Sport
Dardanët udhëtojnë drejt Sllovenisë për misionin e madh
Kombëtarja e Kosovës udhëton sot drejt Lubjanës për sfidën vendimtare të së shtunës kundër Sllovenisë, ndërsa përgatitjet për këtë duel të rëndësishëm të kualifikimeve për Botërorin 2026 po zhvillohen me intensitet maksimal.
Në seancat e deritanishme stërvitore, përzgjedhësi Franco Foda ka vazhduar të theksojë punën taktike, me fokus të veçantë te tranzicionet dhe organizimi mes reparteve. Gjithë grupi i futbollistëve është në gjendje të shkëlqyer fizike, duke i dhënë trajnerit një komfort të plotë para ndeshjes që mund të përcaktojë fatin e Dardanëve në këto kualifikime.
Atmosfera në kampin kosovar mbetet shumë pozitive dhe e mbushur me besim. Të gjithë janë të vetëdijshëm për rëndësinë e sfidës në “Stožice”, e cila mund t’i sigurojë Kosovës vendin në ‘play-off’ dhe ta mbajë në garë për kualifikim direkt.
Pas stërvitjes, optimizmi u reflektua edhe nga mbrojtësit Mërgim Vojvoda dhe Dion Gallapeni. Të dy vlerësuan cilësinë e Sllovenisë, por njëzëri theksuan se në Lubjanë do të hyjnë vetëm për fitore. “Grupi është duke punuar shumë mirë dhe jemi gati për lojë. E dimë rëndësinë e ndeshjes dhe po e presim me padurim. Është një finale për ne. Një pikë nuk është e keqe, por ne hyjmë për të fituar dhe do të shkojmë për tri pikë”, tha Vojvoda.
Ndërsa Gallapeni shtoi: “Atmosfera është shumë pozitive dhe përgatitjet po shkojnë perfekt. Këto dy ndeshje janë jetike për ne, një mundësi historike. Sllovenia është ekip kompakt, edhe atyre u duhen tri pikët, ndaj pres një ndeshje të hapur. Ne do të luftojmë për fitore.”
Kosova do të mbajë një seancë të fundit të lehtë stërvitore para dite, para nisjes për në kryeqytetin slloven, ku të shtunën do të kërkojë fitoren që do ta afronte me ëndrrën e Botërorit.
Sport
ZYRTARE: FRANCA MERR KREUN NË RENDITJEN E FIFA-s
Federata Botërore e Futbollit FIFA sot zyrtarisht ka publikuar renditjen e kombëtareve për muajin Mars. Renditjen e vendeve e kryeson Franca para Spanjës dhe Argjentinës. Kosova ngjitet një vend më lartë ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut zbresin për një vend më poshtë
Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll ka rënë me një vend në renditjen e fundit të FIFA-s të publikuar sot, duke u renditur vendin e 67-të.
Maqedonia e Veriut ishte në pozitën e 66-të në renditjen e muajit të kaluar të futbollin botëror , por sukseset e fundit të Bosnja e Hercegovinës me kualifikimin në Botërorin 2026, është ngjitur për gjashtë vende më lartë duke e tejkaluar edhe Maqedoninë e Veriut.
Kosova ka shënuar ngritje në renditjen më të re të FIFA-s, duke fituar një pozicion pas ndeshjeve të fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Renditja e re është publikuar të mërkurën “Dardanët” tashmë renditen në vendin e 78-të në botë.
Ndërkohë, Shqipëria ka pësuar rënie të lehtë, duke humbur një vend dhe duke zbritur në pozitën e 64-të në klasifikim.
Renditjen e FIFA-s tanimë e kryeson Franca, para Spanjës në pozitën e dytë dhe Argjentinës në vendin e tretë . Anglia është në pozitën e katërt dhe Portugalia në të pestën.
Në Top 10 kombëtaret më të mira janë edhe Brazili, Holanda, Maroko , Belgjika dhe Gjermania.
Kroacia është e 11-ta ndërsa Italia tani ka zbritur në pozitën e 12-të.
Lajme nga vendi
KF ARSIMI UDHËTON NË STRUMICË PËR REZULTAT POZITIV!
Java e 25-të e kampionatit në Ligën e Parë të futbollit vendor vazhdon nesër me dy ndeshje. Në Strumicë takohen AP Brera – Arsimi, ndërsa në Kratovë Sileksi – Shkupi. Të dy ndeshjet fillojnë në ora 15.30.
Fitorja e madhe kundër Vardarit në javën e 24-të të sezonit pranveror si dhe pauza disa ditore shkaku i obligimeve të reprezentacionit ka ndikuar pozitivisht tek skuadra e Arsimit në prag të ndeshjes së nesërme kundër ekipit AP Brera në Strumicë.
Dy ekipet akoma nuk kanë të siguruar mbijetesën andaj pritet që të dyja skuadrat të japin angazhimin maksimal.
Trajneri Vildan Saliju për Televizionin Koha tha se krahas punës tekniko-taktike me ekipin, fatmirësisht edhe lojtarët të cilët ankoheshin nga lëndimet janë të rikuperuar dhe ndeshjen e radhës e presin maksimalisht të motivuar dhe në atmosferë pozitive.
‘’Këtë pauzë të kampionatit e kemi shfrytëzuar maksimalisht që edhe disa lojtarë të lënduar t`i rikuperojmë, por edhe ato të cilët i kemi pasur shumë të lodhur për shkak të minutazhës së tepërt. Sigurisht pas asaj fitore dhe mbresëlënëse e madhështore kundër Vardarit domethënë s’ka se si të jetë ndryshe. Atmosfera, motivi dhe besimi është në nivel shumë të lartë. Dhe besoj se kemi marrë masat e duhura për t`u përgatit në mënyrë sa më dinjitoze në ndeshjen kundër Brerës. Ne vazhdimisht kemi potencuar se çdo ndeshje për ne do të jetë finale, prandaj nuk ka rëndësi kush është kundërshtar Brera apo dikush tjetër. Ne do të dalim në fushë do të japim maksimumin që të kthehemi të pa mposhtur nga Strumica‘’ deklaroi trajneri Vildan Saliju
Nesër zhvillohet edhe ndeshja mes Sileksit dhe Shkupit, ku skuadra vendas e është favorite absolute.
Të dyja ndeshjet e javës së 25-të në Strumicë dhe Kratovë që luhen nesër fillojnë në ora 15:30.
Shaban Sinani – TV KOHA
Lajme nga vendi
KA STUDENTI SHËNON 25 VJETORIN E THEMELIMIT
Klubi Atletikës STUDENTI Tetovë,i themeluar në Maj të vitit 2001, këtë vit shënon jubileun 25 vjet anëtare e Federatës së Atletikës së Maqedonisë së Veriut. Gjatë kësaj periudhe 25 vjeçare ky klub ishte simbol i atletikës në Tetovë dhe jo vetëm . Gjatë 25 viteve përkundër vështirësive dhe sakrificave të shumta ka arritur suksese që na bënë të jemi krenar për punën dhe rezultate e arritura si në garat vendore ashtu edhe në ato ndërkombëtare. Falë sakrificës dhe punës së pa lodhshme të kryetarit prof Bexhet Toçi dhe iniciatorit për themelimin e këtij klubi sekretarit Shaban Sinani pa mos e harruar edhe kryetarin e parë Ajdin Nuredinin, mund të krenohemi se kemi pasur pjesëmarrës në Lojnat Olimpike për të rinj në Argjentinë, 5 garues tanë kanë marrë pjesë në Lojërat Olimpike Evropiane në Baku të Azerbajxhanit, pjesëmarrës nga f garat e shumta ndërkombëtare, ndërsa si klub gjithmonë, kemi qenë në mesin e më të mirëve në Maqedoninë e Veriut. Në pa mundësi që të përmenden të gjithë ata të cilët kanë mbrojtur ngjyrat e këtij klubit, të gjithë ata të cilët e kanë përkrahur mund t’ju them FALIMINDERIT për kontributin e dhënë.
Klubi i Atletikës Studenti vazhdon rrugëtimin e vetë të sukseseve edhe më tej me shpresë së gjithmonë do ju bëjmë krenarë me rezultatet e arritura .
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni1 week agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota1 week ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

