Sport
MANCHESTER UNITED E SHKARKON TRAJNERIN RUBEN AMORIM
Manchester United ka vendosur të shkarkojë trajnerin Ruben Amorim, vetëm pak ditë pasi portugezi sulmoi publikisht drejtuesit e klubit pas barazimit 1-1 me Leeds United.
Manchester United ka marrë vendim për shkarkimin e trajnerit Ruben Amorim. Sipas medieve angleze, vendimi nga bordi i “Djajve të Kuq” është marrë sot.
Kjo vjen pas barazimit me Leeds United në fundjavën që lamë pas.
Aktualisht, Manchester United është në pozitën e gjashtë në Premierligë me 31 pikë të grumbulluara.
Amorim erdhi në krye të Manchester United në vitin 2024, duke e zëvendësuar Ten Hag, por që nuk pati efektin që pritej.
Amorim, 40 vjeç, largohet nga Old Trafford pas 14 muajsh të vështirë, me performancë zhgënjyese në fushë dhe jashtë saj. Ai fitoi vetëm 24 nga 63 ndeshjet në krye të klubit, një përqindje fitoreje prej 38.71%, rekord më i dobët për një trajner të United që nga Frank O’Farrell në vitin 1971.
Me largimin e tij, Manchester United nis kërkimin për trajnerin e ri që do të marrë në dorë projektin e ri të klubit.
Sport
Ardian Krasniqi mbron titullin WBO Intercontinental – 12 fitore në 12 ndeshje
Boksieri nga Rottweili, Ardian Krasniqi, ka mbrojtur me sukses titullin e kampionit WBO Intercontinental në peshën gjysmë të rëndë, duke mposhtur argjentinasin Gaspar Fernandez me nokaut, të shtunën mbrëma. Kjo ishte fitorja e 12-të radhazi në po aq ndeshje profesionale për Krasniqin, i cili vazhdon të mbetet i pamposhtur.
Mbrëmja e boksit “Showdown for Legacy III”, e zhvilluar në Scharrena të Shtutgartit, u ndoq nga rreth 2.500 spektatorë në një sallë të mbushur plot. Përveç tifozëve të shumtë nga Rottweili, në mesin e të pranishmëve ishin edhe figura të njohura sportive, përfshirë ish-boksierin profesionist Luan Krasniqi dhe trajnerin e njohur të futbollit Felix Magath.
Krasniqi dominoi duelin kryesor të mbrëmjes dhe e përfundoi ndeshjen para kohe, duke konfirmuar formën e shkëlqyer dhe ambiciet e tij në skenën ndërkombëtare të boksit. Pas ndeshjes, ai u shpreh i emocionuar nga atmosfera dhe mbështetja e publikut.
“E dija se mbaja përgjegjësi të madhe – për titullin, për veten dhe për ekipin tim. Publiku e shndërroi sallën në një arenë të vërtetë. Jam krenar që arrita ta përfundoj ndeshjen para kohe”, deklaroi Krasniqi.
Nga ana e tij, drejtori i PrimeTime Promotion, Klaus Müller, e cilësoi mbrëmjen si një sukses të madh organizativ dhe sportiv, duke theksuar se kompania ka potencial të madh për të ndërtuar projekte të rëndësishme në boksin profesional.
Fitore të tjera të rëndësishme në mbrëmje
Një tjetër moment kulmor ishte triumfi i Granit Stein nga Ingolstadti, i cili fitoi titullin WBC Middle East në peshën super të mesme, pas një përballjeje të fortë kundër Sarhad Nouzad nga Esseni, e ndërprerë në raundin e tetë.
Arian Ejupi nga Villingen-Schwenningen fitoi Titullin Ndërkombëtar Gjerman (BDB) në peshën super të mesme, duke e mbyllur ndeshjen shumë shpejt kundër Aleksandar Ivanoviçit nga Bosnja dhe Hercegovina.
Po ashtu, Alex Alselo nga Karlsruhe mbrojti me sukses titullin WBO World Youth, duke fituar me nokaut në raundin e tretë ndaj Dorde Krsmanoviçit, ndërsa Michael Rigas nga Mynihu shënoi fitore bindëse me nokaut ndaj Artur Andrejev nga Estonia.
Mbrëmja në Shtutgart konfirmoi nivelin e lartë sportiv dhe interesin në rritje për boksin profesionist, ndërsa Ardian Krasniqi vazhdon rrugëtimin e tij drejt majave të këtij sporti./gazetamax.mk/
Sport
KUPA AFGRIKANE E KOMBEVE: NIGERIA DHE EGJIPTI NË ÇEREKFINALE
Kupa e kombeve të Afrikës në futboll vazhdon sipas parashikimeve të organizatorëve . Kualifikim në çerekfinale kanë siguruar Nigeria pas fitores kundër Mozambikut, dhe Egjipti pas fitores ndaj Beninit
Kombëtarja e Nigerisë ka siguruar një kualifikim bindës në çerekfinalet e Kupës së Afrikës, pas fitores së thellë 4-0 ndaj Mozambikut. “Shqiponjat” dominuan ndeshjen nga fillimi në fund, duke konfirmuar formën e tyre të shkëlqyer në këtë turne.
Nigeria e nisi fuqishëm takimin, teksa Victor Osimhen gjeti rrjetën që në minutën e dytë, por goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Epërsia u sigurua në minutën e 20-të, kur Ademola Lookman përfitoi nga asistimi i Adams dhe realizoi nga afërsia me një goditje të fortë. Vetëm pesë minuta më pas, Osimhen dyfishoi shifrat, duke shënuar lehtësisht brenda zonës .
Në fillimin e pjesës së dytë, dy golashënuesit bashkëpunuan sërish, me Lookman që asistoi për Osimhen, i cili shënoi golin e tretë në portën e zbrazur . Fitorja u ‘vulos’ në minutën e 75-të, kur Akor Adams përfitoi nga një tjetër asist i Lookman për të vendosur rezultatin përfundimtar 4-0. Në çerekfinale Nigeria pret fituesin e çiftit Algjeri – Republika Demokratike e Kongos.
Nga ana tjetër, edhe kombëtarja e Egjiptit ka prerë biletën për në çerekfinale, pas një fitoreje dramatike 3-1 ndaj Beninit, në një sfidë që u vendos vetëm pas 120 minutash lojë. Egjiptianët e nisën ndeshjen më mirë, duke krijuar raste të rrezikshme me Omar Marmoush, por pa arritur të konkretizojnë.
Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 69-të, kur Maruan Attia realizoi një supergol pas asistimit të Hany. Megjithatë, Benini barazoi në minutën e 83-të me Jodel Dossou, duke e çuar ndeshjen në shtesë. Heroi i Egjiptit u bë Yasser Ibrahim, i cili shënoi me kokë pas harkimit të Attias, ndërsa në minutat e fundit Muamed Salah vulosi fitoren me një gol spektakolar nga distanca
Sport
TENIS: ARINA SABALENKA E NIS VITIN 2026 ME STIL
Liderja e renditjes botërore, Arina Sabalenka, ka shënuar një fitore bindëse ndaj spanjolles Kristina Buksa në raundin e dytë të turneut të Brizbejn.
Ndeshja, e cila zgjati saktësisht 49 minuta, përfundoi me rezultatin pastër 2-0 në sete (6-0 dhe 6-1) për bjellorusen.
Sabalenka tregoi një formë të jashtëzakonshme, duke fituar 11 geme radhazi. Megjithëse dukej se kundërshtarja nuk do të fitonte asnjë pikë, spanjollja Buksa arriti të fitonte gemin e 12-të të ndeshjes, duke u regjistruar më në fund në tabelën e rezultateve nën duartrokitjet e publikut.
Në raundin tjetër, Sabalenka do të përballet me tenisten rumune, Sorana Kirstea.
-
Lajme nga vendi1 month agoNdryshime partiake në Maqedoninë e Veriut, por me udhëheqës të vjetër
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilm ndërkombëtar për Reçakun dhe luftën në Kosovë, pjesë e kastit edhe legjenda e kinemasë Robert De Niro
-
Sport2 months agoSHQIPËRIA SIGUROI NJË VEND NË PLAY OFF PËR BOTËRORIN 2026

