Connect with us

Lajme nga vendi

DPB; 46-vjeçari nga Gostivarit me punë në Zvicër ka denoncuar se të dhënat e tij janë keqpërdorur për marje krediti

Published

on

Dje, në ora 12:30, në DPB Gostivar, një 46-vjeçar nga një fshat i Gostivarit ka denoncuar se janë keqpërdorur të dhënat e tij personale. Më konkretisht, denoncuesi, i cili punon në Zvicër, gjatë një bisede me një përmbarues në Gostivar është informuar se ndaj tij po zhvillohet një procedurë si pronar i një firme për një borxh prej 5.085.079 denarësh ndaj një banke në falimentim. Njëkohësisht, kërkoheshin si peng një automjet transportues “MAN” dhe një makinë pune (eskavator). Gjithashtu, ai ka sqaruar se kurrë nuk ka poseduar firmë apo makineri dhe dyshon se të dhënat e tij janë keqpërdorur me dokumentacion të falsifikuar gjatë marrjes së një kredie. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Lajme nga vendi

Alarmi për bombë në gjimnazin e Tetovës “Kiril Pejçinoviq”, nxënësit largohen nga objekti i shkollës policia konstaton se ishte i rremë

Published

on

Paraditen e sotme është raportuar sërish alarm për bombë në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, duke vazhduar serinë e kërcënimeve të njëpasnjëshme që janë regjistruar në këtë institucion vetëm gjatë kësaj periudhe informon Tetovasot.
Sipas informacioneve fillestare, menjëherë pas pranimit të njoftimit, janë ndërmarrë procedurat standarde të sigurisë, ndërsa nxënësit dhe stafi janë evakuuar përkohësisht nga objekti.
Nga autoritetet kompetente pritet të konfirmohet nëse bëhet fjalë për alarm të rremë, ashtu si në rastet e mëparshme, ndërkohë që hetimet për identifikimin e autorëve të këtyre kërcënimeve vazhdojnë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Gjermania i dhuron Policisë së Maqedonisë automjete dhe pajisje në vlerë të 600,000€

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të një donacioni nga Republika Federale e Gjermanisë, ku ishte e pranishme edhe ambasadorja Petra Dreksler. Donacioni, me vlerë totale prej rreth 600,000 euro, i realizuar gjatë periudhës së kaluar, përfshin automjete, kamera termovizive, pajisje dhe softuer kompjuterik, pajisje të specializuara për kontrollin e dokumenteve, si dhe automjete speciale për njësinë ajrore.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se këto pajisje janë të destinuara për përmirësimin e kapaciteteve të Ministrisë në fushën e menaxhimit të kufijve, luftës kundër trafikimit të njerëzve dhe kontrabandës së emigrantëve, analizës kriminale dhe inteligjencës, si dhe ekzaminimeve forenzike.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Goditet nga konstrukti i metaltë, humb jetën i riu në Shkup

Published

on

Një punëtor ka ndërruar jetë në rajonin e Petrovecit në Shkup, pasi mbi të ka rënë një konstrukt metali. Policia njofton se bëhet fjalë për një 23-vjeçar nga Velesi.

“Më 19.02.2026, në orën 15:00, në SPB-Shkup u raportua se në zonën industriale në komunën e Petrovecit, gjatë kryerjes së punëve në një objekt në ndërtim të një fabrike, një profil metalik ra nga lartësia mbi E.A. (23) nga Velesi, i cili vdiq në vendngjarje si pasojë e lëndimeve të marra. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë konstatoi vdekjen, dhe sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dërgua për obduksion. Rasti është raportuar tek inspektori i punës, dhe një ekip hetues nga SPB-Shkup ka kryer inspektimin në vendngjarje”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Më të lexuarat