Connect with us

Lajme nga vendi

VMRO-në dhe LSDM-në sot UÇK i bëri ‘bashkë’ Dështon rezoluta në Komision për krerët e UÇK-së, deputetët maqedonas bojkotuan mbledhjen!

Published

on

Në Komisionin për politikë të jashtme në Kuvend dështoi miratimi i propozim rezolutës për respektimin e standardeve të procedurave penale kundër ish krerëve të UÇK-së. Deputetët maqedonas bojkotuan mbledhjen e komisionit duke pamundësuar miratimin e Rezolutës. Të pranishëm ishin vetëm deputetët e Frontit Evropian, Vlen, ASH dhe deputeti Rexhep Ismail nga e Majta. Sipas deputetëve shqiptarë, mos prezenca e deputetëve maqedonas është i qëllimshëm. Debati është prolonguar në një kohë të pacaktuar.

Vlen të theksohet se anëtar shqiptar me të drejtë vote në këtë komision janë deputetët Merita Koxhaxhiku dhe Skender Rexhepi. Ilire Dauti është zv. anëtare që sot ishte si një nga propozuesit e rezolutës.

Nuk ka deputet shqiptar anëtar të komisionit në fjalë qe nuk kanë marr pjesë, komisioni u bojkotua vetëm nga deputetët maqedonas. /Alsat.mk

Lajme nga vendi

Prokuroria precizoi akuzën në rastin gjyqësor “Besa Trans”, – Gjykimi do të vazhdojë pas Ramazanit

Published

on

Me precizimin e aktakuzës sipas udhëzimeve të Gjykatës së Apelit, mbaroi faza e nxjerrjes se provave në rastin gjyqësor “Besa Trans”, i cili në dhjetor të vitit 2024 u kthye në rigjykim.

Precizimi sqaron rrethanat e kalimit të autobusit në pikat kufitare, por nuk ndryshon thelbin për të cilën akuzohet pronari Bekim Haxhiu dhe kompania si person juridik, respektivisht se autobusi ka kaluar kufirin me certifikatë licence të falsifikuar.

Prokurori i çështjes, Zoran Zdravev lexoi akuzën e precizuar, ndërsa më pas u anulua seanca pasi mbrojtja e Haxhiut kishte të caktuar seancë në lëndë tjetër.

Ndërkohë gjykatësi Ivica Stefanovski fillimisht kërkoi që seanca të mbahet në afat më të shkurtër, por më pas e pranoi kërkesën e mbrojtjes së Haxhiut që seanca e radhës të mbahej pasi të kalojë muaji i Ramazanit.

Në fazën e ardhshme, fillimisht Prokuroria, pastaj mbrojtja, do t’i japin fjalët përfundimtare, pas çka vijon faza e shpalljes së aktgjykimit.

Advertisement

Procesi gjyqësor nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë me shkaqet e aksidentit tragjik të autobusit të “Besa Trans” në Bullgari, i cili ndodhi në nëntor të vitit 2021 dhe në të cilin humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë u lënduan.

Megjithatë sipas Prokurorisë autobusi i aksidentuar nuk ka pasur fare licencë, ndërsa pronari nëpërmjet shoferëve, e ka kaluar kufirin me licencë të falsifikuar. Megjithatë, Haxhiu është shprehur se ndjehet i pafajshëm. Procesi gjyqësor mbi 3 vite ende nuk ka marrë epilog të plotfuqishëm.

Fillimisht Haxhiu u dënua me 20 muaj burg, por Apeli e ktheu lëndën në rigjykim. Paralelisht me gjykimin, kompania që ka kontrolluar teknikisht autobusin, ndodhet nën masa hetuese përfshi këtu edhe ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Oliver Spasovski i cili sipas procesverbalit, kontrollin teknik e kishte mbyllur vetëm disa ditë pas aksidentit. / Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

Siljanovska – Davkova: Është mirë që do të ketë ligj të ri për falje, sepse i vjetri nuk i ngjan ligjit

Published

on

 Falja asnjëherë nuk duhet të udhëhiqet nga dënimi që është caktuar dhe nga natyra e veprës, por ta matë dhe ta vlerëojë procesin e risocializimit të institucionit. Të gjithë njerëzit, madje edhe kur bëjnë gabime të mëdha në jetë dhe do të gjenden të izoluar, kanë të drejtë për mundësi të dytë. Në të vërtetë, sot trendi në risicializim shkon dorë për dore me modernizimin dhe humanizimin e kuhsteve në burgje, theksoi sot presidentja Gordana Siljanovska – Davkova në paraqitjen hyrëse në Debatin shskencoro-profesional rreth propozim-ligjit për falje në Fakultetin juridik “Justiniani i parë” në Shkup.

“Burgjet tona ende nuk e plotësojnë këtë kusht”, tha presidentja e cila ipërkujtoi thëniet se mund të gjendemi në goditje të Këshillit të Evropës madje edhe për elemente të torturëss për veprimin ndaj njerëzve në burgje.

Është mirë që u ulën për të përpiluar ligj të ri sepse, siç tha, aktuali “nuk i ngjan Ligjit poaçërisht nëse duhet ta lecxojmë përmes prizmës së asaj që e bëri Gjykata kuhstetuese duke ndryshuar shumë dipozita dhe se anëtarët e Komisionit nuk mund të kenë kompetenca “hetuese” dhe të kërkojnë informata nga gjykatat apo agjencitë, dhe se në përbërjen e tij nuk duhet të ketë gjykatës, avokatë…

Presidentja hapi disa çështje lidhur me ligjin para ekspertëve nga kjo fushë. Zgjidhjet ligjore, sipas saj, dunet të krojohen sepse duke pasur parasysh profile të ndryshme të presidentëve, ndërkaq mes çështjeve që i hapi është ulja në minimum i së drejtës së diskrecionit të vendimmarrjes, dispozita për Komisionin për sistem politik, roli i deritanishëm dhe i ardhshën  i Ministrisë së Drejtësisë…

Në debat ajo e hapi çështjen për atë nëse ndoshta duhet të bëhet edhe ligj për presidentin.

Advertisement

Duke folur për veprat burgim i përjetshëm dhe dilemën nëse disa nga personat e dënuar me çfarëdo lloj dënimi nuk duhet fundin e jetës ta presin ndryshe, me përjashtim të rasteve me terroorizëm dhe kundër njerëlzimit, ajo, mes tjerash, tha se ne duhet t’i ndjekim mendimet e Komisionit të Venecies i cili u rekomandon shteteve të ish-Jugosllavië “ta heqin interpretimin autentik ta locojnë atje ku e ka vendin në GJykatën kushtetuese dhe ta heqin nga Parlamenti”.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Alarmi për bombë në gjimnazin e Tetovës “Kiril Pejçinoviq”, nxënësit largohen nga objekti i shkollës policia konstaton se ishte i rremë

Published

on

Paraditen e sotme është raportuar sërish alarm për bombë në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, duke vazhduar serinë e kërcënimeve të njëpasnjëshme që janë regjistruar në këtë institucion vetëm gjatë kësaj periudhe informon Tetovasot.
Sipas informacioneve fillestare, menjëherë pas pranimit të njoftimit, janë ndërmarrë procedurat standarde të sigurisë, ndërsa nxënësit dhe stafi janë evakuuar përkohësisht nga objekti.
Nga autoritetet kompetente pritet të konfirmohet nëse bëhet fjalë për alarm të rremë, ashtu si në rastet e mëparshme, ndërkohë që hetimet për identifikimin e autorëve të këtyre kërcënimeve vazhdojnë.

Continue Reading

Më të lexuarat