Lajme nga bota
U arrestua nga policia pasi u kap në gjendje të dehur në timon, Britney Spears shtrohet në rehabilitim
Britney Spears është shtruar në një qendër rehabilitimi, pasi u arrestua për drejtim automjeti në gjendje të dehur në Kaliforni.
Sipas mediave, këngëtarja ka qëndruar esëll që prej arrestimit dhe ka marrë pjesë në takime të Alcoholics Anonymous.
Në një deklaratë pas lirimit, përfaqësuesit e saj u shprehën: “Ky ishte një incident i pafalshëm. Britney do të ndërmarrë hapat e duhur dhe do të respektojë ligjin.” Ata shtuan se kjo mund të jetë një pikë kthese për jetën e saj dhe se familjarët po punojnë për ta mbështetur në këtë periudhë të vështirë.
Këngëtarja pritet të paraqitet në gjykatë më 4 maj, ndërsa burime pranë saj bëjnë të ditur se edhe marrëdhënia me dy djemtë e saj, Preston dhe Jayden, është përmirësuar kohët e fundit.
Spears ka kaluar një periudhë të gjatë sfidash personale dhe ligjore, përfshirë kujdestarinë shumëvjeçare që përfundoi në vitin 2021, dhe ky zhvillim shihet si një tjetër hap drejt stabilizimit të jetës së saj.
Lajme nga bota
Ukraina sulmon rafinerinë e pestë më të madhe të naftës në Rusi
Dronët ukrainas goditën gjatë natës rafinerinë ruse të naftës në Jaroslavl, të pestën më të madhe në vend, rreth 700 kilometra nga kufiri me Ukrainën.
Lajmin e raportuan mediat lokale, sipas të cilave nga sulmi janë goditur edhe disa banesa të civilëve.
Nga ana tjetër, tre civilë mbetën të vrarë gjatë një sulmi rus në Balakliia, në Ukrainë. Lajmin e bënë të ditur autoritetet lokale përmes Telegramit.
Ndërkohë një avion i DHL u përplas në një lartësi prej 400 metrash me një objekt fluturues të paidentifikuar mbrëmjen e djeshme në qiellin mbi Lajpcig të Gjermanisë. Më pas, avioni u ul në mënyrë të sigurt në Hanover, ku u konstatuan dëmtime në pjesën e përparme të tij.
Lajmin e raportoi gazeta Bild, pasi në të njëjtin aeroport u gjet një dron me lëndë shpërthyese pranë një avioni ukrainas. Ende nuk është e qartë nëse ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe nëse bëhet fjalë për të njëjtin dron, i cili fillimisht u përplas me avionin e mallrave të DHL-së dhe më pas u gjet në tokë pranë avionit ukrainas, apo për dy objekte të ndryshme.
Sistemi kundër dronëve i aeroportit kishte identifikuar në fakt dy dronë. Qeveria Federale, në një konferencë për shtyp, deklaroi se “hetimet janë ende në vazhdim”.
Lajme nga bota
Franca në alarm, zjarret i afrohen Bordeaux, Macron mbledh qeverinë në takim krize
Lajme nga bota
Festivali kthehet në tragjedi, dy të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në Uashington. Arrestohet autori

