Sport
MAQEDONIA ME 4 GARUES NË LOD MILANO CORTINA 2026
Në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina që fillojnë 6 shkurtë Maqedonia e Veriut do të përfaqësohet me 4 garues 2 në skijim alpik dhe dy në disiplinat nordike. Hapja solemne e garave do mbahet më 6 shkurt në San Sitro.
Komiteti Olimpik i Maqedonisë së Veriut tanimë ka zyrtarizuar ekipin që do të mbrojë ngjyrat e vendit tonë në Lojërat Olimpike Dimërore që kësaj radhe do të mbahen në Milano Cortina nga data 6 deri më 22 shkurt. Maqedonia e Veriut në këto Lojëra Olimpike Dimërore përherë të parë do të përfaqësohet me katër garues të cilët kanë plotësuar normën A olimpike
Katër sportistët që do e përfaqësojnë vendin tone në Olimpiadë Dimërore , janë shpresa të reja dhe garues më përvojë të cilët janë dëshmuar në f garat të shumta ndërkombëtare . Garuesja më e re është Jana Atanasovska që do të garon në skijimin alpin në disiplinat slalom dhe slalom gjigant. Viktor Petkov: gjithashtu do të garoj në disiplinat sllallom gjigant dhe sllallom.
Dy garuesit tjerë do ta përfaqësojnë vendin në disiplinat nordike si Stavre Jada, garuesi më me përvojë pasi është pjesëmarrja e tij e tretë në Lojërat Olimpike Dimërore në disiplinën sprint dhe në 10 kilometra . Garuesja e katërt është Ana Cvetanovska e cila ishte edhe Olimpiadën dimërore në Pekin. Të katër garuesit e vendit tone premtojnë se do të japin më të mirën nga vetja e tyre. Kryetari I Komitetit Olimpik të Maqedonisë Daniel Dimevski i cili do ti prij delegacionit të Maqedonisë në Mialno Kortina ka thënë se ky sukses është fryt i sistemit të ri olimpik që prodhon rezultate.
Ceremonia hapëse e edicionit të 25-të Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026 është caktuar të mbahet më 6 shkurt. në stadiumin “ San Siiro Arena” në Milano
Sport
VOLEJBOLL: MËSOHEN KATËR EKIPET FINALISTE NË PLAY OFF
UGD Shtipi, Boreci, Strumica dhe Rabotniçki kanë siguruar fazën finale të play off-it ku do të mësohet edhe kampioni i ri për sezonin 2025/2026. Shkëndija e Tetovës me 10 fitore radhazi përfundon fazën e play out.
Me ndeshjet e xhiros së 10-të në fazën e play off-it dhe play out përfundoi pjesa e rregullta e kampionatit në Ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve dhe tanimë dihen edhe katër skuadrat e para të cilat do të diskutojnë titullin e kampionit për sezonin 2025/2026.
Pra UGD Shtipi, Boreci i Velesit, Strumica dhe Rabotniçki janë katër skuadrat të cilat do të luftojnë për titullin kampion. Çka të thuhet për ekipin Universiteti i Tetovës e cila në fazën e play off-it në 10-të ndeshje ka pësuar po aq disfata.
Nga ana tjetër në fazë e play out ka mbetur vetëm edhe ndeshje e fundit mes ekipit Liria dhe Skopje por në asnjë mënyrë nuk do të ndikon në renditjen përfundimtare. Shkëndija e Tetovës me 10 fitore të njëpasnjëshme renditet e para në fazën play out, para ekipit Liria e cila ka vetëm dy humbje.
Sport
KOMBËTARJA ZHVILLON PËRGATITJET PËR SFIDËN ME POLONINË
Kombëtarja Shqiptare në drejtimin e teknikut Sylvinjo, po zhvillon përgatitjet e fundit në prag të ndeshjes gjysmëfinale të play off-it kundër Polonisë për kualifikim në Botërorin 2026, e futbollit që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë
Kombëtarja shqiptare në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e fazës play off për Botërorin 2026 ndaj Polonisë ka nisur me përgatitje intensive. Ekipi i drejtuar nga trajneri Silvinjo zhvilloi pasditen e djeshme stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit”, ku fokusi ishte palestra, ushtrime fizike dhe skema taktike në fushë.
Në fushë zbritën 23 lojtarë, ndërkohë që Myrto Uzuni, Nazmi Gripshi dhe Ylber Ramadani do t’i bashkohen skuadrës sot, Uzuni dhe Gripshi për shkak të udhëtimit dhe Ramadani për arsye familjare, pasi është bërë baba për herë të tretë pikërisht ditën e sotme.
Sot Kombëtarja do të zhvillojë një tjetër seancë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërkohë që ekipi do të udhëtojë të mërkurën drejt Varshavës për të luajtur ndeshjen ndaj Polonisë më 26 mars, ora 20:45.
Sport
KOSOVA NISI PËRGATITJET PËR NDESHJEN E PLAY OFF-it KUNDËR SLLOVAKISË
Në prag të gjysmëfinales së play off-t për kualifikim në Botërorin 2026 kundër Sllovakisë në Bratislavë, përfaqësuesja e Kosovës në drejtimin e seleksionuesit Franko Foda ka nisur përgatitjet intensive
Përfaqësuesja e Kosovës ka nisur sot përgatitjet për ndeshjet e “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026, duke e përqendruar të gjithë vëmendjen te përballja gjysmëfinale kundër Sllovakisë, pasi vetëm me fitore në këtë sfidë sigurohet finalja e madhe.
Seanca e parë stërvitore e zhvilluar mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku përfaqësuesja e Kosovës u paraqitë me intensitet të lartë dhe qasje profesionale, duke dëshmuar qartë vendosmërinë për këtë sfidë me peshë të madhe.
Në stërvitjen e parë, përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion 19 futbollistë, ndërsa 6 futbollistët që kishin ngarkesë më të madhe nga ndeshjet e fundjavës me klubet e tyre, punuan sipas një programi të diferencuar në palestër.
Meqenëse koha për t’u përgatitur për ndeshjen në Bratislavë është shumë e shkurtë, përzgjedhësi Foda dhe stafi teknik ka hyrë menjëherë në detaje të organizimit të lojës, me theks të veçantë në aspektin taktik, në funksion të përballjes së suksesshme kundër sllovakëve.
Ndesha gjysmëfinale e play off-t për kualifikim në Botërorin 2026 Sllovaki – Kosovë luhet të enjten me fillim në ora 20:45 në Bratislavë.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga bota2 months agoGjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha

