Lajme nga vendi
VOLEJBOLL: NESËR FILLON PJESA E DYTË E KAMPIONATIT NË LIGËN E PARË
Pjesa pranverore e kampionatit në Ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve starton nesër me ndeshjet e xhiros së parë si në fazën e play off-it ashtu edhe në at të play out. Në Tetovë zhvillohen dy ndeshje Liria –Janta Volej dhe Shkëndija Skopje
Me ndeshjet e xhiros së parë të play off-it dhe play out, nesër zyrtarisht starton pjesa e dytë e kampionatit në Ligën e parë të volejbollit për meshkuj. Të gjitha ekipet që garojnë në këtë ligë kanë bërë përgatitje aq sa kanë pasur hapësirë dhe mundësi por me gjithat të gjitha ekipet shprehen optimist për një fillim të suksesshëm. Ndeshje më interesante pritet të zhvillohet në Strumicë aty ku kampioni në fuqi klubi volejbollit Strumica përballet me ekipin Universiteti i Tetovës. Kapiteni i skuadrës studentore Hamza Veseli për TV Koha tha se pauzën e kanë shfrytëzuar për përgatitje aq sa kanë pasur mundësi
‘’Përgatitja është ka shkuar me një fazë më të shkurt për shkak të fillimit të kampionatit nesër më datën 24 janar. Ekipi është përgatitur deri diku pasi neve veç se kemi siguruar të jemi në top gjashtën e ekipeve më të mira dhe besoj se gjithçka do të shkoj në bazë të planit që e kemi parapa në fillim të sezonit. Do të shohim në vazhdim se si do të rrjedhë kampionati‘’ deklaroi kapiteni Hamza Veseli
Duke marrë para sysh forcën e dy skuadrave pretendente për titullin kampion siç janë Strumica dhe UGD Shtipi , ekipit tetovar në këtë fazë të kampionatit i duhet të fitojë përvojë me ekipin që ka
‘’ Pretendimet e klubit janë që ne të jemi sa më lartë kreut të tabelës e pse jo edhe të mos luajmë edhe në finale‘’ tha Hamza Veseli
Ndeshja Strumica – Universiteti i Tetovës sipas të gjitha gjasave mund të anulohet me kërkesën e ekipit vendas pos akoma nuk ka shkresë zyrtare na Federata . Në ndeshjet tjera të play off-it nesër takohen: UGD Shtipi – Susheva dhe Rabotniçki – Boreci.
Në fazën e play out që gjithashtu fillon nesër takohen: Liria – Janta Volej, ndeshja luhet në sallën e shkollës ekonomike 8 Shtatori me fillim në ora 12:00,, Shkëndija – Skopje luhet në sallën e sportit të gjimnazit të Tetovës me fillim në ora 18:00 dhe ndeshja Makedonija Xhio – Vesna Probishtip që luhet në Strumicë fillon në ora 18:30.
Lajme nga vendi
Kuvendi votoi! Faton Selami, Avokat i Popullit
Faton Selami është zgjedhur Avokat i Popullit, përcjell TV21.
Kuvendi sot me 87 vota “për”, dhe shumicë të Badenterit (20 vota nga deputetët jomaqedonas), miratoi propozimin që Selami të jetë Avokat i Popullit. Nga gjithsej 28 deputetë jomaqedonas të pranishëm, 20 votuan “për”, ndërsa 8 ishin “kundër”.
Lajme nga vendi
Disa shpëtojnë shumë lehtë. Gruevski shpëtoi edhe nga një ndjekje penale, u vjetërsua një pjesë e lëndës ‘Talir’
Ishkryeministri në arrati Nikolla Gruevski ka shpëtuar edhe nga një ndjekje penale, kjo për shkak se pjesa e lëndës ‘Talir’ ku ai ndiqej për financimin e paligjshëm të VMRO-DPMNE-së është vjetërsuar, megjithatë akuza për larje parash mbetet ende, raporton Portalb.mk.
Me vjetërsimin e njërës pjesë, institucionet kompetente nuk kanë më mundësi të vazhdojnë procedurën penale për veprën konkrete.
Lidhur me këtë, dje foli prokurorja Lençe Ristoska e cila ndjek këtë lëndë. Ajo tha se “Prokuroria, pavarësisht vjetërsimit të veprës paraprake (keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimeve për Nikolla Gruevskin dhe Kire Bozhinovskin), konsideron se nuk ka pengesa për ndjekjen e veprës penale ‘Larje parash dhe të ardhura të tjera nga vepra penale’, për të cilën vjetërsimi sipas ligjit ndodh në vitin 2035”.
Në “Talir 1” për larje parash mbeten të njëjtit të akuzuar: Nikolla Gruevski, Kire Bozhinovski, Ilija Dimovski, Leko Ristovski dhe Mile Janakieski.
Ky gjyq ka filluar që në shkurt të vitit 2019 dhe ende ndodhet në shkallën e parë.
Rasti “Talir”, ka të bëjë me financimin e paligjshëm të partisë politike VMRO-DPMNE. Akuza për financimin e paligjshëm të VMRO-DPMNE e ngarkon ish liderin e saj, Nikolla Gruevskin për abuzim të pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe për pastrim parash dhe përfitime tjera në bazë të veprave penale. Kirill Bozhinovski dhe Mile Janakieski, akuzohen gjithashtu për të njëjtat dy krime, të dënueshme me burgim. Thuajse 4.9 milionë euro janë larë.
Me kalimin e viteve dhe pas ndryshimeve në Kodin Penal, u vjetërsuan lëndët TNT, për prishjen e kompleksit “Kosmos” dhe “Trajektorja”, për komisionet për ndërtimin e autostradave. Ndryshimet e shpëtuan edhe Gruevskin nga akuza për rastin “Shkupi 2014”, “Feniks”.
Ish-kryeministri mbetet i akuzuar për çështjet “Talir 1” dhe “Talir 2”, mbi të cilat varet edhe paqartësia se si do të përfundojnë, si dhe në rastin “Titanik”, ku akuzohet për shpërdorim fondesh për financimin e fushatës zgjedhore dhe cenimin e të drejtës së votës.
Për shkak se ai ishte i padisponueshëm, atij iu pezullua edhe hetimi për ndërhyrjen e dhunshme në Kuvend të datës 27 prill 2017.
Lajme nga vendi
VLEN: “Safe City” është ligj për jetën, jo për gjoba
Sistemi “Safe City” është çështje e sigurisë publike, e mbrojtjes së jetës së qytetarëve dhe e vendosjes së rendit në komunikacion. Kur flasim për “Safe City”, nuk flasim për kamera apo gjoba, por për jetë njerëzish. Për rrugë më të sigurta, ku askush të mos humbasë babanë, djalin apo motrën për shkak të papërgjegjshmërisë së dikujt tjetër.
Për VLEN, jeta e njeriut nuk ka çmim dhe nuk mund të relativizohet me kalkulime politike apo interesa ditore. Prandaj, ligji për zbatimin e sistemit “Safe City” tashmë hyn në procedurë parlamentare, si një hap i domosdoshëm drejt rritjes së sigurisë rrugore dhe mbrojtjes së qytetarëve.
Njëkohësisht, duam të theksojmë qartë se çdo akt që do të dalë nga Ministria e Punëve të Brendshme, pavarësisht nga mënyra e dorëzimit, do të jetë i përgatitur dhe i dorëzuar në gjuhën e përcaktuar sipas Ligjit dhe Kushtetutës, duke garantuar respektim të plotë të të drejtave gjuhësore të qytetarëve, përfshirë edhe gjuhën shqipe.
VLEN u bën thirrje deputetëve të popullit që këtë ligj ta shohin përtej politikës ditore dhe ta votojnë për qytetarët, për sigurinë e tyre dhe për jetën, sepse rrugët e sigurta janë përgjegjësi e përbashkët dhe interes i përgjithshëm shoqëror.
VLEN për jetë të mbrojtur, rend në rrugë dhe shtet që funksionon.

