Lajme nga bota
S’ka paqe për Australinë! Sulm vandal në varrezat myslimane, gjenden koka të prera…
Imazhet e publikuara nga Varrezat Narellan në Camden, pranë Bondi Beach, kanë tronditur opinionin publik, pasi tregojnë një akt vandalesk të rëndë ndaj varreve myslimane, vetëm pak ditë pas sulmit terrorist vdekjeprurës që ndodhi të dielën. Sipas autoriteteve dhe përfaqësuesve të komunitetit, individë të panjohur shpërndanë koka derri mbi varret myslimane, në një akt që besohet të ketë qenë hakmarrës. Në fenë islame, mishi i derrit konsiderohet i ndaluar dhe i papastër, çka e bën veprimin veçanërisht fyes dhe provokues.
Nga sulmi, deri më tani, kanë humbur jetën 16 persona, përfshirë edhe babain 50-vjeçar të armatosur, ndërsa 42 të tjerë janë dërguar në spital. Policia konfirmoi se 14 viktima vdiqën në vendngjarje dhe dy të tjerë ndërruan jetë më vonë në spital. Viktimat ishin të moshave nga 10 deri në 87 vjeç. 24-vjeçari Naveed Akram ndodhet ende në spital nën mbikëqyrjen e policisë, pasi u qëllua nga oficerët gjatë ndërhyrjes. Udhëheqësi i shquar islam i Sidneit, Dr. Jamal Rifi, deklaroi se komuniteti mysliman nuk i konsideron autorët e sulmit si pjesë të Islamit.
“Ajo që bënë ata nuk tolerohet nga asnjëri prej nesh. Vrasja e civilëve të pafajshëm është e barabartë me vrasjen e gjithë njerëzimit,” tha ai, duke cituar parimet fetare.
Lajme nga bota
Nafta ulet sërish/ Deklaratat e Trump luhasin bursat, çmimi bie me 5 dollarë
Çmimet e arit të zi janë qetësuar pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump se negociatat me Iranin po përparojnë .
Nafta e papërpunuar Brent ra me 5% nën 99 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e tregtuar në SHBA ra me më shumë se 5.5% në 88.41 dollarë.
Mediat ndërkombëtare theksojnë se SHBA-të i kanë dorëzuar Iranit një plan me 15 pika, duke cituar burime të paidentifikuara dhe një prej kërkesave kryesore përfshin hapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe se ajo do të njihej si një zonë e lirë detare.
Deklarata erdhi pasi disa vende duket se kanë negociuar kalim të sigurt për anijet e tyre, pavarësisht kërcënimeve të Teheranit se do të shënjestrojë anijet që do të përpiqen të përdorin kanalin.
Rënia e çmimeve të naftës të mërkurën sugjeron se tregu tani mendon se shanset për një ndërprerje të zgjatur të furnizimit dhe skenarë të tjerë më të këqij janë më pak të mundshme se më parë,.
Qëndrimet e Trump kanë rritur shpresat se konflikti do të lehtësohet, por rënia e çmimeve të naftës do të zgjasë vetëm nëse ka një “ndjekje të besueshme”, siç është kalimi i sigurt për anijet nga Gjiri, tha ai.
Çmimet e energjisë janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i luftës, pasi Irani ka bllokuar në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit, një rrugë ujore e ngushtë nëpër të cilën zakonisht kalojnë rreth 20% e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë çdo ditë.
Çmimi i naftës së papërpunuar Brent u rrit përsëri mbi 100 dollarë për fuçi të martën dhe edhe pas rënies së fundit mbetet shumë më i lartë se përpara se SHBA-të dhe Izraeli të nisnin sulmet ndaj Iranit më 28 shkurt.
shefi i gjigantit të energjisë Shell tha se mungesa e naftës mund të godasë Evropën muajin e ardhshëm.
Kostoja e naftës së papërpunuar mund të qëndrojë mbi 100 dollarë – ose ndoshta më afër 150 dollarëve për fuçi – për vite me radhë nëse konflikti nuk zgjidhet dhe Irani bëhet një vend që mund të pranohet përsëri nga bashkësia ndërkombëtare./abcnews.al
Lajme nga bota
E rëndë në Itali, gjimnazisti g*det më th*kë mësuesen jashtë derës së shkollës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bergamo të Italisë, ku një mësuese është goditur me thikë nga një nxënës.
Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur para shkollës së mesme, pak para se të niste mësimi. Sulmi kishte në shënjestër një mësuese të gjuhës frënge, por nuk dihen shkaqet.
Mësuesja është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Lajme nga bota
Erdogani paralajmëron Izraelin kundër “sabotimit” të përpjekjeve diplomatike për Iranin
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka këmbëngulur se lufta ndaj Iranit duhet të përfundojë përmes dialogut dhe negociatave serioze, por ka sugjeruar që qëndrimi i Izraelit po dëmtonte diplomacinë.
“Qëndrimi i pakompromis, maksimalist dhe radikal i Izraelit nuk duhet të lejohet të sabotojë zgjidhjet diplomatike”, ka thënë Erdogan, një kritik i vazhdueshëm dhe i hapur i Izraelit, në një fjalim televiziv.
Deklarata e tij vjen në kohën kur presidenti amerikan po këmbëngul se SHBA-ja është duke zhvilluar negociata për fundin e armiqësive me Iranin, mirëpo Teherani zyrtar ende nuk e ka pranuar se ka bisedime.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga bota2 months agoGjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha

