Connect with us

Sport

NESËR STARTON  PJESA PRANVERORE E FUTBOLLIT TË FEMRAVE

Published

on

Me  ndeshjet e  javës së  15-të  që në program janë  të  shtunë, zyrtarisht  starton pjesa e dytë e kampionatit në Ligën e parë të futbollit të vajzave. Luboteni  nesër  është nikoqiree  KFF Reçica

 Kampioni në  fuqi  klubi i futbollit të femrave  Luboteni i Tetovës që aktualisht mbanë pozitën e dytë në tabelë  pas  ekipit të Skopjes,  për  të mbrojtur  titullin kampion të  fituar  në kampionatin 2024/2025, ka  zhvilluar përgatitje  të nivelit të lartë , ndaj edhe të gatshme  presin fillimin e sezonit  pranveror.  Trajner Bojan  Stamenkoviq tha se ekipi i tij është e gatshme  për vazhdimin  e kampionatit  dhe këtë  do ta dëshmojnë që  në ndeshjen e parë të përballet me  KFF Reçica

‘’Shkojmë nga  loja  në lojë , mendoj se  ekipi  me  seriozitet  ka punuar  dhe vazhdon të punon   dhe mendoj  se  maksimalisht e përgatitur  do të  jetë  për  vazhdimin e kampionatit. Ndërsa  gjatë kampionatit  dhe në  periudhën  që vinë  nga  dita  në  ditë  ekipi  ynë  ngritët dhe do të arrijë  formën e duhur  atëherë  kur  do të luajmë  ndeshjet  kryesore .  Ndeshjen e parë me Reçicën e luajmë  të shtunën në  Qendrën Sportive , kështu që pres  një paraqitje të mirë ndeshje d he një paralajmërim për  ndeshjen e së martës kundër Tiverijës‘’  deklaroi Bojan Stamenkoviq  trajner  i KFF Luboteni

  Klubi i  futbollit të femrave  Luboteni   në këtë merkato dimërore ka  sjell  disa  përforcime, ndërsa  një  super prurje  është futbollistja nga Struga  Yllza Maksuti,  e cila  premton se do të japi  më të mirën nga  vetja e saj  në ekipin  e ri.

’Jam e  lumtur  që jam pjesë e ekipit të Luboteni, Jam  këtu  si  një përforcim  për të mbrojtur  titullin kampion . Dhe  shpresoj s e do të  japi më të mirën time për të shënuar  më shumë gola. Presim një fitore  të merituar me shumë gola’’ deklaroi futbollistja  Yllza Maksuti

Advertisement

Në  javën e 15-të të  kampionatit  në ligën e parë të futbollit të femrave  takohen: Kamenica Sasa – Tiverija, , Istatov 2025 Skopje – Koçani, Vardari 2023 – Top Gol dhe  AS United – Skopje 2014

Sport

LIGA E PARË: ZHVILLOHEN NDESHJET E JAVËS SË 19-të  

Published

on

Këtë fundjavë zhvillohen  ndeshjet e xhiros së  19-të në Ligën e parë, ndërsa  me  ndeshjet e xhiros së 16-të  starton pjesa e pranverore  e kampionatit në Ligën e dytë

 Kampionati  në Ligën  e parë  vazhdon  sipas orarit të paraparë nga  komisari i garave  në  Federatën e Futbollit të Maqedonisë.  Kështu që  gjatë kësaj  fundjave  do  të  zhvillohen ndeshjet e xhiros  së 19-të. Ndeshja më tërheqëse që  zhvillohen  të shtunën  janë  përballet në Shkup  dhe Manastir aty ku  do të takohen  Vardari – Bashkimi  i Kumanovës  gjegjësisht Pelisteri – Struga Trim Lum Të  dielën  takohen  Shkupi – Arsimi  dhe ndeshja derbi mes  Sileksit dhe Shkëndijës, ndërsa  java e 19-të mbyllet të hënën me ndeshjen Makedonija  Gj.P – Tikveshi.

 Këtë fundjavë starton e dhe pjesa  pranverore  me  ndeshjet e xhiros së në Ligën e dytë të futbollit vendor. Në xhiron e 16-t ë me fillim në ora  14:00, takohen: Teteksi – Vardari Negotinës, Kozhufi – Bregallica, Pobeda – Novaci, Osogova – Kamenica Sasa, Shkendija H – Prespa, Bellasica – Ohri, Slloga – Skopje dhe Detonit Plaçkovica – Golemo Konjare.  Kandidat  më serioz  për  kreun e tabelës  janë Ohri, Shkëndija e Haraqinës dhe Bregallnica.  

 

 Shaban Sinani – TV Koha
Continue Reading

Sport

TRAJNERI BEQIRI: NUK ISHIM NË NIVELIN E DUHUR – SAMSUNSPORI SKUADËR CILËSORE!

Published

on

Në ndeshjen e parë  të play off-t të UEFA Konferencë Liga, mbrëmë në Shkup, skuadra  Turke  Samsunspor  shënoi fitore  0-1 kundër  ekipit të Shkëndijës . Ndeshja  kthyese luhet më 26 shkurt.

 Shkëndija pësoi humbje me rezultatin 0-1 ndaj Samsunsporit në ndeshjen e parë të play-off-it të UEFA Konferencë Liga.

 Skuadra turke konfirmoi rolin e favoritit ndërsa goli i vetëm u shënua në minutën e 77 nga sulmuesi , Marius,  duke i dhënë fitoren e rëndësishme ekipit turk në ndeshjen e parë.

 Në minutën e 7-të futbollisti mysafir Ndiaje nuk realizoi goditjen nga 11-metërshi

 “Kuqezinjtë”  kishin  disa mundësi për  të shënuar por  që  nuk  u  shfrytëzuan.

Advertisement

 Në  tribunat e  stadiumit  të pranishëm  një numër  i vogël i tifozëve  vendas, ndërsa  nga  Turqia  kishin ardhur   mbi 1.000 tifozë të Samsunsporit.

 Pas  ndeshjes  në  press konferencën zyrtare  trajner , Jeton Beqiri, pranoi  se kundërshtari ishte më i mirë në fushë dhe se ekipi i tij nuk ishte në nivelin e duhur.

 JETON BEQIRI – TRAJNER I KF SHKËNDIJA

 “Ne kishim përballë një skuadër shumë cilësore, por unë dua të merrem me skuadrën time. Mendoj se Shkëndija nuk ishte në maksimumin sonte, nuk patëm paraqitjen më të mirë të mundshme. Normalisht, nuk dua të përul performancën e kundërshtarit, pasi për të qenë korrekt, ishin skuadër më e mirë në fushë dhe një nga ato rastet që kishin i shfrytëzuan. Ne, dy-tri raste të mira që kishim nuk arritëm të shënojmë. Në këtë situatë, kur luan me kësi lloj skuadra cilësore, nëse nuk arrin të shënosh nga ato rastet e pastra, atëherë rezultati përfundimtar do të jetë negativ”, u shpreh trajneri. Beqiri

Trajneri gjerman Torsten Fink bëri një debutim të suksesshëm në bankinën e Samsunspor me një fitore 1-0 kundër Shkëndisë në Shkup. Ai  para  gazetarëve shprehu kënaqësinë e tij për fitoren në ndeshjen e tij të parë, duke theksuar se skuadra tregoi energji të mirë pavarësisht se pati vetëm dy seanca stërvitore me skuadrën para kësaj ndeshjeje.

Advertisement

 Ndeshja  kthyese  Samsunspor – Shkëndija zhvillohet më  26  shkurt, ndërsa  fituesi nga  kjo përballje kualifikohet  në 1/8  e finales së Konferencë Ligës.

Continue Reading

Sport

KONFERENCË LIGA: SHKUPI DHE PRISHTINA NË QENDËR TË VËMENDJES 

Published

on

Shkëndija e  Tetovës dhe Drita e Gjilanit sonte në Shkup dhe  Prishtinë  zhvillojnë ndeshje e para  të play off-it në Konferencë Liga,  ku pritet të  regjistrojnë rezultat  historik

 Sonte zhvillohen ndeshjet e  para të  play off-t  në UEFA Liga e Konferencës  ku bëjnë  pjesë edhe dy  ekipe  shqiptare  Shkëndija e Tetovës  dhe Drita e Gjilanit për të cilat  skuadra  është ky sukses historik . Katër  përballje të sotme do të  fillojnë  në ora  18ee 45 ku takohen: KuPS – Lech, Noah – AZ Alkmaar, Sigma Olomouc – Lozsana   dhe  Zrinjski  – Crystal Palace

 Në  katër ndeshjet tjera  që   fillojnë në ora  21:00  gjithsesi  se  vëmendja e  tifozëve  shqiptar do të jetë e përqendruar në  përballjen Shkëndija – Samsunspor që luhet  në  Shkup  dhe   ndeshja  tjetër  mes ekipit  Drita të  Gjilanit  dhe NK Celje  që  luhet  në  Prishtinë.  Në  dy  ndeshjet  tjera  që  fillojnë në ora  21:00, takohen: Jagiellonia – Fiorentina  dhe Omonia – Rijeka

 KuPS – Lech

Noah – AZ Alkmaar

Advertisement

Sigma Olomouc – Lausanne

Zrinjski  – Crystal Palace

Drita  – Celje

Jagiellonia – Fiorentina

Omonia – Rijeka

Advertisement

Shkendija  – Samsunspor

 Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Më të lexuarat