Connect with us

Lajme nga vendi

VOLEJBOLL: NESËR FILLON  PJESA E DYTË E KAMPIONATIT NË LIGËN E PARË

Published

on

Pjesa  pranverore e kampionatit  në Ligën e parë të volejbollit  në kategorinë e meshkujve  starton nesër me ndeshjet e  xhiros  së parë si në  fazën e play off-it  ashtu edhe në at  të play  out. Në  Tetovë zhvillohen dy ndeshje  Liria –Janta Volej  dhe  Shkëndija  Skopje

 Me ndeshjet e xhiros së parë të  play off-it  dhe play out, nesër  zyrtarisht  starton pjesa e dytë e kampionatit  në  Ligën e parë të  volejbollit  për  meshkuj.  Të  gjitha  ekipet  që  garojnë në  këtë  ligë  kanë  bërë përgatitje  aq sa kanë  pasur hapësirë  dhe  mundësi por  me gjithat të  gjitha ekipet shprehen optimist  për një  fillim  të  suksesshëm. Ndeshje  më  interesante  pritet të  zhvillohet në  Strumicë  aty  ku  kampioni  në  fuqi klubi volejbollit  Strumica  përballet  me  ekipin  Universiteti i Tetovës. Kapiteni i skuadrës  studentore Hamza  Veseli  për  TV Koha  tha  se  pauzën e kanë  shfrytëzuar  për përgatitje aq sa kanë pasur  mundësi

  ‘’Përgatitja  është  ka  shkuar  me  një fazë më të  shkurt për shkak  të  fillimit të  kampionatit nesër  më datën  24 janar. Ekipi është përgatitur deri  diku pasi neve  veç se  kemi siguruar të jemi në  top gjashtën  e  ekipeve  më të mira dhe besoj  se gjithçka  do të shkoj në bazë të  planit që e kemi parapa në  fillim të sezonit. Do të shohim  në vazhdim se si  do të rrjedhë kampionati‘’ deklaroi kapiteni Hamza Veseli

  Duke  marrë para  sysh  forcën e   dy  skuadrave  pretendente  për  titullin  kampion siç janë Strumica  dhe  UGD Shtipi ,  ekipit tetovar   në  këtë fazë të  kampionatit i  duhet  të  fitojë  përvojë me  ekipin që ka

 ‘’ Pretendimet e klubit  janë  që ne  të jemi sa  më  lartë  kreut të  tabelës e pse jo edhe  të mos  luajmë edhe në  finale‘’ tha Hamza Veseli

Advertisement

 Ndeshja Strumica – Universiteti i Tetovës sipas të  gjitha  gjasave  mund të anulohet me kërkesën e ekipit vendas pos akoma nuk ka shkresë  zyrtare  na  Federata . Në  ndeshjet  tjera të play off-it  nesër takohen:  UGD Shtipi – Susheva dhe Rabotniçki – Boreci.

 Në  fazën e  play out  që gjithashtu  fillon nesër   takohen: Liria  – Janta Volej, ndeshja luhet në sallën   e shkollës  ekonomike 8 Shtatori me  fillim në ora  12:00,,  Shkëndija – Skopje  luhet  në  sallën  e sportit të gjimnazit të  Tetovës  me  fillim në ora  18:00  dhe  ndeshja  Makedonija  Xhio – Vesna Probishtip që  luhet  në Strumicë  fillon në ora 18:30.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Lajme nga vendi

‘Fitonin’ 34 mijë euro me mallverzimeve gjatë shit-blerjes së veturave të konfiskuara

Published

on

Drejtoria e Policisë Financiare ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër personave N.I., B.G. në cilësinë e tyre si drejtues të personave juridikë, kundër dy personave juridikë, si dhe kundër pesë personave të punësuar në Agjencinë për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar F.A., G.A., P.K., F.J. dhe A.B., për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i procedurës për thirrjes publike, dhënie të kontratës së prokurimit publik ose partneritetit publik-privat” sipas nenit 275-c të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Të denoncuarit N.I. dhe B.G., si drejtues të dy personave juridikë, gjatë vitit 2021 me vetëdije dhe me qëllim të paracaktuar kanë shkelur rregulloret e procedurës për thirrje publike dhe dhënie të kontratës së prokurimit publik, me marrëveshje paraprake dhe veprime të koordinuara kanë shkelur konkurrencën në procedurën për shitjen e automjeteve të shkatërruara – skrap metali, të organizuar nga Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar. Një person juridik u paraqit si konkurrent formal, dhe gjatë ankandit publik u paraqit një ofertë me një gabim teknik të qëllimshëm në një shumë monetare joreale, e cila i pengoi pjesëmarrësit e tjerë të vazhdonin më tej me ofertat.

Të pandehurit G.A., P.K. dhe F.J., si anëtarë të komisionit për zbatimin e procedurës, në kundërshtim me dispozitat ligjore të parashikuara në Ligjin për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar, Përfitimit Pasuror dhe Objekteve të Sekuestruara në Procedurën Penale dhe Kundërvajtje, dhe bazuar në një akt nënligjor dhe mendim ligjor të përgatitur nga A.B., me vetëdije ndihmuan në zbatimin e kësaj skeme të dakorduar dhe mundësuan lidhjen e një marrëveshjeje për shitjen e automjeteve të sekuestruara të shkatërruara si skrap metali midis Agjencisë për Menaxhimin e Pronës së Sekuestruar, të përfaqësuar nga F.A., dhe personit juridik të menaxhuar nga N.I., gjë që i mundësoi personit juridik të fitonte përfitim pasuror të paligjshëm në shumën prej 2.128.352 denarë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Siljanovska: Balancuesi krijoi pushtet të korruptuar, ligjet duhet të miratohen me procedurë të rregullt

Published

on

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot deklaroi se heqja e balancuesit ishte e domosdoshme për shkak të rreziqeve korruptuese që i ka krijuar, duke theksuar njëkohësisht se çështjet e shtetësisi jorezidente, marrëdhëniet me Bullgarinë dhe politikat energjetike janë komplekse dhe duhet të zgjidhen përmes parimeve kushtetuese, debatit publik dhe respektimit të standarE madhee njerëzore dhe ekologjike.

Në një deklaratë për mediat pas hapjes së “Fundjavës për pastrim të përgjithshëm”, presidentja Gordana Siljanovska Davkova deklaroi se i a.q. balancuesi, në formatin që ka ekzistuar, në thelb çoi në korrupsion dhe kriminalizim.

Në lidhje me çështjen për shtetësinë jorezidente, ajo u përgjigj se zgjidhja duhet të miratohet përmes argumenteve.

“Çështja është komplekse. Ka vende ku ekziston shtetësia e dyfishtë, ka vende ku nuk ekziston. Sot të gjithë po përballemi me një eksod dhe mungesë të fuqisë punëtore, dhe po flasim për qenie njerëzore që kanë edhe të drejtën e jetës”, tha presidentja, duke shtuar se zgjidhjet duhet të merren pas një debati të gjerë publik dhe duke peshuar argumentet “pro” dhe “kundër”.

Lidhur me pritjet e saj për marrëdhëniet me qeverinë e re të Bullgarisë, Siljanovska Davkova deklaroi se pritjet duhet të drejtohen nga qeveria e re bullgare dhe kryeministri Rumen Radev, duke theksuar se populli bullgar pret stabilitet, reforma dhe luftë kundër korrupsionit dhe krimit.

Advertisement

Lidhur me kërkesat e organizatave joqeveritare për të vënë veton ndaj Ligjit për Burimet Minerale, presidentja theksoi se ato kanë një rol të rëndësishëm në shoqëri dhe meritojnë, siç e tha ajo, një “vend të gjelbër” në parlament.

Sipas saj, garancitë për mbrojtjen e mjedisit nuk përmbahen në këto ligje.

“Ato ligje, nëse keni parasysh Ligjin për burimet minerale, merren kryesisht me çështjet e energjisë. Ne kemi Kushtetutë, kemi edhe Ligj për mbrojtjen e mjedisit – ky është çelësi i qëndrimit ndaj këtyre ligjeve”, shtoi Siljanovska Davkova.

Ajo theksoi se shteti duhet të përgatitet njëkohësisht për sfidat e ardhshme energjetike dhe të kujdeset për natyrën.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

KONGRESI I VLEN – QYTETARËT MIRËPRESIN BASHKIMIN!

Published

on

Për ditë me radhë koalicioni VLEN ka ngritur intensitetit e aktivitetit publik duke paralajmëruër Kongresin e Bashkimit.

Sipas tyre e shtuna, do të kurorëzojë përpjekjet për unifikimin e faktorit politik shqiptar.

Koalicioni VLEN, nesër më 9 Maj – në Ditën e Evropës, do të mbajë Kongresin e bashkimit, ku 5 subjekte politike formalisht duhet të miratojnë vendimin për të vepruar si subjekt i vetëm politik në kuadër të bllokut politik shqiptar në vend. Në prag të Kongresit, VLEN doli me mesazhin se procesi i bashkimit ka qenë i gjatë dhe përplot me sfida politike, dyshime dhe tentativa për të parandaluar këtë process. Sipas VLEN-it, ky bashkim ka peshë historike dhe se ky është premtimi që VLEN ua dha shqiptarëve. Por, si e shohin qytetarët, këtë Kongres dhe këtë bashkim të VLEN-it?

“Çdo bashkim është i mirë. Madje unë kisha thënë se që të bashkohen të gjitha partitë”

“Edhe atë gajle do ia mbajë VLEN-it, unë jam plak”

Advertisement

“Më mirë me u bashkuar”

“Më mirë është. Deri tani Bilall Kasami ka punuar mirë. Jam i gëzuar”

 “Mendoj se është mirë. Bilall Kasami duhet të jetë Kryetar”

“Është më mirë për shqiptarët. Cili të jetë Kryetar vet le ta vlerësojnë”

“Normalisht se është mirë. Sa më të bashkuar aq më mirë. Vet si do të vendosin organmet partiake, mendoj se Izeti do të ishte më mirë”

Advertisement

Pas Kongresit, VLEN, si pjesë e Qeverisë, do të duhet të përballet me shumë sfida që prekin drejtpërdrejtë qytetarët.

Situata ekonomike, migrimi i të rinjve, pozita e shqiptarëve, gjuha shqipe, eurointegrimet evropiane e shumë çështje tjera duhet që nga premtimet të shndërrohen në rezultate të prekshme./Tv Koha/

Continue Reading

Më të lexuarat