Connect with us

Lajme nga vendi

Ristoska: Zgjedhja e prokurorit publik shtetëror duhet të jetë i bazuar në cilësi

Published

on

Kur një kandidat paraprakisht përjashtohet pa analizuar programin dhe rrugën e tij profesionale, kjo ngre çështje në lidhje me natyrën e kritereve që zbatohen. Jam e bindur se një zgjedhje e kësaj rëndësie duhet të bazohet në cilësi, ndërsa jo në përshtatshmëri, theksoi prokurorja Lençe Ristoska në reagim ndaj deklaratës së djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoskit.

“Profesionistët në sistem duhet të dinë se puna dhe ekspertiza e tyre janë e vetmja monedhë që duhet të vendosë. Në të kundërtën, rrezikojmë të përçojmë një mesazh se, pavarësisht nga kompetenca, përshtatshmëria është primare, ndërsa kjo nuk është rruga që duhet të ndjekë një shoqëri demokratike”, potencoi Ristoska në reagim.

Kryeministri Mickoski dje në një intervistë për TV “Kanal 5” tha se nga katër kandidatët për prokuror publik shtetëror për të cilët Këshilli i Prokurorëve Publikë dha mendim pozitiv, në listën qeveritare janë tre emra, ndërsa mes tyre nuk është dhe ish prokurorja e PSP-së, Lençe Ristoska.

Lajme nga vendi

Zëvendësdrejtori i Doganave, realizoi vizitë zyrtare nëpikën kufitare Bllacë

Published

on

Sot, z. Mustafa Dauti, realizoi një vizitë zyrtare në pikënkufitare Bllacë. Gjatë vizitës, ai u njoh nga afër me organizimine punës dhe dinamikën e përditshme në këtë pikë kufitare, e cila ka një rëndësi të veçantë për lëvizjen e qytetarëve dheqarkullimin e mallrave.

Dauti bashkëbisedoi me stafin për sfidat konkrete me të cilatpërballen dhe theksoi nevojën e vazhdueshme për koordinim, efikasitet dhe integritet në ushtrimin e detyrës. Ai theksoi se One Stop Shop, është një element kyç që ka përmirësuarlehtësimin e procedurave dhe shërbimet për qytetarët.

Sipas të dhënave të vitit 2025, pika kufitare Bllacë karegjistruar rreth 32,000 kamionë të ngarkuar dhe 25,000 kamionë të zbrazët, duke treguar intensitetin e lartë të trafikutdhe rëndësinë e efikasitetit në punën e përditshme të stafit.

Zëvendësdrejtori nënvizoi se këto vizita nuk janë vetëm pjesë e detyrës institucionale, por edhe mundësi për të dëgjuardrejtpërdrejt zërin e atyre që punojnë në terren dhe për tësiguruar shërbime më cilësore dhe respektim të plotë të ligjit.

 

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

DËMTOHET HAPËSIRA PUBLIKE – KOMUNA E TETOVËS PUBLIKON PAMJE!

Published

on

Komuna e Tetovës, nëpër rrjetet sociale, ka publikuar një video ku shihet dëmtimi I hapësirës publike në Rrugën e Butiqeve.

“Sot ka ndodhur dëmtimi i hapësirave publike në rrugën e Butiqeve. Ky veprim prek drejtpërdrejt të gjithë qytetarët. Çdo investim bëhet me mund, prandaj shkatërrimi i tyre është në dëm të të gjithëve.

Rasti është denoncuar në organet kompetente ku do të ndiqet me procedura ligjore dhe për dëmtuesit do të ketë pasoja sipas ligjit” – shkruajnë nga Komuna e Tetovës.

Sipas Komunës së Tetovës, çdo investim publik është për qytetarët, ta dëmtojmë atë do të thotë ta dëmtojmë vetveten. Tetova meriton më shumë kulturë dhe përgjegjësi.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Prokuroria precizoi akuzën në rastin gjyqësor “Besa Trans”, – Gjykimi do të vazhdojë pas Ramazanit

Published

on

Me precizimin e aktakuzës sipas udhëzimeve të Gjykatës së Apelit, mbaroi faza e nxjerrjes se provave në rastin gjyqësor “Besa Trans”, i cili në dhjetor të vitit 2024 u kthye në rigjykim.

Precizimi sqaron rrethanat e kalimit të autobusit në pikat kufitare, por nuk ndryshon thelbin për të cilën akuzohet pronari Bekim Haxhiu dhe kompania si person juridik, respektivisht se autobusi ka kaluar kufirin me certifikatë licence të falsifikuar.

Prokurori i çështjes, Zoran Zdravev lexoi akuzën e precizuar, ndërsa më pas u anulua seanca pasi mbrojtja e Haxhiut kishte të caktuar seancë në lëndë tjetër.

Ndërkohë gjykatësi Ivica Stefanovski fillimisht kërkoi që seanca të mbahet në afat më të shkurtër, por më pas e pranoi kërkesën e mbrojtjes së Haxhiut që seanca e radhës të mbahej pasi të kalojë muaji i Ramazanit.

Në fazën e ardhshme, fillimisht Prokuroria, pastaj mbrojtja, do t’i japin fjalët përfundimtare, pas çka vijon faza e shpalljes së aktgjykimit.

Advertisement

Procesi gjyqësor nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë me shkaqet e aksidentit tragjik të autobusit të “Besa Trans” në Bullgari, i cili ndodhi në nëntor të vitit 2021 dhe në të cilin humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë u lënduan.

Megjithatë sipas Prokurorisë autobusi i aksidentuar nuk ka pasur fare licencë, ndërsa pronari nëpërmjet shoferëve, e ka kaluar kufirin me licencë të falsifikuar. Megjithatë, Haxhiu është shprehur se ndjehet i pafajshëm. Procesi gjyqësor mbi 3 vite ende nuk ka marrë epilog të plotfuqishëm.

Fillimisht Haxhiu u dënua me 20 muaj burg, por Apeli e ktheu lëndën në rigjykim. Paralelisht me gjykimin, kompania që ka kontrolluar teknikisht autobusin, ndodhet nën masa hetuese përfshi këtu edhe ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Oliver Spasovski i cili sipas procesverbalit, kontrollin teknik e kishte mbyllur vetëm disa ditë pas aksidentit. / Alsat.mk

Continue Reading

Më të lexuarat