on

Nesër  në  program  janë pesë ndeshje  të  xhiros së dytë  të sezonit vjeshtor  në  Ligën e parë të volejbollit  për  meshkuj. Në Tetovë takohen  Liria – Strumica dhe  Shkëndija –Vesna Probishtip

 Kampionati  i volejbollit në kategorinë e meshkujve  vazhdon të shtunën me ndeshjet e javës së dytë. Qyteti i Tetovës edhe kësaj radhe  është  nikoqire e dy ndeshjeve  kampionate pasi përballen Liria – Strumica  dhe  Shkëndija – Vesna Probishtip.  Skuadra  nga  Zherovjani paralajmëron  se nuk  do të dorëzohet  para  kampionit  në  fuqi  por përkundrazi do të mundohet që t’ia prish  hesapet  duke  u  bazuar në dy përforcimet  nga  Gjeorgjia. Ndeshja  Liria – Strumica  luhet  nesër  me  fillim në ora  16:00, te  salla e shkollës  fillore ‘’Goce Dellçev’’ në Tetovë.

Klubi i volejbollit  Shkëndija  pas disfatës  në  xhiron  e parë  në  derbin lokal  me  Universitetin e Tetovës, nesër maksimalisht e mobilizuar do  të luaj  për të marrë tre  pikët në përballjen me Vesna Probishtip. Takimi Shkëndija – Vesna Probishtip  luhet  nesër me  fillim në ora 18:00 te salla  sportive e gjimnazit në Tetovë.

Skuadra e tretë tetovare klubi i volejbollit Universiteti i Tetovës ndeshjen me Janta Volej  do ta zhvillon të martën në Shkup.

Në xhiron e dytë, takohen: Shkëndija  – Vesna Probishtip, Liria – Strumica, Skopje – UGD Shtipi, Rabotniki – Boreci, Makedonija Xhio – Susheva, ndeshja  Janta Volej – Universiteti Tetovës luhet  të martën m ë 4 nëntor

Advertisement

Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Më të lexuarat