Connect with us

Lajme nga vendi

„RMV më strikte se Evropa” në raport me duhanpirësit, ata edukojnë vendi ynë po ndëshkon!

Published

on

Në emër të “harmonizimit me Evropën”, në Maqedoninë e Veriut po shtyhet një ligj kundër duhanpirjes që në praktikë nuk ka precedent në shumicën e vendeve evropiane. Ajo që paraqitet si kujdes për shëndetin publik, po shndërrohet në një mekanizëm ndëshkues, selektiv dhe disproporcional ndaj një kategorie të caktuar qytetarësh duhanpirësve. Agjencia e Lajmeve Zhurnal ka bërë një analizë të detajuar të bazuar në fakte dhe argumente konkrete sa i përket praktikave evropiane në raport me duhanpirësit.

Një gjë është e qartë derisa RMV po përndjek qytetarët, Evropa përmes ligjeve edukon –   Evropa, shpesh e përdorur si alibi politike, nuk ka një ligj unik për duhanpirjen. Çdo shtet rregullon këtë çështje sipas realitetit të vet social, kulturor dhe ekonomik. Pikërisht këtu qëndron problemi ndërsa shumica e vendeve të BE-së ndjekin një qasje të balancuar mes mbrojtjes së shëndetit publik dhe lirive individuale, Maqedonia e Veriut po zgjedh rrugën e ekstremit.

Po, është e vërtetë që në pothuajse të gjitha vendet e BE-së është e ndaluar pirja e duhanit në ambiente të mbyllura publike restorante, bare, zyra, transport publik. Por këtu mbaron ngjashmëria. Në një numër të madh shtetesh evropiane si Gjermania, Italia, Austria, Holanda, Polonia dhe Çekia lejohen dhoma të posaçme për duhanpirës, të ventiluara dhe të rregulluara rreptësisht. Kjo është një zgjidhje kompromisi, që respekton si të drejtën për ajër të pastër, ashtu edhe lirinë e zgjedhjes.

Por tani çuditërisht çfarë e gjeti Maqedoninë e Veriut?

Sjellë propozim ligje pa asnjë përjashtim, asnjë hapësirë alternative, asnjë fleksibilitet rajonal apo funksional. Pra, lirshëm mund të thuhet se Ligji është i verbër dhe i pamëshirshëm. Asnjë vend evropian nuk e ndalon pirjen e duhanit kudo në hapësira të hapura. Dhe, siduket për diçka po tenton të bëhet vendi i parë vendi ynë por ja që ia ka huqur keq dhe rëndë kësaj radhe.

Advertisement

Një tjetër fakt që shpesh anashkalohet nuk ekziston asnjë shtet në BE që ndalon pirjen e duhanit në të gjitha hapësirat e hapura publike. Rrugët, sheshet, trotuaret, tarracat e kafeneve dhe ballkonet private janë, në shumicën dërrmuese të Evropës, zona ku pirja e duhanit lejohet.Edhe vendet më restriktive, si Franca apo Spanja, aplikojnë ndalime të synuara dhe specifike pranë shkollave, në parqe për fëmijë, në plazhe të caktuara por jo ndalime totale që kriminalizojnë praninë e duhanpirësit në hapësirën publike.

“Maqedonia e Veriut më strikte se Evropa” pa arsye dhe pa analizë – 

Sipas krahasimeve që kemi bërë Maqedonia e Veriut rezulton më strikte se Gjermania, Austria dhe Holanda, më rigoroze se shumica e vendeve me ligje “të moderuara”, pa mekanizma balancues që ekzistojnë në 61% të shteteve evropiane. E kjo është absurde vetëm kur dëgjihet e lexohet e lëre të ndodhë në praktikë. Madje, edhe në vende me traditë të fortë kundër duhanit si Irlanda apo Franca, ligji fokusohet te mbrojtja e të tjerëve, jo te ndëshkimi simbolik i duhanpirësit.

Shëndeti publik nuk mbrohet me gjoba selektive – 

Askush nuk konteston nevojën për mbrojtjen nga tymi pasiv, sidomos për fëmijët dhe punonjësit. Por shëndeti publik nuk ndërtohet me ndalim absolut, pa alternativë, pa debat dhe pa respekt për realitetin shoqëror. Askush nuk e konteston dëmin nga duhani por kjo çështje duhet rregulluar në mënyrë graduale dhe jo sikurse polici me shkop mbi kokë.

Advertisement

Kujtojmë që, në Evropë, ligjet kundër duhanit janë rezultat i kompromiseve sociale. Në Maqedoninë e Veriut sillen vendime nën diktat “komunist” nga nesër kështu dhe pikë. Nëse vërtet synohet harmonizimi me BE-në, atëherë duhet të merret i gjithë modeli evropian, jo vetëm pjesë të caktuara. Përndryshe, ky ligj nuk është evropian është thjesht një demonstrim force mbi qytetarët më të lehtë për t’u gjobitur dhe për ta mbushur arkën e shtetit. E pastaj si menaxhohet arka e shtetit është temë në vete. /Zhurnal.mk

Lajme nga vendi

ASH (Sela): Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Published

on

Politikani i njohur për vasalitet, ndryshim qëndrimesh dhe kontradikta edhe me veten e tij, Arben Taravari, mbrëmë paska akuzuar kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, se gjoja rin pas derës së Qeverisë duke pritur të bëhet pjesë e saj.
Përgjigjen më të mirë atij ia kishin dhënë qytetarët të cilët në komente dhe forma të tjera ia kanë rikujtuar të gjitha veprimet dhe deklaratat kontraverze e qensharake. I tillë ishte edhe dje, pasi vetë qëndrimet e koalicionit të tij në takimin e liderëve dhe kërkesa për takim të ri mes Ahmetit (i cili përfaqësonte edhe Taravarin në takim) dhe kryeministrit Mickoski nuk është asgjë më pak se qëndrim pas dyerve të Qeverisë.
Se rin pas derës së Qeverisë, Taravari e ka dëshmuar disa herë. Një herë pati dështuar me 61-shin tragji-komik kur kërkonte Qeveri me Mockoskin dhe Apasievin, ndërsa më pas shkoi dhe hyri në Qeverinë jolegjitime si pjesë e VLEN-it, ku personalisht ai ishte kumbar i atij koalicioni dhe publikoi fotografinë e vasalit me padronin e tij Hristian Mickoski.
Tanimë të gjithë e dijnë se kush është Arben Taravari, tradhëtari që të tjerët akuzon për tradhëti, vasali që të tjerët akuzon për vasalitet, përçarësi që të tjerët akuzon për përçarje.
Por, nga veprimet dhe deklarimet e tij ka vetëm një të “mirë”, me sukses po e argëton opinionin publik, por jo rrallë herë ai prodhon edhe humor të zi për shqiptarët.
Aleanca për Shqiptarët
Ziadin Sela, Kryetar
Continue Reading

Lajme nga vendi

Taravari: Sela dhe Thaçi po presin para derës së Qeverisë

Published

on

Kryetari i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se ish-bashkëpartiaku i tij, Ziadin Sela, si dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, po qëndrojnë “para derës së Qeverisë”, duke pritur të bëhen pjesë e kabinetit qeveritar.

“E shihni, Sela dhe Menduh po qëndrojnë para derës së Qeverisë, ndërsa unë në vitin 2024 e lashë Qeverinë për të sjellë ndryshim. E lashë Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të përgjegjësisë. Po ashtu, mendova se ishte e arsyeshme të zhvilloja partinë. Brenda VLEN-it ka sa të duash thika pas shpine, shqiptarët nuk po avancojnë, ndërsa eurointegrimi nuk shihet askund. Dy herë e lashë Qeverinë dhe sakrifikova shumë, por nuk e dija se ka njerëz që japin gjithçka vetëm për poste,” tha Taravari, ndër të tjera, në emisionin “Klik Plus”.(INA)

Continue Reading

Lajme nga vendi

Fetai: Reçaku, plagë e hapur në ndërgjegjen tonë kolektive

Published

on

Me rastin e përvjetorit të Masakrës së Reçakut, zëvendëskryeministri Arben Fetai ka kujtuar 45 civilët shqiptarë të vrarë mizorisht më 15 janar 1999, duke e cilësuar këtë ngjarje si një nga krimet më barbare të kryera nga regjimi serb ndaj popullit të Kosovës.

Sipas Fetait, Masakra e Reçakut përfaqëson një plagë të hapur në ndërgjegjen kolektive dhe një krim të rëndë kundër njerëzimit që tronditi opinionin ndërkombëtar. Ai theksoi se kjo ngjarje u bë pikë kthese drejt ndërhyrjes ndërkombëtare, duke e bërë të pamohueshme të vërtetën e spastrimit etnik që po ndodhte në Kosovë.

“Reçaku mbetet kujtesë e pathyeshme për sakrificën, dinjitetin dhe të drejtën për liri”, shkruan Fetai në facebook.

Ai përfundoi duke nderuar me respekt të përjetshëm 45 civilët e vrarë në Masakrën e Reçakut.

Continue Reading

Më të lexuarat