Lajme nga vendi
Moti me vranësira dhe reshje të shiut
																								
												
												
											Moti sot në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje lokale të shiut, posaçërisht paradite. Do të fryjë dhe erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 6 deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 11 deri në 16 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira, paradite me reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 14 gradë Celsiusë.
Lajme nga vendi
Përgjimet skandaloze trondisin BDI-në: Kërkohet përgjegjësi nga Blerim Bexheti dhe Musa Xhaferi
														Sekretariati për Mundësi të Barabarta i Bashkimit Demokratik për Integrim – Dega Tetovë, ka dalë me një reagim publik pas zhvillimeve të fundit dhe publikimit të përgjimeve skandaloze që përfshijnë emrat e Musa Xhaferit dhe Blerim Bexhetit, të cilat kanë tronditur opinionin publik.
Në deklaratë thuhet se anëtaret e këtij Sekretariati ndjejnë detyrimin moral dhe politik për të shprehur qëndrimin e tyre, duke theksuar nevojën për reflektim të thellë brenda strukturave të partisë.
“Ngjarjet e fundit kanë hapur debat të gjerë në shoqëri dhe kanë ngritur nevojën për reflektim të thellë brenda strukturave të partisë. BDI-ja është ndërtuar mbi vlera të qarta politike dhe morale – integritet, drejtësi, barazi dhe përkushtim ndaj qytetarëve – vlera të cilat duhet të ruhen dhe të përfaqësohen me dinjitet nga të gjithë anëtarët dhe përfaqësuesit tanë,” – thuhet në reagim.
Anëtaret e Sekretariatit për Mundësi të Barabarta theksojnë rëndësinë e transparencës, përgjegjësisë dhe etikës publike në çdo nivel të vendimmarrjes, duke kërkuar nga udhëheqësia e partisë që të ndërmarrë hapa të qartë për të garantuar respektimin e këtyre parimeve.
“Si gra të angazhuara në jetën politike dhe shoqërore, kërkojmë nga udhëheqësia e partisë që të sigurojë që këto parime të jenë udhërrëfyes në çdo veprim e deklarim publik,” – theksohet më tej.
Në përfundim, Sekretariati për Mundësi të Barabarta shpreh përkushtimin ndaj idealit dhe vizionit të Bashkimit Demokratik për Integrim, të udhëhequr nga kryetari Ali Ahmeti, duke bërë thirrje për unitet, reformim të brendshëm dhe forcim të besimit qytetar.
“Besojmë se vetëm përmes reformimit të brendshëm dhe forcimit të besimit qytetar, mund të vazhdojmë rrugën tonë drejt një të ardhmeje më të drejtë dhe më të ndritur për të gjithë,” – përmbyllet deklarata.
Lajme nga vendi
Adnan Azizi uron Bilall Kasamin: “Përjetësisht rrugëtojmë së bashku”
														Pas rizgjedhjes së Bilall Kasamit, Adnan Azizi ka shprehur publikisht urimin e tij përmes një mesazhi të shkurtër dhe domethënës në rrjete sociale informon tetovasot.
“Përjetësisht rrugëtojmë sëbashku Urime kryetar, shëndet e vetëm suksese!”, ka shkruar Azizi, duke i përcjellë urimet e tij kryetarit Bilall Kasami.
Ky mesazh vjen në prag të zhvillimeve të reja brenda skenës politike shqiptare në vend, ku bashkëpunimi dhe uniteti mes figurave të ndryshme po shihet si çelës për fazën e ardhshme politike.
Lajme nga vendi
Dauti: 10 komunat e fituara janë 10 vula legjitimiteti të VLEN-it si përfaqësues të shqiptarëve!
														 Zëvëndësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, ka shkruar se fitorja e VLEN-it është fitore e dyfishtë për shqiptarët, duke aluduar edhe në humbjen e AKI-së si fitore të shqiptarëve.
„ Kjo nuk është thjesht një fitore elektorale është një ndryshim epokal, një dëshmi e qartë se shqiptarët e vendit kanë zgjedhur rrugën e përgjegjësisë, transparencës dhe vizionit të ri qeverisës. Në vetëm pak muaj pjesëmarrjeje në pushtetin qendror, VLEN-i ka arritur të fitojë besimin e qytetarëve me hov të jashtëzakonshëm. Çdo votë e dhënë për këtë koalicion ishte një votë mirënjohjeje për punën, përkushtimin dhe seriozitetin tonë politik. Qytetarët e panë ndryshimin në stilin e qeverisjes, në mënyrën e komunikimit dhe në prioritetet që për herë të parë vendosën qytetarin para partisë. Prandaj, 10 komunat e fituara janë 10 vula legjitimiteti, që betonojnë praninë e VLEN-it si forcë qendrore dhe të pashmangshme në politikën shqiptare të Maqedonisë së Veriut. Nga ana tjetër, fitorja e dytë e shqiptarëve është ndëshkimi që mori BDI-ja një parti që për vite të tëra mbajti pushtet absolut, por e keqpërdori atë. Arroganca, mungesa e vetëkritikës dhe abuzimi me besimin e qytetarëve u kthyen në bumerang. Populli shqiptar i dha një mesazh të qartë pushteti nuk është pronë, por përgjegjësi. Ky është verdikti i demokracisë VLEN u vlerësua, ndërsa BDI u dënua“, ka shkruar zëvëndësdrejtori, Mustafa Dauti.
Ai tutje ka shtuar që AKI-në e ka dërguar drejt humbjes totale koalicioni me dy krahët e ASH-së, Ziadin Selën dhe Arben Taravarin.
„Në fund, Sela e Taravari si dy mjek BDI-në nga vdekja klinike e ndihmuan për ta dërguar në vdekje biologjike. Prandaj, VLEN po betonohet si opsioni i vetëm që punon para se të premtojë, vepron para se të bëhet vonë”, ka përfunduar zëvëndësdrejtori, Dauti.
- 
																	
										
																			Lajme nga vendi6 days agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
 - 
																	
										
																			Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
 - 
																	
										
																			Lajme nga rajoni2 months agoNë Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë
 

																	
																															