Sport
FORMULA 1 DREJT SEZONIT TË RI
Vetëm pas një muaji prej kur përfunduan garat e Formula 1 për vitin 2025, Formula 1 drejt sezonit të ri, Red Bulli dhe Versttapen hapin të parët kartat
Ka kaluar vetëm një muaj që nga momenti kur ndryshimi i madh mbërriti në Formula 1. Lando Norris e çoi MekLarenin e tij në vijën e finishit në Yas Marina si i treti në Çmimin e Madh të fundit të vitit 2025, duke u shpallur kampion bote dhe duke i dhënë fund dominimit të Maks Vershtapenit.
Me katër tituj botërorë dhe një rikthim heroik që ishte shumë pranë suksesit,
Vershtapen luftoi deri në fund. Norris sundoi, por shampanja mezi është tharë…, ndërsa Formula 1 tashmë i ka sytë nga viti 2026. Çuditërisht, edhe këtë herë gjithçka nis sërish nga holandezi dhe skuadra e tij.
Ata janë të parët. Red Bull dhe ekipi i tij satelit, Racing Bulls, do të jenë të parët që do të zbulojnë konceptin për sezonin 2026. Është e vërtetë që Audi ishte e para që doli në pistë në Barcelonë, por nga ajo njëvendëshe teorikisht e ndryshme nga ajo që do të garojë realisht në sezon, nuk mund të nxirren përfundime të qarta.
Vëmendja do të përqendrohet te skuadra me bazë në Milton Keynes, edhe pse gjatë parasezonit dhe deri në garën hapëse në Australi gjithmonë ka ndryshime. Sidomos duke pasur parasysh se ata tashmë kanë konfirmuar se makina do të prezantohet me dekorimin zyrtar.
Fillimisht, makinat do të marrin formë në Panairin Ndërkombëtar të Automobilëve të Amerikës së Veriut, i njohur gjerësisht si Panairi i Detroitit. Ford, markë e lidhur ngushtë me ADN-në e zonës, ka një rol kyç dhe partneriteti i saj me Red Bullin e çon pikërisht aty këtë prezantim.
Sport
SENEGALI – MAROKU NË FINALE TË KUPËS SË KOMBEVE TË AFRIKËS
Me ndeshjet gjysmëfinale së Kupës së Kombeve të Afrikës në futboll që u zhvilluan mbrëmë në finale të këtij kompeticioni u kualifikuan Senegali dhe Maroku. Ndeshja finale Senegal – Maroku do të luhet të dielën në Rabat të Tunisit me fillim në ora 20:00
Kombëtarja tjetër që siguroi finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës s është Senegali e cili arriti të fiton Egjiptin 1-0 në ndeshjen e zhvilluar në “Stade Ibn Batouta”, në Tangeri. Sadio Mane, shënoi golin e vetëm që doli të jetë vendimtar për kualifikim të Senegalit në finale. nga ana tjetër u vërejt dëshpërim tek Egjipti ku luan Muhamed Salah i cili është pjesë e skuadrës Liverpulit.
Ndeshja finale mes Senegalit dhe Marokut do të zhvillohet më 18 janar me fillim në orën 20:00,në stadiumin ‘’Prince Moulay Abdallah’’ në Rabat ndërsa të shtunën më 19 janar me fillim në ora 17:00, do të zhvillohet ndeshja për vendin e tretë mes Egjiptit dhe Nigerisë
Sport
MË 16 SHKURT MBAHET ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME ZGJEDHORE NË FSHF
Kuvendi i rregullt zgjedhor i Federatës së futbollit të Shqipërisë është caktuar të mbahet më 16 shkurt në Tiranë . Kandidat i vetë për postin kryetar aktualisht është vetë Armnd Duka
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi sot mbledhjen e parë për vitin 2026, nën drejtimin e Presidentit Armand Duka.
Një nga pikat kryesore të rendit të ditës ishte organizimi i Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së. Në përputhje me statutin, Komiteti Ekzekutiv vendosi që Asambleja të mbahet më 16 shkurt 2026, në orën 10:00, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.
Gjatë Asamblesë do të zgjidhen Presidenti dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF për mandatin katërvjeçar. Procesi zgjedhor do të zhvillohet në përputhje të plotë me dispozitat statutore dhe rregulloret në fuqi.
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
KF BASKIMI MË 23 JANAR VAZHDON PËRGATITJET NË MEDULIN TË KROACISË
Bashkimi i Kumanovës që ka filluar përgatitjet për pjesën pranverore të kampionatit më 11 janar, deri më 22 janar do të punon në Kumanovë, ndërsa më 23 janar zhvendoset në Medulin të Kroacisë. Të premten zhvillohet ndeshja e parë kontrolluese me Tikveshin në Kavadar.
Klubi i futbollit Bashkimi i Kumanova përgatitjet për pjesën pranverore i ka filluar më 10 janar aty ku do të qëndrojnë deri më 23 janar dhe më pas do të zhvendoset në Kroaci ku do të qëndrojë deri 4 shkurt për përgatitje të fazës kryesore ku edhe do të zhvillohen ndeshje kontrolluese sipas plan programit të stafit teknik. Megjithatë ndeshja e parë kontrolluese do të zhvillohet të premten në Kavadar kundër Tikveshit që do të jetë një test i mirë për parë formën fizike të lojtarëve që kanë në diskonim por edhe ato që janë ofruar Bashkimit.
Drejtuesit e klubit deri më tani kanë angazhuar Foday Trawally, i cili vjen nga AP Brera. Gjithashtu kontratë profesionale me klubin ka nënshkruaj 17 vjeçar Bejzad Limani por nga klubi i KF Bashkimit njoftojnë se në këtë afat kalimtar të dimrit do të ketë edhe prurje tjera. Tani për tani nga ekipi kumanovar janë larguar Samet Rexhepi, Nedim Hoxhiq dhe Flamur Xhelili . Pjesa pranverore e kampionatit starton me 10 dhe 11 shkurt me ndeshjet e xhiros së 17, ndërsa Bashkimi është mysafire e Sileksit në Kratovë

