Sport
KONFERENCË LIGA: SHKËNDIJA DHE DRITA ZHVILLOJN NDESHJET VENDIMTARE
Shkëndija e Tetovës dhe Drita e Gjilanit sot në kuadër të raundit të pestë ë fazës së grupeve në UEFA Konferencë Liga, sonte zhvillojnë ndeshje shumë të rëndësishme për tu ngjitur në një vend sa më të mirë që sigurojnë kualifikim në fazën e eliminimit. Driat takohet me AZ Alkmaar , ndërsa Shkëndija kundër Sllovan Bratisllava. Tifozët sllovak shkaktojnë incidente në aeroportin e Shkupi
Kuqezinjtë tetovar sonte në arenën “Todor Proeski” në Shkup përballen me skuadrën nga Sllovakia Slovan Bratislava. Ekipi mbrëmë në Shkup ka zhvilluara seancën e fundit stërvitore pas së cilës trajneri Jeton Beqiri sot do të përcaktohet për njëmbëdhjetëshin që do të zbresin në fushë për t’iu kundërvu ekipit nga Sllovakia, por pa Tambën e lënduar dhe AL Hasan shkaku i kartonëve të verdhë. Synimi i kuqezinjve është që sonte të nxjerrin fitore që jep shpresë të madhe për kualifikim në mesin e 24 ekipeve për fazën eliminatore mbyllën . Kujtojmë se Shkëndija në katër ndeshjet e zhvilluara ka 1 fitore, 1 barazim dhe dy disfata, dhe aktualisht me 4 pikë mbanë pozitën e 25-të në renditje. Në ndeshjen e sontme karahas tifozëve vendas pritet që të pranishm të jen edhe nj grup tifozësh nga Sllovakia të cilët kanë mbrinjtë mbrëmë në Shkup të cilët kanë shkaktuar edhe incidente. Ministria e punëve të Brendshme njoftojnë se mbrëmë rreth orës 20:30, një tifoz nga Sllovakia u arrestua nga shërbimet në aeroportin e Shkupit, ndërsa 10 të tjerëve nuk iu lejua hyrja në Maqedoni. Personat ishin nën ndikimin e alkoolit dhe pas uljes nuk i respektuan rregullat, u sollën në mënyrë agresive dhe i shqetësonin pasagjerët e tjerë.
Nga ana tjetër Drita e Gjilanit është në një pozitë shumë më të v favorshme pasi me 8 pikë aktualisht gjendet në pozitën e tetë të renditjes. Drita sonte në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’ në Prishtinë përball ka skuadrën holandeze AZ Alkmarin” në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit në Konferencë Liga. Drita në katër ndeshjet e zhvilluara ka 2 fitore dhe 2 barazime me një golavarazh solid 4:2 që tregon stabilitet të madh në fazën defensive.
Në anën tjetër, AZ Alkmaar vjen në Prishtinë në një situatë krejtësisht të kundërt. Holandezët kanë dy humbje dhe dy fitore në katër takimet e para dhe pozicionohen në vendin e 20-t, me vetëm gjashtë pikë, dy barazime dhe dy humbje.
Ndeshjet Shkëndija – Slovan Bratislava dhe Drita – AZ Alkmaar luhen sonte me fillim në ora 18:45
Sport
OLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
Ngas data 6 deri më 22 shkurt mbahet edicioni i 25-të Lojërat Olimpike Dimërorte ‘’Milano Cortina 2026’’, ku pritet të marrin pjesë garues nga mbi 91 vende të botës.: Maqedonia e Veriut përfaqësohen me nga 4 sportist , ndërsa Kosova me dy.
Lojërat Olimpike Dimërore 2026 do të zhvillohen nga 6 deri më 22 shkurt 2026 në veri të Italisë, duke shënuar një rikthim të veçantë në Cortina d’Ampezzo, 70 vjet pasi ajo priti për herë të parë Lojërat në vitin 1956, dhe duke i rikthyer Lojërat Olimpike Dimërore në Itali për herë të tretë.
Këto Lojëra do të jenë unike jo vetëm për shkak të vlerës së tyre historike, por edhe sepse do të shtrihen në disa qytete dhe rajone malore, me Milanon që do të presë sportet e akullit dhe arenat ikonike alpine të Cortinës, që do të mirëpresin garat e skive dhe sporteve të borës. Programi përfshin 16 disiplina dimërore në peizazhe mahnitëse, nga Alpet deri te Dolomitet.
Ndërkohë që vendi organizator i Lojërave Dimërore Olimpike , Italia, tani më ka publikuar edhe numrin e sportistëve të cilët do ta përfaqësojnë vendin në këto gara. Komiteti Olimpik Italian (CONI), ka njoftuar zyrtarisht se do të marrin pjesë gjithsej 196 atletë prej të cilëve 103 meshkuj dhe 93 femra në mesin e të cilave edhe Federica Brignone jo vetëm si flamurtare, por edhe si atlete. Nga ana tjetër edhe Shtetet e Bashkuar të Amerikës kanë publikuar emrat 232 sportistëve të cilët do të përfaqësojnë vendin në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026.
Shqipëria në Milano Cortina 2026 do të prezantohet me 4 sportist, Kosova me 2 sporist, ndërsa Maqedonia e Veriut me 4 sportist dhe ate në vrapime nordike me Ana Cvetanovska dhe Stavre Jada, ndërsa në skijim alpin me Jana Atanasovska dhe Mirko Lazarevski
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
CHAMPIONS: FAZA E LIGËS PËRFUNDON ME NDESHJE TË ZJARTA
Faza e ligës përfundon nesër me ndeshjet e raundit të tetë, ku aktualisht kualifikim në fazën e eliminimit direkt e kanë siguruar vetëm katërekipe, prandaj priten ndeshje të zjarrta deri në përfundim të takimeve
Nesër me fillim në ora 21:00 në program janë 18 ndeshjet e fundit të fazën e ligës të UEFA Liga e Kampionëve, ku edhe përfundimisht do të mësohet renditja e ekipeve që do të kualifikohen direkt një fazën e eliminimit direkt si dhe ekipet që do të kualifikohen në 1/16 e finales .
Pas raundit të shtatë që u zhvillua javën e kaluar kualifikim të sigurt në fazën tjetër kanë Arsenali dhe Bayern Munihu, ndërsa shumë pranë kualifikimit janë edhe Real Madridi dhe Totenhami që kanë nga 16 pikë,. Pikërisht për këtë arsye nesër mbrëma pritet ndeshje të zjarrta deri në fishkëllimin e fundit të arbitrave. Gjithsesi se ndeshje më e rëndësishme do të zhvillohet me PSZH-s dhe Nju Castl, ajo mes Frankfurtit dhe Totenhamit, Benfika – Real Madidi. Barcelona pritet të ketë më lehtë pasi është nikoqire e Kopenhagenit. Por ndeshja interesante pritet të zhvillohen edhe mes Liverpulit dhe Karabagut, Borusia Dortmundit dhe Interit, Monakos dhe Juventusit, si dhe Napolit dhe Çelzit, pa mos i lënë anash edhe duelet tjera si Manchester Syti – Galatasaray, Rojal Union – Atalanta, Bayer Levekusen – Vila Real, Atletiko Madrid – Bodo/Glimit dhe disa ndeshje tjera .
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
MIKAELA SHIFFRIN PËR HERË TË NËNTË KUPËN E BOTËS NË SLALOM
Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin për të nëntën me radhë bëhet fituese e Kupës së Botës në disiplinën e sllallomit që paraqet një rekord.
Legjenda amerikane e skijimit, Mikaela Shiffrin, do të shkojë në Lojërat Olimpike të Milanos-Kortina si kampione e Kupës së Botës në slalom për femra, pasi fitoi globin e kristaltë për herë të nëntë rekord në çeki të dielën.
Shiffrin është skiatorja e parë, mashkull apo femër, që fiton nëntë tituj të Kupës së Botës në një disiplinë të vetme. Amerikania Lindsey Vonn fitoi tetë në zbritje, dhe austriaku Marcel Hirscher fitoi tetë globe në përgjithësi.
Shiffrin ishte 1.26 sekonda më e shpejtë se zvicerania Wendy Holdener pas garës së parë dhe ishte gjithashtu më e shpejta në pjesën e dyte me një diferencë të madhe prej 1.67 sekondash.
Ajo tani ka një numër te madh prej 780 pikësh, me kampionen e botës Rast 288 pikë prapa dhe dy shalomë të mbetura pas Lojërave Olimpike.
Shiffrin shkoi në Lojërat e fundit Olimpike në Pekin në vitin 2022 si pretendente për medalje në gjashtë disiplina, por u rrëzua në tre prej tyre dhe nuk arriti të ngjitej në podium në të tjerat.
Shalomi olimpik i femrave në Cortina d’Ampezzo është planifikuar për 18 shkurt.
SHABAN SINANI – TV KOHA

