Sport
SHKËNDIJA MËSON KUNDËRSHTARËT PËR NDESHJET KONTROLLUESE
Kampioni aktual i Maqedonisë në futboll Shkëndija e Tetovës vijon përgatitjet për pjesën pranverore të kampionatit por edhe garat e play off-it në UEFA Konferencë Liga. Shkëndija ka publikuar emrat e ekipeve me të cilat do të zhvilloj ndeshje kontrolluese gjatë fazës përgatitore.
Ekipi kuqezi nga 5 janari është duke punuar në Tetovë, ndërsa nga data 17 janar do të zhvendoset në Antalia ku do të qëndroj deri më 1 shkurt. Ekipi gjatë gjithë fazës përgatitore krahas seancave të rregullta stërvitore që i ka planifikuar stafi teknik do të zhvillon edhe pesë ndeshje kontrolluese prej të cilave një në vend, dhe katër në tokën turke. Ndeshja e parë kontrolluese do të zhvillohen në vendin ton kundër ekipit AP Brera më 15 janar
Gjatë qëndrimit në Turqi, Shkëndija do të përballet me kundërshtarë cilësorë ndërkombëtarë në katër teste kontrolluese. Sipas orarit të paracaktuar . Më 20 janar përballen me ekipin ukrainas FC Oleksandrya , më 24 janar kundër ekipi t sllovak FC Podbrezova , më 28 janar FK Sarajeva nga Bosnja e Hercegovina dhe ndeshja e fundit do të zhvillohet më 1 shkurt kundër ekipit FC Ordabasy nga Kazakistani
Qëllimi i këtyre ndeshjeve kontrolluese është që stafi teknik ti shfrytëzojë për të rritur nivelin fizik dhe taktik të skuadrës, si dhe për të testuar formacionin në prag të rifillimit të garave zyrtare.
Sport
“SHPËRTHEN” KF BASHKIMI – MBI 10 PRURJE TË REJA PËR 24 ORË!
Klubi i futbollit Bashkimi nga Kumanova, me angazhimin e disa futbollistëve brenda 24 orëve, paralajmëron rikthim të fuqishëm në vazhdim të sezonit të ri në Ligën e Parë.
“Qetësi para furtunës”. Mbase në këtë mënyrë mund të definohet afati kalimtar I KF Bashkimit nga Kumanova.
Pas një letargjie verore kumanovarët brenda 24 orëve shpërthyen me disa përforcime, gjë që ka gëzuar tejmase opinionin futbolldashës në Kumanovë dhe jo vetëm.
KF Bashkimi në faqen zyrtare në Facebook, deri tani ka prezantuar mbi 10 futbollisë duke zyrtarizuar transferimet e Mal Jonuzit, Claudio Martinez, Xhulian Kapllanaj, Gabriel Tenlep, Andri Stafa, Anonio Maimona, Fauzi Yahaya, Bilal Iseni, Teodor Mirçevski dhe Andrey Ljubevski.
Por, jo vetëm kaq!
Nga KF Bashkimi thonë se kjo është vetëm goditja e parë dhe ende nuk ka përfunduar asgjë pasi kumanovarët janë duke ndërtuar një skuadër që premton shumë.
Kujtojmë se klubi i futbollit Bashkimi shkaku i problemeve të natyrave të ndryshme me përgatitje filloi vetëm disa ditë para fillimit të kampionatit të ri me trajnerin tetovar Gajur Rexhepi i cili në ndeshjen e parë kampionate kundër Sileksit e luajti me me futbollist që kishin mbetur dhe ato nga shkolla e futbollit Bashkimi.
Pritet që të shtunën kundër Tikveshit, KF Bashkimi të del me një formacion krejtësisht tjetër dhe me lojë që premton shumë.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
LIGA E PARË: SHKËNDIJA (H) – SILEKSI HAPIN SIPARIN E XHIROS SË DYTË
Java e Dytë e sezonit 2026/2027 në Ligën e Parë të futbollit vendor hapet nesër me ndeshjen Shkëndija e Haraçinës Sileksi që zhvillohet në stadiumin e Çairit me fillim në ora 17:00
Kampionati 2026/2027 në Ligën e Parë vazhdon nesër, ku në program është ndeshja hapëse e xhiros së dytë. Në stadiumin e Çairit me fillim në ora 17:00 takohen Shkëndijës e Haraçinës dhe Sileksi.
Për ekipin nga Haraçina është kjo ndeshje debutuese para tifozëve vendas si skuadër në Ligën e Parë dhe një mundësi e mirë që të përmirësohen përshtypjet pas disfatës në xhiron e parë 3:0 kundër Struga Trim Lum.
Pas disfatës në javën e parë të kampionatit kundër Struga Trim Lum, ekipi që drejtohet nga trajneri Berat Imeri do të mundohet me angazhimin maksimal dhe me përkrahjen e tifozëve të tyre të zjarrtë të shënojnë fitoren e parë historike në ligën e parë të Maqedonisë së Veriut.
Kujtojmë se Sileksi në xhiron e parë me rezultat të thellë 6-0 mundi ekipin e Bashkimit
Të shtunën me fillim në ora 17:00, në Kumanovë do të zhvillohet ndeshja mes Bashkimit dhe Tikveshit, ndërsa me fillim në ora 19:00 në Shtip do të zhvillohet ndeshja Bregallnica – Arsimi.
Të dielën në program janë dy sfidat e fundit derbi Vardari – Shkëndija dhe Skopje – Struga Trim Lum, të dyja këto sfida fillojnë në orën 17:00.
Sport
SHKËNDIJA SYNON T’I PRISHË FESTËN HIBERNIANIT NË DITËLINDJEN E 151-të!
Shkëndija sonte në Edinburg të Skocisë zhvillon ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues kundër ekipit Hibernian. Ekipi mbrëmë ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore ku ka munguar trajneri Pollozhani për shkak të vonesave me vizën, ndërsa në press konferencën zyrtare u paraqitën ndihmëstrajneri Kushtrim Voka dhe sulmuesi Fabrice Tamba.
Edinburgu sonte ka festë. Jo se ekipi nga qytet zhvillon ndeshjen kundër Shkëndisë në suaza të UEFA Conference Leagu, por Hiberniani pikërisht sot kremton ditëlindjen e 151.
Klubi nga Edinburgu është themeluar më 6 Gusht 1875 dhe ndeshja e sontme është një mundësi e mirë që Shkëndija me rezultat pozitiv “t`ia prishë festën” e ditëlindjes klubit skocez.
Shkëndija ka përvojë të mirë me ekipet skoceze. Kujtojmë sezonin 2015/2016 ku në dy përballjet me Aberdinin nuk pësoi humbje, kurse u eliminua falë rezultatit 1:1 në Shkup, pasi ndeshja në Skoci përfundoi 0:0.
Në konferencë zyrtare para ndeshjes u paraqitën ndihmëstrajneri Kushtrim Voka dhe futbollisti Fabrice Tamba.
Për shkak të problemit me vizën mungonte Trajneri I parë, Artim Pollozhani. Çështja e vizës është zgjidhur gjatë dtës dhe Pollozhani do ta drejtojë ekipin në Edinburg.
“ Sa i përket kundërshtarit me të cilin ballafaqohemi, do ta cilësoja pak si specifik për shkak të profilit pak më fizik, shkak ky i futbollit britanik. Por të jeni të bindur që do të përgjigjemi, kjo është e para. Dhe e dytë, kërkesat e profesorit, edhe pse nuk është në mesin tonë aktualisht, janë të qarta dhe mbetet vetëm interpretimi ditën e nesërme me bindjen dhe besimin se kthehemi në shtëpi me rezultat pozitiv” deklaroi ndihmës trajner Kushtrim Voka
Sa i përket formacionit , pos portierit Baboucarr Gaye, kësaj radhe shkaku i dëmtimit do të mungojë Dimovski por pjesa tjetër e futbollistëve janë të gatshëm për këtë sfidë.
“Ekipi është plotësisht i gatshëm. Patjetër që në mesin e grupit ka shqetësime Dimoski, i cili nuk do të jetë për gjendje loje, ndërsa pjesa tjetër është komplet e gatshme. Mos harrojmë, duke iu referuar edhe kundërshtarëve paraprakë, këtë ekip e dallon forca e grupit dhe, siç e ka thënë edhe profesori në konferencat e mëhershme, jo rastësisht ndryshimi i rezultateve është bërë nga zëvendësimet dhe rritja e grupit” – tha ndihmës trajneri Voka
Futbollisti Fabrice Tamba, nga i cili edhe në këtë ndeshje pritet shumë, thotë se përballja me Hibernianin është një sfidë e madhe.
“Kemi ardhur me një motivim shumë të madh dhe sigurisht që është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne të ballafaqohemi me një ekip si ky. Nuk di shumë gjëra për ekipin, por kam dëgjuar shumë për ta, kështu që nuk ishte me të vërtetë ndonjë surprizë kur pashë emrin kur po bëheshim gati t’i përballnim pas ndeshjes së kaluar. Sigurisht që është një sfidë e madhe për ne” deklaroi futbollisti Fabrice Tamba.
Ndeshja Hibernian – Shkëndija, zhvillohet sonte në ora 21:00. Ndërsa ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejtë në TVM2.

