Connect with us

Lajme nga vendi

Rrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë

Published

on

.Тë premten (6 Shkurt), hapja e dyqanit më të madh të Comodita Home në Maqedoni, në Re Mall në Tetovë.Hapja e madhe do të bëhet në orën 14, ku Comodita Home hap dyert për të gjithë klientët e saj me shumë befasi, dhurata e zbritje deri në 70% në të gjitha kategoritë e produkteve.

Klientët kanë mundësinë të marrin dyshek Comodita me çmime atraktive duke filluar nga 3690denarë. Për të gjithë ata që duan të rifreskojnë dhomën e tyre të gjumit, përfitoni nga zbritja deri në 70% në shumë produkte të dhomës së gjumit si: jorgan, jastëk, sete çarçafësh, sete mbulesash shtrati, sete të rrobave të banjos apo batanije nga më të ndryshmet. Por, edhe kuzhinën mos e lini pa e kompletuar me produkte nga gama e gjerë që ofron Comodita Home me zbritje. Koleksioni më i ri i aksesorëve do të ndriçojë dhe zbukurojë çdo ambient të shtëpisë tuaj.

Për kënaqësinë edhe më të madhe të klientëve të saj, Comodita Home ka pregaditur 30 kupona për 30 blerësit e parë si dhe 50 jastëk dhuratë për 50 blerësit më të shpejtë. Me çdo blerje nga Comodita Home ju përfitoni edhe parking falas në Re Mall Tetovë.

Më 6 Shkurt ejani dhe zbuloni të gjitha befasitë, ofertat dhe zbritjet në hapjen e madhe të dyqanit më të madh të Comodita Home në Tetovë në Re Mall në katin e parë.

Advertisement

Lajme nga vendi

Mickoski pret nga kryeprokurori i ri të merret me rastet që janë në sirtar

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se pret nga kryeprokurori i ri që të merret me rastet që janë në sirtar dhe në ata raste ku ka dëshmi, të procedoje raste të reja deri te gjykata, ndërsa aty ku nuk ka dëshmi, të njëjtat raste të mbyllen.

“E para që duhet të bëjë është që të gjitha ata dokumente dhe raste që janë mbajtur në sirtar t’i nxjerrë dhe t’i hetojë. Aty ku nuk ka mjaftueshëm dëshmi, t’i mbyllë, aty ku ka dëshmi, të formojë raste dhe t’i dorëzojë në gjykatë, pastaj gjykata duhet të vendosë nëse do të nisë ose jo proces gjyqësor. Pres të jetë mbrojtës i së drejtës, gjenerues i drejtësisë dhe kjo është ajo që pres nga kryeprokurori i ri”, tha mes tjerash Mickoski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Voziste i dehur, policia ia merr veturën dhe e arreston kumanovarin

Published

on

Edhe nje kumanovar tjetër ka mbetur pa veturë, pasiqë paraprakisht lëvizte veturën ne gjendje të dehur, respektivisht me mbi 2 promila alkool ne gjak. Një gjë të tillë e kishte konstatuar policia, gjate nje kontrolli rutinor me ç’rast kumanovarit 35-vjeçar me iniciale B.Gj., ia kishin konfiskuar makinën dhe e kishin arrestuar.
Sipas Policisë së Kumanoves (SPB-Sektorit per Pune te Brendshme), ngjarja e ketille kishte ndodhur me daten 3 shkurt 2026, rreth ores 17:30 min, ne autostraden nderkombetare Kumanove-Tabanoc.
Pas konstatimit te dozes se alkoolit ne gjak, policia personin ne fjale e kishte arrestuar (privuar nga liria).

Continue Reading

Lajme nga vendi

Dosja Epstein, Prokuroria në Maqedoni nis hetim për rastin e mostrave të trurit

Published

on

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të disa informacioneve të publikuara në media, formoi lëndë në bazë të zërave për shkak të pretendimeve nga dokumetet e publikuara në rastin për Xhefri Epstin, të cila tregojnë se mostra nga trurët e personave të vdekur nga vendi gjoja janë transportuar për qellime shkencore-kërkimore në SHBA.

Duke pasur parasysh natyrën e pretendimeve, që përfshijnë përpunimin, ngrirjen dhe transportin ndërkombëtar të indeve njerëzore, si dhe çështjet e mundshme lidhur me përputhshmërinë me standardet ligjore dhe etike për eksperimentet me inde dhe mostra njerëzore, siç informojnë nga Prokuroria, është formuar lëndë me qëllim që të hetohen të gjitha indikacionet për ekzistencën e mundshme të elementeve të një vepre penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare.

“Lënda është dorëzuar për veprim kompetent në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila duhet të ndërmarrë veprime për të mbledhur informacione zyrtare nga autoritetet kompetente, institucionet dhe institucionet shëndetësore me qëllim përcaktimin e trajtimit të mundshëm të paligjshëm të indeve dhe biomaterialeve njerëzore, lëshimeve ose abuzimeve gjatë marrjes së lejeve dhe pëlqimeve”, informojnë nga Prokuroria.

Continue Reading

Më të lexuarat