Connect with us

Sport

Infantino: Kupën e Botës do ta dorëzojmë bashkë me presidentin e SHBA-së

Published

on

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e priti Gianni Infantinon me pompozitet para kamerave, duke e cilësuar si “mbretin e futbollit” dhe “mbretin e sportit”. Kreu i FIFA-s iu përgjigj komplimenteve në të njëjtën frymë gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku paralajmëroi se verën e ardhshme do t’ia dorëzojë Kupën e Botës ekipit kampion në krah të presidentit amerikan.

Ky njoftim rikujton një skenë të ngjashme pas Kupës së Botës për Klube të verës së kaluar, kur Trump ia dorëzoi personalisht trofeun Chelsea-t pas triumfit ndaj PSG-së. Infantino e shfrytëzoi rastin për të zgjeruar mesazhin përtej futbollit, duke theksuar se, ndonëse bota është e ndarë, FIFA promovon paqen dhe besimin, ndërsa Shtetet e Bashkuara, sipas tij, janë të gatshme të mirëpresin gjithë botën.

Sport

Nuredin Dervishi shpallet karateisti më i mirë në Maqedoni në kategorinë e seniorëve

Published

on

Federata e Karatesë e RMV shpall karatistët më të suksesshëm të vitit 2025

Federata e Karatesë e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shpallur karatistët më të suksesshëm për vitin 2025. Ndër sportistët e dalluar janë edhe garuesit e klubit të karatesë “Uskana” nga Kërçova, të cilët u nderuan për rezultatet e jashtëzakonshme gjatë gjithë vitit.
Sportistët e vitit 2025 nga Kërçova, të shpallur fillimisht nga Shoqata “Votra” dhe tashmë edhe nga Federata e Karatesë e RMV,

Nuredin Dervishi – vendi i parë 🥇 në kategorinë e seniorëve

Blerina Zendeli – vendi i parë 🥇 në kategorinë e juniorëve

Përveç tyre u vlerësua dhe
Veron Dervishi – vendi i dytë 🥈 në kategorinë e kadetëve
Ndërkohë, Nexhbi Dervishi, seleksionues në Federatën e Karatesë së RMV, kishte nderin të ndajë mirënjohje për sportistët më të mirë në kategoritë e juniorëve dhe seniorëve.

Urime kampionëve! Puna dhe sukseset tuaja gjatë vitit 2025 u kurorëzuan me këto mirënjohje me vlerë të madhe.
Ju jeni krenaria e Kërçovës dhe na nderoni kudo që shkoni.

Shpresojmë që këto suksese të bien në sy edhe të autoriteteve të Komunës së Kërçovës, për t’i vlerësuar kampionët tanë ashtu siç e meritojnë.
Suksese edhe në vazhdim! Ju priftë e mbara!

Advertisement
Continue Reading

Sport

EUROPA LEAGUE: LYON DHE ASTON VILLA KUALIFIKOHEN NË 1/8 E FINALES 

Published

on

Mbërë  janë  zhvilluar 18 ndeshjet e  para  fundit  të  fazës së ligës  në Europa Ligë. Me fitoret respektive, Lyon dhe Aston Villa kanë siguruar kualifikim në  fazën e 1/8-ave të finales duke u bërë dy skuadrat e paratë kualifikuara.

 Janë luajtur ndeshjet e para të raundit të shtatë të Europa Ligë , faza e parafundit e këtij edicioni, duke dhuruar emocione, gola dhe rezultate vendimtare për renditjen.

Në “Renato Dall’Ara”, Bologna dhe Seltik ndanë nga një pikë në një duel emocionues. Skuadra skoceze e mbylli pjesën e parë në avantazh të dyfishtë (0-2), pavarësisht se mbeti me një lojtar më pak pas daljes nga loja të japonezit Reo Hatate, i cili u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda pak minutash.

Në fraksionin e dytë, italianët shfrytëzuan epërsinë numerike dhe reaguan fuqishëm, duke barazuar rezultatin me golat e Dallinga në minutën e 58-të dhe Rowe në të 72-ën.

Lyon vijon marshimin perfekt në këtë kompeticion. Francezët triumfuan 0-1 në transfertë ndaj Young Boys dhe, bashkë me Aston Villa, kryesojnë renditjen me pikë të plota. Anglezët nga ana e tyre siguruan një fitore minimale, por të çmuar, 0-1 në fushën e Fenerbahçes, falë golit të Jadon Sancho.

Advertisement

Emocione pati në sfidën Porto–Plzen, e cila u mbyll 1-1, me portugezët që shmangën humbjen në fund. Feyenoord nuk gaboi përpara tifozëve të vet, duke mposhtur bindshëm 3-0  Sturm Graz.  Freiburg fitoi minimalisht 1-0 ndaj Maccabi Tel Aviv, një sukses që e vendos ekipin gjerman në pozita të favorshme për kualifikimin.

Spektakël i vërtetë u pa në derbin nordik mes Brann dhe Midtjylland, ku ndeshja përfundoi 3-3. Norvegjezët arritën barazimin falë një penalltie në minutat shtesë. PAOK festoi një fitore të rëndësishme 2-0 në shtëpi kundër Betis, ndërsa Crvena Zvezda mori tre pikë të arta në transfertë, duke triumfuar 0-1 ndaj Malmos.

Pas 7 xhirove të zhvilluara tabelën e kryesojn ë Lyoni dhe Aston Vila me nga  18  pikë para para  Freiburg  që ka  17 pikë

Continue Reading

Sport

NDESHJA STRUGA TRIM LUM – SHKËNDIJA FINALE PARA FINALES

Published

on

Në çerekfinale e Kupës së Maqedonisë  do  të  takohen  Vardari – Ohri, Struga Trim Lum – Shkëndija, Shkëndija e Hraqinës – Rabotniçki  dhe Detonit Plaçkovica – Sileksi. Ndeshjet çerekfinale do të luhen më 25 shkurt

 Sot  në ambientet e  Federatës së Futbollit të Maqedonisë  më në  fund  u  hodh shorti  për çerekfinalen e Kupës  ku në  garë janë  pesë ekipe të Ligës së parë  dhe tri  ekipe të ligës së dytë .

 Shorti  deshi  që  në çerekfinale  të kupës  së Maqedonisë  të  përballen aktualisht  dy  skuadrat  më të mira  në vendin tonë  Struga Trim Lum  dhe  Shkëndija e Tetovës . Lideri  në pjesën vjeshtor të kampionatit ekipi i Vardarit  kishte  fat  pasi do të përballet me  ekipin e Ohrin anëtare  në Ligën e dytë, Shkëndija e Haraçinës  do të përballet me Rabotniçkin, ndërsa Detonit Plaçkovica takohet me  Sileksin

Sot janë caktuar e dhe  dyshet e mundshme  për gjysmëfinalen e kupës, kështu  që fituesi  i ndeshjes  Vardari –Ohri do të  përballen me fituesin  Detonit Plaçkovica –Sileksi  dhe fituesi i ndeshjes Struga trim Lum-Shkëndija  në gjysmëfinale do të përballet me  fituesin e ndeshjes  Shkëndija Haraqinë-Rabotniçki. Ndeshjet çerekfinale do të luhen më 25 shkurt

 Shaban Sinani – TV Koha
Continue Reading

Më të lexuarat